Kabllogramet: Nën kontroll e së fundmi i braktisur nga amerikanët

28 Shtator 2011, 13:34Politika TEMA

Në një intervistë televizive kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka një kabllogram të tmerrshëm për Edi Ramën, që nuk i është publikuar nga media. Berisha tha se as nuk do ia publikojmë këtë kabllogram, duke dalë kështu hapur si kryeredaktori i medieve shqiptareve, që jep leje se çfarë do publikohet. Por kjo nuk ka rëndësi, kabllogramet janë online dhe po të kishte një gjë të tillë, do ishte publikuar me kohë e do ishte ripërsëritur me dhjetëra herë.

Në të kundërt ka me qindra kabllograme për Berishën, jo vetëm nga ambasada jonë në Tiranë, por edhe nga Departamenti i Shtetit dhe nga misione të tjera amerikane në NATO, OSBE apo në vende të tjera të botës. Gazeta Tema ka shqyrtuar vetëm ato nën logon “Scenesetter”, që janë parapërgatitje për vizita nga të dy krahët. Janë shumë interesante këto kabllograme për të kuptuar se si e shohin amerikanët Berishën dhe qeverisjen e tij, por përmes tyre zbulon shumë qartë se si është braktisur ky njeri krejtësisht nga amerikanët.

Kabllogrami i parë i tillë mban datën 27.04.2006 dhe është përgatitur përpara takimit të Berishës me ish-zëvendëspresidentin amerikan, Dik Çeni në Dubrovnik.

“Berisha ka një histori të turbullt me Shtetet e Bashkuara për shkak se dështoi të jepte mesazhe të qarta për skemat piramidale se ato do të sillnin kolapsin e ekonomisë e së fundmi edhe të gjithë institucioneve qeveritare në vitin 2007, kur ai ishte president. Tani ai po punon që të tregojë se është partneri më i besueshëm, veçanërisht sa u përket politikave të jashtme me rëndësi kritike për Shtetet e Bashkuara. Programi i tij i brendshëm, që fokusohet në luftën ndaj krimit të organizuar- ku ka pasur një sukses disi domethënës- dhe korrupsionit, është i vlefshëm”, thuhet në kabllogram.

Dhe menjëherë kryeministri Sali Berisha shfaq fytyrën e tij të vërtetë. Në kabllogramin e dytë, që mban datën 22.09.2006, përgatitet terreni për vizitën e ish- Sekretarit të Mbrojtjes, Donald Ramsfeld në Shqipëri.

“Si të gjithë shqiptarët, kryeministri Sali Berisha i vlerëson shumë Shtetet e Bashkuara. Ai po kërkon të fshijë kujtimet e largimit me forcë të tij nga skena politike (ishte president atëherë), për shkak të skandalit të firmave piramidale. Ne besojmë se ai është i vendosur të bëjë ndryshime pozitive, por metodat e tij kanë ngritur shqetësim dhe kritika. Ne duam që ju t’i bëni me dije atij se e vlerësojmë rolin e tij në politikat e jashtme, por do e mbajmë nën presion për më shumë progres ne luftën ndaj korrupsionit dhe zhvillimin e institucioneve demokratike,” shkruante Marsi Ris në atë kohë. Gjithçka kulmoi me vizitën e presidentit amerikan në Tiranë.

Gazeta Tema ka konsultuar edhe një seri kabllogramesh nga misioni amerikan në NATO, ku flitet për shqetësimin e aleatëve për korrupsionin e krimin në Shqipëri, për zgjedhjet e dobëta e për mungesën e zbatimit të ligjit. Franca, Spanja, Gjermania, Holanda e Britania kërkuan disa herë që Shqipëria të arrestojë zyrtarët e lartë, për të marrë ftesën. Kujdesi amerikan për marrjen e ftesës e për anëtarësimin tonë në NATO tregon qartë se të kujt janë meritat.

Por pas shpërthimit të Gërdecit, e deri më tani, ndryshe nga sa kishte ndodhur më përpara, asnjë zyrtar i lartë nuk takoi Berishën, nuk erdhi në Shqipëri e nuk e përfilli më këtë njeri.

Kabllogramet me logon “Scenesetter” shfaqen vetëm në dy raste. Në të parin flitet për një vizitë të Gazmend Oketës në SHBA. Ai vlerësohet si një fytyrë e re, e cila i nevojitet Shqipërisë. Fati i Oketës brenda PD tashmë dihet.

I fundmi kabllogram me logon “Scenesetter” është ai për vizitën e zëvendës/ndihmës sekretarit të Shtetit, Sjuart Xhons, shkruar nga ambasadori Uidhers më datë 24.10.2008.

“Vizita juaj vjen në një kohë të pasigurisë në rritje në Shqipëri. Edhe pse gjatë vitit të shkuar ka pasur zhvillime të tilla si vizita e presidentit Bush dhe ratifikimi nga SHBA i ftesës për në NATO- këto janë gjëra të së shkuarës dhe nuk janë lajm dite. Edhe pse Berisha është i fortë si në qeveri dhe në PD, po përballet me pakënaqësi brenda PD-së nga persona që po manovrojnë si pasues të tij. Për shkak të presionit në rritje nga hetimet, Berisha ka nisur të sulmojë prokurorinë e gjyqësorin, në përpjekje për të kufizuar dëmin politik e potencialisht edhe kriminal që do i shkaktohet atij, familjes dhe aleatëve të tij,” thuhet në kabllogram.

Janë të shumtë edhe kabllogramet që flasin për krizën ekonomike në Shqipëri, për problemet që po haseshin që në fund të vitit 2008 e në vijim, edhe pse Berisha edhe sot e kësaj dite flet për mrekulli ekonomike. Por ai është i vetmi lider në rajon që nuk pritet më nga askush, që nuk e viziton askush, që nuk e fton askush. Mjafton të kujtojmë një seri vizitash të rangut të lartë në rajon, si ajo e zv/presidenti Xho Bajden, për të kuptuar se për amerikanët Berisha është rikthyer aty ku ishte. Ka mbetur në dorë të disa zëvendës/ndihmës sekretarëve.

32 komente në “Kabllogramet: Nën kontroll e së fundmi i braktisur nga amerikanët”

  1. tarasi says:

    a do ti vije fundi ketij kellire.se na vjen ndot kur e shikojme ne televizor kete plehre qe vetem genjen?

  2. ELENA GJIKA says:

    U shkrua se Saliu eshte person non grata se eshte i braktisur nga amerikanet se do takohet vetem me kretaren e Kosoves ne SHBA por deri kur me genjeshtra ore Ai u takua ME Bill e Hillari kllinton,Obamen e PLOT kryetar shtetesh nga Evropa une nuk mund ta kuptoj nese eshte i braktisur perse ai u mirprit nga te gjithe burshtetas amerikan evropian,po te thoje per EDI RAMEN se eshte i braktisur nga amerikanet atehere do e besoja se nuk mbaj mend qe eshtetakuar me ndonje burshteti amerikan apo evropian

    1. minatori says:

      Ku punon dhe sa paguhesh per keto qe shkruan.Kur shet nicname shet cdo gje.Kaq per dijeni.Ti e ke kuptuar para nesh,qe cdo gje shitet,dhe kuptohet kollaj qe nga ty mund te blesh cdo gje qe ti ke ne dore.Lum shefi jot i punes

    2. DJ Achmed Infedel says:

      Elena: Bill Klinton eshte ex-president qe ben seminare dhe po deshe ta takosh mund ta besh edhe ti—–mjafton qe ta paguash me nje shume te majme———-takimi me Znj. Klinton dhe Obame-n ishte takim qe e kerkon protokolli——takimi zgjati 10 sec. nje shterngim duarsh.

    3. xdxd says:

      o elena shko vizitohu tek psikologu o je kok e kembe nje nga klyshet e sales e blere.kjo qeveri me ne krye salen po çmend nje popull e boten mbare me budallalliqet qe nxjerr nga goja.mjerim e vetem mjerim ka sjelle ky psikopat,e edhe e mban vehten se eshte mbi te tjeret.idjot i trashe.mongol.

      1. APOKALYPSIS says:

        Te pakten mos ju drejtoni me ate emer (te vjedhur) qe i ka vene vetes kjo vemje, mund t’i drejtoheni me idhujt e vertete te saj, si Xhezefina Tappalli, HorseFace Bregu, Thithlopa Vokshi etj.

        Pse bini menjehere ne kurthin e saj dhe e emeroni me nje emer te nderuar qe sikur ta dije ngrihet nga varri e i del Zombie kesaj vemjes se mesiperme, qe siduket e paskan zdryp n’asfalt n’Paris (Tirane) ene i kan gjet pune me punue pas gjamit …

    4. Ela says:

      o topall/e sale esht kryeminister dhe Edi esht thjesht nje kryetar partie….normale qe sala ka ”privilegje” me shume,ndaini gjerat….e me sa di une Edi sa per djenin tende ka marenje cemim si kryebashkiaku me i mire ne Evrope,ndersa saliu jot se ka perfillur kush vec e theresin se jan te detyruar ta theresin po jo se ju dogj barku amerikes per te pare suratin e tij se i ka mare malli….

      1. VFLP says:

        Ne bote, jo Europe. Po ka ca kohe ai cmim.

    5. fule says:

      Ky dallkauk nuk eshte femer. Eshte nje katnar adoleshent qe sillet verdalle te Seliu Qenve.

      Ama eshte e frikshme injoranca qe i frymzon keta monstra

    6. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Elena ka te drejte.E verteta duhet shkruar sic eshte.Berisha ka nje firme amerikane qe i ben atij nje PR te fuqishem ned USA dhe po i mundeson takime te shumta.Ata paguhen nga parate e shqiptarve dhe financohen nga OLIGARKIA FINANCIARE e Argites,lul Bashes e co.Na pelqen apo nuk na pelqen ne.Berisha eshte dinak dhe i zgjuar perndryshe nuk do e kishin votuar shqiptaret pas tragjedise qe ai beri ne 97.Berisha eshte VEGLA e AMERIKANVE.Ai do e beje Shqiperine me DEMOKRACI si vendet VASALE te Amerikes Latine.Kam frike se na ka marre lumi si popull e si komb.Jemi bere Afganistani i Europes.Na meshirojne,na shajne,na urrejne dhe cuditen me ne.Ku u katandisem me S(K)ALIN tone ???????

  3. Shesim sapunin per djathe says:

    Moj Elena, nese ke qene ndonjehere ne konferenca nderkombetare apo recepsione me VIPa te politikes besoj qe aty eshte etike biznesi qe kujdo qe te ofrohet per te dhene doren dhe per tu pershendetur do ti kthesh nje pershendetje (ne ato raste qe sillesh harbutshe te grijne mediat te nsermen). Por ne perendim ka kode diplomacie, dhe gjithe e dine se ke u lejohet te takojne dhe sa kohe duhet te rrine me te. Kurse shqipot abuzojne, dhe Berisha eshte super mjeshter per ti shfrytezuar keto oportunitete. E pame ne TV sesi e takoi Clintonin. Ai po zbriste shkallet e podiumit, Sal garipi i zuri rrugen e filloje ti lepihej.

    Sa per Edi Ramen nuk di te kete patur ndonje post qeveritar qe kur ishte minister kulture ne 1999, pra nuk ka se kush dhe pse ta ftoje pervec Kongreseve te Partive te Majta. Ah, desh harrova me duket se kur UN (OKB) beri per here te pare konkursin e Kryebashkiakut me te mire te botes, kete titull kaq prestigjoz dhe unik (sepse ai eshte fituesi i pare i ketij cmimi) e fitoi Edi Rama.

  4. ALBAN DEGA says:

    MESAZHI I QARTE I UASHINGTONIT PER SHQIPTARET !

    – Vjedhja e votave dhe kusaria ndaj shqiptareve jane krim jo fitore !

    – Kur foli Berisha ne sallen e OKB-se pati me pak pjesmarres se kur foli
    Ahmedinaxhad i Teheranit… Rekord braktisjeje

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shihni viziten e Padrinos Berisha ne OKB… Shihni veprimtarite e tij ne Nju Jork,,, Deshtim total. U be gazi i Botes…
    Takimet e vetme te rendesishme deri tash ishin ai me Presidentin e Butanit dhe ate te Sllovenise, qe eshte vetem nje ore larg Tiranes, pa qene nevoja te shpenzohen mijera dollare vetem per udhetimin e klanit te tij familjar ne Nju Jork…
    Ndofta edhe nje fotografi kortezie me Presidentin Obama…
    Edhe Kadafi pat bere vjet nje te tille… Sivjet ka dale kacak dhe po orvatet te shpetoje koken e tij neper shkretetirat e Libise!
    Pse!? Asnje personalitet i shquar amerikan apo boteror nuk mund te njollose duart e tij me ato te nje hajni votash, te nje dhunuesi demokracie, te nje ekzekutori protestuesish te pafajshem paqesore si kater viktimat e 21 janarit 2011.
    Asnje pjestar i administrates amerikane nuk eshte takuar as pritur zyrtarisht kryeministrin Berisha ne keto tre vjetet e fundit…
    A ka ku te jete me i qarte mesazhi i Uashingtonit per shqiptaret dhe per vete kryeministrin Bersha !?
    Kete e tregojne qarte edhe mesazhet dhe raportet e Vikiliks per te dhe klanin e tij supermafioz, superkusar e vrastar. Sapo u jepet rasti secili spiunon secilin.
    Secili orvatet te distancohet nga anija e korruptuar e Padrinos shqiptar qe ka filluar te fuse uje ashtu sic ndodhi me despotet Ben Ali, Mubarak, Kadaf….
    A e pate sallen e OKB-se kur foli kryeministri shqiptar Sali Berisha !? Pothuajse e boshatisur. Ia kaloi edhe despotit Ahmedinaxhad te Iranit..
    Gjysma e se keqes… E keqja e madhe ishin rrenat e tij bajate para yesmeneve, ushtareve te tij te bindur, servileve te tij te neveritshem ne Kuvendin e Shqiperise…. ” Takova me te medhenjte e Botes!” tha plot eufori tipike staliniste kryeministri shqiptar.
    Nga fitorja ne fitorje… Nuk ka thene kot babai i tij shpirteror Qoftelargu: komunistet marrin cdo kala! A nuk ndodhi keshtu edhe me kalane e demokracise!?
    Kush te dyshoje le te degjoje edhe nje here fjalen e Berishes para lolove te PD-se pas kthimit nga Nju Jorku ose fjalimet e Qoftelargut para plenumeve ” nga fitorja ne fitorje” te partise se pare te Salise!
    Kamabant bien per ata qe kane veshe te degjojne!

  5. PARIM MUSLIU says:

    Po mire ore te mjere socialist po te behet AI Rama kryeminister a mendoni se do te te ndryshoi diq nje njeri qe nuk ka vizion nuk ka alternativ nuk kurfar ideje ne ekonomi nje njeri qe vetem di ti lyej ca ndertesa me bojna dhe asagje me teper.

    1. APOKALYPSIS says:

      Mire kali qe u ngordhi allvanive, po kane dhe mizat koq..vrare qe nuk i lene rehat .. ha haha ha !!

      1. Kalorsi i zi says:

        ahahaha je i madh file, po ket RIPARIM myslymin ske nevoj me e gervish se eshte origjinal ahahaa.

    2. Ramy says:

      EDI RAMA eshte njeriu i duhur. Po nuk beri dicka as ky, nuk ka me shprese.

  6. albani says:

    Per Z. Taras! Megjithese ky “emer” na kujton psedudonimin e Enver Hoxhes, deshiroj qe t’ju pergjigjem me nja dy fgjale. Ju thoni: “A do ti vije fundi ketij kellire? Na vjen ndot kur e shikojme ne televizor kete plehre qe vetem genjen?”
    Dhe une po te them se ketij kellire nuk do t’i vije kurre fundi! A ke degjuar apo ke pare qe ndonje kellire, apo mortje t’i vije fundi? Jo! Ja, pra edhe ketij nuk do t’i vije kurre fundi! Te gjithe jane me te: vjedhesit, vrasesit, te korruptuarit, mashtruesit, dhiplomatet dhe me nder “nderkombetaret” qe punojne e jetojne ne Tirane (Shqiperi). Kur nje i ashtuquajtur “ambasador” i njje shteti te madh i serviloset dhe ka frike prej ketij kryeministri, tani mendo se cfare mund te thone dhe te bejne te tjeret.

  7. Savo Dukati. says:

    E po kur merresh dhe ti Elenë me politik. Hajde e fol” Shih tuj dhe vlerëso Sali Viçitolin”.

  8. eni leka says:

    o zonja eleni gjika me vjen nji cudi pse te vjen keq per saliun ai u takua me njerez qe nuk kane pushtet te qeverive te kaluara e di cfare do te thote te kesh jo nji kabllogram por bac sala kish me shumice.dhe ti zoti parim musliu po le te behet dhe edi rama njihere ta shohim ashtu siq transformoi tiranen ai do punoje per atdheun tone jo i rrethuar nga mafioze qe kane marre ne dore gjithe pasurine e popullit timen e tenden

  9. peci luku says:

    saliu eshte nje zorre e qelbur qe kundermon ere kerrme ai esht zagar plak etani po i vertiten ujqerit ta hane ai ka nxjerre dhembet qe ti trembe por esht e kote u plak iku ne halet te gomerve iesht bere koka si pe kafshe parahistorike

  10. illir cami says:

    Cffar konkluzienesh mund te nxjereesh nga keto deklarata nga nje njeri dhe aq me teper kur ka uzurpuar dhe pushteter ekzkutivve dhe juridike.
    1. Si njeri te besh nje shantazzh te tille je pa karakter. Ne rast se eshte burre dhe i ka dhe vetem ai i ka celsat e asaj dere le ti hapi. Vetem ata njerez qe kane henger corben e hidhur mund te akuzojne per kundershtaret apo armiqte e tyre.
    Si njeri pa karakter, ai perdor shantazhin per te mposhtur kundershtarin..
    2.Si kryeminister, ne rast se disponon gjera te tilla, duhet ti denoncoje ne organet e drejtesise, dhe jo te jape verdiktin e tij. Praktika dhe strategjia personale me njerzit eshte sulmi dhe denigrime moral pa kurfare limit. Ai do te sundoje duke atakuar njerzit aty duke anatemuar personat atje ku ai mendon qe ka gjerur thembren e Akilit. Kete praktike ka ndjekur qe kur eshte bere sekretar byraje partie, presidnet dhe vijemise se jeten e tij. A nuk ka vepruar ne rastet e fundit me videot Dritan Priftit. Qellimi ishte duke qene i imunizuar nga drejtesia se vendos vete, ate karte e perdor kunder Ilir Metes se ne rast se leviz nga kualicioni ai do te shkoje ne burg. Ilir Meta eshte ne grackene e Sali Berishes dhe jo Ilir Meta ka ne dore ate. Per Ilir Meten prioritare eshte ky pozicion qe ka duke i sherbyer Saliut apo qelia e burgut qe e ka deren hapur per te dhe qe varet totalisht nga Saliu.
    Sala ceshtjen e Ilir Metes eshte interesuar ta mbaje pezull gjate gjithe kohes qe do te jete ne pushtet.
    Kete po per dore dhe me Edi Ramen, per denigrimin e tij jo vetem me liber shtepie, jo vetem me 20% se 100 % qe mer Sala i duket 80%, por dhe me kabllogramet e WeakLeaks, qe me te dale akuza ndaj tij, i quajti informacione gazettash bajate, ndersa kur vjen trajtimi i tyer per Edi Ramen ato jane te verteta.
    Sali Berisha ka qene, eshte dhe mbetet mjeshti i intriges dhe jo i politkes.

  11. PARIM MUSLIU says:

    Ah moj ELENE pse thua se Rama seshte takuar me asnje Burshteti Amerikan apo Evropian ai eshte takuar me Gjinushin,Rucin,Majkon,Blushin mjaft eshte qdo me teper?

    1. DJ Achmed Infedel says:

      O palle qe kendon si gjeli maje plehut———-ik meso drejtshkrim shqip——-pastaj komento ne lidhje me nje situate politke—-mos u trego qesharak se i ul vlerat edhe atyre pak simpatizanteve te ndershem te PD-se.

    2. fule says:

      yxhymmmm rrymsyyyyyyyym armata shpellarve, n’rresht numuro

      Gedafi i Vertete takoi dhe Hillary Clinton, qe Saliut nuk i afrohet se mban era qen…ajo ere qe juve ju deh. E di qe te ulesh nivelin e Gadafit te Libise duke e krahasuar me Saltrapin eshte padrejtesi, po nganjehere duhen dhe keto krahasime.

  12. analist says:

    Sa i piste te jete ky mashkull? Njesoj si me avazin e pistoletave-stilolapsa dhe çadrave helmuese a cfare perralliste atehere.Edhe tani mashtron kaq ne menyre budallallepse saqe me siguri duhet te jete i semure psiqik ky idiot.

  13. Pelasgian says:

    vdis o sali terroristi , vdis si qen , te rafte kanceri

  14. aqo says:

    o parim mysliu [nuk e meriton me shkronje ta madhe] ti vetem nga nje fjale ” qdo ” del qe je nga vici-doli ose kosovar.E c’mund te presesh nga lloji yt?! Bashkohu me elenen ne nje duet dhe bjerini se i bini mire.

  15. albafieri says:

    Sa i shpifur qe eshte i ziu. as gjak i ka mbetur ne fytyre nga tmerri qe e pret ate dhe familjen e tij.
    I lutem zotit te jete sa me i shpej fundi.

  16. Albafieri60 says:

    sa i shemtuar, as gjak si ka mbetur me ne fytyre nga tmerri i fundit te tij dhe familjes.
    i lutem zotit te jete sa me i shpejt.

  17. Denisi says:

    Edhe sikur te verteta te thote ky moster nuk e beson me njeri Sali Kriminelin, mashtruesin e genjeshtarin.

  18. rexha10 says:

    BERISHA NUKE KA QENE KURRE PRO AMERIKANEVE DHE ANGLEZEVE .AI ESHTE AGJENDE I MAFJES SERBE DHE GREKE.KOTE NUKE I HOQI NGA PD TE GJITHE DEMOKRATET E VERTETE.
    SE FUNDI PO NDERMER CDO REFORME QE I SHKON NE FAVORE TE GREQISE.

  19. bigcysvexs says:

    bymrrhb{fubufnb, ypebwgwfxr , [url=http://www.xjuvoqvhpa.com]rzqgzvnuqr[/url], http://www.ikoqdumuua.com ypebwgwfxr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje