Tashmë janë të papuna, por drama e tyre nuk mbaron këtu. Ato ndihen në çdo moment të kërcënuara. Në debatin publik me temë “Të Drejtat dhe Liritë e Grave në Vendin e Punës” që u zhvillua dje, nismë e një sërë organizatash jo qeveritare që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të grave, Anila Çobani ish-punonjëse e Bashkisë së Tiranës e dhunuar fizikisht
dhe psikologjikisht nga punonjës të këtij dikasteri, si dhe 30 vjeçarja N.Ç apo siç njihet “Shamikuqja” për shkak të nofkës që i kishte vënë ish shefi i saj kryetari aktual i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu rrëfyen në mesin e grave dhe pak burrave që ndodheshin në sallë dramën që kishin përjetuar. “Shekulli” ka ndjekur në vijimësi historitë e tyre, dhe po i publikon rrëfimet e dëshmuara në takimin e djeshëm.
“Më kërcënojnë se as në hënë nuk do më lënë të qetë”
30 vjeçarja N.Ç (Shamikuqja)
Jetoi me frikë në çdo moment dhe kudo që hedh hapat ndihemi të kërcënuar. Këtu jemi mbledhur sot për të folur për dhunën ndaj grave në vendin e punës dhe unë jam një ndër të dhunuarat. Unë kam punuar në Bashkinë e Kamzës dhe nga kryetari i kësaj bashkie, Xhelal Mziu jam dhunuar psikologjikisht dhe kam pasur edhe ngacmime seksuale. Pas ankesave të mia që bëra tek deputeti i zonës Myqerem Tafaj, tek kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe tek deputeti i PD-së Flamur Noka, askush
nga këta nuk më dha një zgjidhje. Madje as zonja Topalli e cila është femër dhe mendoja se do gjeja mbështetje. Në fakt dua të saktësoj se mesazhet që kam publikuar nuk janë të vetmet por ma edhe shumë të tjera që më vinin nga kryetari duke më ngacmuar seksualisht. Jam ndier e dhunuar jo vetëm nga eprori im por edhe jam paragjykuar nga kolegët e mi. Por fatkeqësia ime nuk u ndal me kaq por dhuna vazhdoi edhe më ashpër jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj të fejuarit tim. Ishim të dy bashkë dhe një polic i Bashkisë së Kamzës erdhi dhe na qëlloi madje me tytën e pistoletës. Të dy përfunduam në spital dhe policia donte të na nxirrte sa më shpejt që të mos dukej se ishim dëmtuar shumë. Këmbëngulën mjekët që të rrimë në spital se ishim rëndë. Tashmë kanë kaluar 3 javë nga kjo ngjarje e rëndë dhe ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje edhe pse e kemi denoncuar atë. Madje marrim vazhdimisht kërcënime duke na thënë se as në hënë nuk do na lënë rehat nëse nuk e mbyllim këtë çështje. Tashmë kam mbetur jo vetëm e papunë por jetojmë edhe me frikë. Shpresojmë që shteti dhe kryeministri të mos i konsiderojnë jetët tona si flluskë sapuni por të marrin masa.
“I kam shkruajtur edhe Hillary Klinton për atë që përjetuam”
Anila Çobani, ish punonjëse e Bashkisë së Tiranës
Duhet të pranoj se frika më shoqëron në çdo moment por nuk do të heq dorë nga këmbëngulja për të drejtën time. Së pari i’u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve që panë një video shokuese duke më rrahur, fatkeqësisht kam qenë në një gjendje të rëndë psikologjike dhe sërish vazhdoi të përjetoi emocionalisht atë situatë. Unë së bashku me kolegen time nëpunëse të administratës publike u dhunuam nga nëpunës publik në ambjentet publike, pra në bashki. Ka pasur vetëm heshtje edhe pas denoncimeve
që kemi bërë në organet kompetente. Ajo çka e bëri më skandaloze situatën është fakti se kur shkuam në Prokurorinë e Tiranës dëshmitë tonë që kishim bërë ishin zhdukur fare. Nuk ka pasur asnjë reagim nga instancat përkatëse dhe kjo është ende më skandaloze. Dhuna psikologjike dhe kërcënimet vazhdojnë çdo ditë. I kemi shkruajtur edhe sekretares së shtetit të SHBA-së, Hillary Klinton për këtë ngjarje të rëndë që na ndodhi. Unë kam 3 fëmijë të rritur dhe kolegia ime ka dy fëmijë. Ne jemi të
vendosura dhe do ti çojmë deri në fund përpjekjet tona për të nxjerrë të drejtën tonë.
SHEKULLI
te dy rastet jane pune e prokurorise ! shoqeria jone duhet te ndergjegjesohet e te protestoj vazhdimisht pasi dhune ka ne shume raste e ne shume forma!
po kena burra vellezer ose ndonje mashkull ne shtepi keto qe te shkojne tja …….ku ta kete ndyresira po vihet dore mbi nje femer ore zagar leqe harrova une qe jetojme ne albanistan
po kane burra vellezer ose ndonje mashkull ne shtepi keto qe te shkojne tja …….ku ta kete ndyresira po vihet dore mbi nje femer ore zagar leqe harrova une qe jetojme ne albanistan
nuk jam me mendimin e loles ,se mere me qafe jo horat po familjet e ketyre grave,sa per prokurorin ajo mund te leshoj flete aresi dhe gjykata i liron dhe per kete nuk jane te pakta rastet,po i beje nje thirje ambasadorit amerikan qe perkrah kete qeveri kriminale ,ai e di se shume mire se po te ndodhe ne amerike kjo gje ku vene dhe sa denohen keta trima.
Mos u merzisni motra, beni pak urim. Do tu vije rradha edhe Mzive &Co.
Dhendrin e Ben Alise e vrau si qen , bodigardi i tij. Aq shume ja kishte nxirre jeten qai plehra
qenka goxha femer kjo shamikuqka