Kryeministri Sali Berisha flet per mrekulline ekonomike shqiptare ne Konferencen Ipeshknore
Gjatë fushatës së zgjedhjeve 2009, shumë reporterë të politikës, që mbulonin aktivitetin e Berishës, e kishin të lehtë të bënin lajmin për takimet e tij elektorale. Merrnin fjalimin paraardhës, ndryshonin emrin e qytetit dhe e fusnin për botim.
Kështu po ndodh edhe tani, kur kryeministri po përsërit në çdo takim të njëjtin fjalim, nuk ka rëndësi është në interpelancë, është në Konferencë Ipeshknore apo përpara Asamblesë së OKB-së. Është i njëjti fjalim. Kështu ndodhi dje në interpelancë, nuk tha asgjë për kromin, për naftën, për skrapin, përsëriti fjalimin e tij për studimin që i ka bërë Artan Hoxha dhe iku në Konferencën Ipeshknore Europiane dhe la nam duke thënë të njëjtat gjëra.
Por pse përmend ky kryeministër vetëm studimin që i ka bërë Artan Hoxha? A lexoi gjëkundi ai njeri se dje UNICEF, autoriteti më i rëndësishëm për fëmijët, lëshoi bombën me studimin e tij se 25 përqind e fëmijëve shqiptarë jetojnë në skamje, të sëmurë e pa shkollim si në kohën e Migjenit? Apo nuk e lexoi se një studim i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), ka arritur në përfundimin se tregu shqiptar është si në komunizëm? Po si mund të flitet për ekonomi e për investime të huaja, kur çdo gjë kalon në dorën e Familjes së Berishës, ose në atë të Ilir Metës?
Zoti te ruajt
Zoti na ruajt…. Djalli eshte jasht
Popull pa kulture demokratike , Zogu e shtypte nuk ndihej , Enveri te njejten gje , deri sa komunizmi po jepte shpirt ne pranuam te hame bare siç na thoshin deri sa mbaroi dhe bari , mullari komunizem mbaroi edhe ne atehere u kujtuam , te bejme revolucionin demok- komunist te fundit ne Evrope ne fund te 90 , si gjithmone te fundit ne histori per çdo gje . Faleminderit pelikanit qe na dha miell dhe ka akoma ,zoti mos e lente shqiptarin pa miell ke shpia .
Shqiptaret nuk meritojne me shume se sa kane sot.Jane te tjere popuj ata qe begatojne jeten e tyre.Tek ne mercenaret gangrenizojne kete popull dhe populli i ben sehir pa ju vene zjarrin pasurive te tyre te zeza,kudo qe i kane.
O populli Blogut mos u merrni me broçkulla e fjalë të kota, me sharje shpifje e fyerje me njëri tjetrin. Shikojeni të vërtetën sy.
Krijoni një bashkësi zgjidhjesh e opinionesh, përndryshe ata që Saliu i ka flakur me të drejtë jashtë qeverisë dhe PD-së si spiuna Sigurimi e hajdut të drurit të arrës (është fjala dhe për Artanin me fytyrë të zezë), do na marrin në qafë përderi sa ju nuk i diskreditoni në publik e në blogje duke ju nxjerrë bojën.
Kot e keni se kryeministri yne, nuk ka kohe te kujdeset per femijet shqipetare, se eshte i zene me lesione ekonomike, per te nxjerre bllokun Euro – Atlantik nga kriza…
curcill ka thene- cdo popull e meriton udheheqjen qe ka……thua ta meritojme ne kete qeverisje????
Nje thenie profetike thote:
Nuk ndryshon paria e nje populli,deri sa ai
Popull te ndryshoje gjendjen e tij.