Presidenti: Do mërziten disa, por do jem brenda të djathtës. Berisha është bërë për tu mëshiruar pas deklaratave për 21 Janarin. Kush prek votën e presidentit, prek çdo votë
Gjatë një interviste në Top Story, presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka thënë se do ka në plan të rikthehet në jetën politike. Topi shtoi se do jetë brenda të djathtës, edhe pse dikush do mërzitet nga kjo, pasi është përpjekur të tregojë të kundërtën. Madje duke huazuar një shprehje të Berishës, Topi tha: Kurrë mos thuaj kurrë. Topi tha se Berisha duhet mëshiruar për ato që tha për presidentin pas 21 Janarit, kur e quajti horr bulevardi. Presidenti deklaroi se nëse vota e tij është prekur, kjo tregon se vota e çdo qytetari është e rrezikuar.
Gjeni më poshtë disa deklarata të Topit.
Për dështimin në marrjen e statusit
Lajmi për dështimin e marrjes së statusit, nëse është i vërtetë, pasi akoma nuk është konfirmuar, është për të ardhur keq. Politikanët po demonstrojnë për fatin e keq se janë interpretues të këqinj të dëshirës së qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE.
Klima politike në Shqipëri të mbush me trishtim, pasi kemi një lloj retorike neveritëse mes politikanëve. Politika si duket jeton ndryshe dhe i merr ndryshe mesazhet e qytetarëve. Sot opinioni shqiptar është zhgënjyer me mënyrën e sjelljes së politikës. Tensioni mes politikës është në maksimum dhe këtë e vë re nga shumë episode. Unë nuk prirem të flas kur më sulmojnë personalisht. Kam qenë politikan etik në PD dhe e njoh mirë atë parti.
Për votën e tij më 8 maj
Nuk ja vlen që të futem në diskutime për votën e presidentit, pra timen, por kur tentohet të preket një votë (vota e presidentit), atëherë do të thosha që asnjë qytetar nuk është i sigurt nga mosprekja e votës. Kjo është një vepër e dënueshme. Vota është personale. Në rast se dikush kërkon të na censurojë në këtë pikë, atëherë situate bëhet vërtet serioze. Unë nuk kam dashur të bëj kauzë publike atë që është personale dhe vota është personale
Për ndryshimet kushtetuese
Sot pata një bisedë me një mik timin, ish koleg në parlament, që thoshte se presidenti nuk është shprehur në kohë. Presidenti ishte ndoshta i vetmi zë kur të gjithë të tjerët ishin të angazhuar në një marrëveshje shumë interesante. Ky është fakti dhe sot pas 3 vjet e gjysëm kemi një të penduar. Është interesante të shohësh se si njerëzit pendohen.
Ju shikoni që dikush tenton të marrë shumë pushtet, dikush mbetet pa asnjë lloj pushteti. Ju me të drejtët diskutuat për KQZ-në. Nga institucioni i zgjedhjeve deformohen institucionet e tjera. E kam thënë se ka qenë një ndërhyrje e pamenduar ajo për KQZ. Tensioni është rritur edhe për shkak të këtyre ndryshimeve. Ato ndryshime sjellin një klimë tensioni.
Nuk ka absolutisht asnjë shenjë reflektimi për të filluar diçka ndryshe. Kemi dalë jashtë sistemit. Duhet të hyjmë plotësisht në sistemin që ka Europa. Ne atakohemi tek ajo që duhej të ishte kryesorja: tek kriteri politik. Unë jam shprehur para pak kohe se nuk do jem pjesë e debatit politik për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. E kam konsideruar ekskluzivitet të partive politike. Ka edhe një mekanizëm, që është mekanizmi referendar, por mesa duket partitë politike tonat nuk e kanë qejf këtë mekanizëm.
Për zgjedhjen e presidentit nga populli
Pjesa më e madhe e rajonit ballkanik voton për zgjedhjen e presidentit direkt. Unë i qëndroj këtij varianti edhe sepse është modeli më i mirë, më demokratik dhe sepse nuk kondicionohet nga ndryshimi i kompetencave. Presidenti maqedonas ka kompetenca më të vogla se presidenti shqiptar dhe zgjidhet nga populli. Nuk e di pse ekziston kjo fobi që nuk politikanët tanë nuk duan që presidenti të zgjidhet nga populli.
Për rikandidimin
Unë jam në politikë dhe çdolloj sfide politike është e pranueshme për mua dhe natyrisht është një vendimmarrje në funksion të kohës. Kjo do të thotë që sa kohë gjërat janë në planin politik, unë veproj në funksion të situatës.
Debatin për zgjedhjen e presidentit të ri kanë nisur ta bëjnë pak pasi jam zgjedhur unë. Ajo që më shqetëson më pak është çështja e emrave dhe personave.
Ka pasur ide nga politikanë minorë për të bërë ndryshime gati- gati qesharake, ku dekretet e presidentit të kundërfirmoset nga kryeministri. Unë kam analizuar si një taktikë mizore, që këto goditje do çojnë që presidenti të zgjidhet me 71 vota. Ke deklarata që presidenti është ceremonial, kur presidenti garanton Kushtetutën dhe pushtetet. Atëherë këta njerëz i shoqëron mllefi ose nuk kuptojnë nga politika.
Për grupimet brenda PD
Besnik Mustafaj thotë se ka votuar hapur kundër ndryshimeve kushtetuese. Është quajtur një deputet i pakicës bllokuese. Më vonë u pa qartë se kishte një lloj hakmarrje ndaj këtyre njerëzve që patën kurajo të thonin fjalën e tyre, duke mos u përfshirë në lista.
Për një pakicë bllokuese brenda PD
Ndonjëherë ju të medias dini më shumë se ç’dimë ne. Asnjëherë raportet tona me miqtë e mi nuk kanë qenë kondicionale për të vepruar ndryshe. Unë i inkurajoj gjithmonë ata që vendimet politike brenda grupit parlamentar të respektohen. Kam marrëdhënie miqësore me ta, por jo kushtëzuese.
Për marrëdhëniet me Edi Ramën
Nuk kam pasur ndonjë miqësi me Edi Ramën. Në detyrën time si president takimet tona kanë qenë publike. Është në parimet e mia themeltare që çdo takim i këtij niveli të bëhet i dukshëm për publikun pasi ndjeshmëria është e madhe.
Për deklaratat e Berishës për 21 Janarin, kur e quajti Topin ‘horr bulevardi’
Ishte një humbje kontrolli. Një mungesë totale e etikës qytetare, që do të ishte e kritikueshme edhe për një qytetar të thjeshtë. E thënë nga ai pozicion, nga ai ambient, e marrë në kontekstin e sulmit të nënkuptueshëm për kreun e shtetit dhe kryeprokuroren i kalon kufijtë. Kalimi në sulme kaq virulente natyrisht kërkon që tjetrin ta mëshirosh. Kur del nga kontrolli duhet ta mëshirosh. Kjo është më e rëndë kur vjen për një ish- koleg, për njerëz që kemi ndarë aksione politike, kemi punuar bashkë. Të ndryshosh së paku fjalorin kjo nuk është e absorbueshme. Natyrisht unë nuk jam i pamësuar me politikë dhe kam parë shumë situata.
Por, të atakosh një identitet të tillë është e papranueshme. Kjo do të thotë që meraku është më i madh, aty ku sulmohet identiteti meraku është shumë i madh.
Ne e kemi pasë kthyer bulevardin në institucionet e disidencës. Qytetarët e Tiranës dhe unë personalisht gëzojmë një memorie shumë të fortë. Pra, çdo demagogji për këtë punë është e papranueshme.
Sa i përket nocionet urbanistik, zotërinjtë edhe pas 70 vitesh nuk kanë bërë kurrë një gjë të ngjashme me bulevardin. Sot e kësaj dite, të gjithë ata që merren me detyra shumë të rëndësishme nuk implementojnë një projekt të tillë.
Për rolin e ndërkombëtarëve pas 21 Janarit
Unë mendoj se duke qenë dëshmitar i asaj kohe, do të thoja publikisht se roli i ambasadorit Arvizu, i ambasadorit Sekui dhe ambasadori Volfart, kanë qenë të tilla që kanë kontribuar në uljen e tensioneve dhe stabilizimin e situatës.
Për kabllogramet mbi goditjen me gurë të presidencës nga përkrahësit e Berishës
Presidenti, gjithçka që zhvilluar, një bisedë mëse normale, i ka pjesë të materialeve të protokolluara në institucionin e presidentit. Çdo gjë që është thënë në atë kontekst, patjetër që ka vërtetësi. Nëse bëhen komente se si vijnë informacionet, sa bazë reale kanë ato, asnjëherë nuk thuhet se ato janë të certifikuara nga shërbimet.
Për lëvizjen Aleanca Kuq e Zi
Mund t’ju them që kam pasur komunikim me zotin Spahiu. Ai ka qenë koshient për të ndarë pozicionin e tij nga ajo e nënkryetarit të KLD-së. Përgjigja e tij ka qenë se unë jam nënkryetar i KLD, por jam edhe qytetar dhe me këtë angazhim do merrem vetëm në ditët e mia të pushimit. I kam kërkuar që të jetë brenda standardeve si nënkryetar i KLD.
Ka mjaft aludime, ka edhe nxitime. Unë do vazhdoj të jem rigoroz në detyrat e mia si president. As nuk kam qenë, as nuk jam e as nuk do jem pjesë integrale e një lëvizje të tillë. Jam shumë koherent ndaj deklaratave.
Për rikthimin në jetën politike
Vazhdoj të jem aktiv, i fortë dhe nuk është çudi që të kthehem në jetën politike. Sa më afër mbarimit të mandatit, kjo ‘nuk është çudi’ merr karakter afirmativ. Sa kohë jam i fortë dhe aktiv ajo çudia kthehet në afirmacion, pra në PO. Në bazën e asaj që unë testoj, besoj se është një moshë që kur njeriu për t’i shërbyer vendit është gjithmonë i gatshëm.
Opsionet janë nga më të ndryshmet dhe nuk mendoj se jeni kaq egoist që të ezaurojmë të gjithë opsionet e mjaftueshme. Besoj ju mjafton kaq.
Nëse ka një gjë që e them në mënyrë kategorike është se unë i takoj të djathtës. Nuk është thjesht për të qenë luajal me formimin tonë. Për të mërzitur edhe disa që mendojnë se kanë identifikuar diçka tjetër, u them se kjo është pjesë organike, gjenetike e të gjithë vlerave të mia.
Unë shpreh bindjet e mia dhe asnjë gjë tjetër.
Cfaredo qe te besh nga menyra se si erdhe ne Presidence je dhe do te mbetesh nje kelysh i zgjebosur i Saliut
Doja ti shtoja pohimit tuaj,z.Shkodrani, se atij nuk ka per ti dale era e shpifur e procesit te trafikimit te votes parlamentare qe e nguli ne fronin e presidentit.Per fat ishte trafikim “transparent” ne syte e gjithe shqiptareve.E ka te kote qe hiqet si ezber ne mungese te dr.tyryry-se sepse eshte produkt i tij.
ky si yne ne pune ase qenit politika e ketije mjerani
kurajo e atij qe del kunder eshte gjithmone per t’u vleresuar! dhe sidomos kur dalja kunder eshte e arsyeshme dhe e drejte! sigurisht qe ai di me shume se sa ne, por une ne vetvete do kisha qene i mendimit qe daljen e mbremshme duhet ta kish bere ca me heret. gjithsesi, rendesi ka pozicionimi… dhe pozicionimi ishte mese i qarte! une personalisht, e vleresoj!
me ne fund aritem te kuptojme dicka nga ju zoti Topi…..
vertet e moret nje fare pozicionimi.
Bamiri nuk ak ardhur ne Presidence nga Saliu por nga Vetja…Ndoshta nuk e mban mend por para se te zgjidhej President Topi ka pasur nje grup prej 20 deputetesh te Pd te cilet e mbeshtesnin dhe ne rast moszgjedhje te tij ishin gati ta conin Shqiperine ne zgjedhje te parakoheshme..Saliu e beri President Bamirin nga halli dhe jo nga qejfi…Pastaj deputetet qe e mbeshteten nuk moren me mandate ne 2009 dhe Bamirit me ndryshimet qe i bane kushtetutes i ridimensionuan pushtetin.
shum bukur vetem dil kunder bishes berisha
Oj Salushe ku je futur hej dreq…..Ae ndigjove sa bukur dhe embel-embel e tha topi moj teveqele; Ne ka nje gje qe e them ne menyre kategorike……….Eshte se une i takoj te djathtes( mbetem komunist ne jete te jeteve) d.m.th une kam qene dhe mbetem sic shkruan dhe Shkodrani………Nje kelysh i zgjebosur iSali Kriminelit dhe qeverise hajdute ku une militoj.
Shqiperise i mungon nje parti vertete djathte…
Duket qe Topi po shperthen si i ka hije,si top jo si kobure me dhalle. O ZOT vertete dite e bekuar, jepi President mos u tut e mos u ngut jemi me ju, ke shume te drejte.
Presidenti i Shqiperise eshte vetem nje paradhome e Berishes, Bamir Topi nuk ka kontribuar per te ruajtur unitetin kombetar, per mua ky president eshte vetem nje kukull e Berishes. Per ta mbyllur, ky president eshte i falementuar politikisht.
Ju ose nuk jetoni fare ne Shqiperi ose ja fusni kot fare….Mbas ndryshimeve kushtetuese qe kane ba Sli maloku dhe Edi lavirja,presidenti nuk ka asnje mjet kushtetues per te nderhyre.
Kane arritur deri aty sa duhen me shume vota me zgjedh avokatin e Popullit ( qe nuk e di fare se kush asht ) sesa Presidentin…..E mjera Shqiperi qe ka mbet peng e interesave te dy personave,,,,Salit dhe Edmondes
Eshte Topi qe jeton jashte Shqiperije! Ku do I gjej te djathtet ai tek Ps? pd e Kane bere lesh e li plot me morra te kuq dhe sigurimsa! Te djathtet Po I lepijne kembet Berishes per pak kompensim se te gjithe ju I braktiset! Topi deshtojj dhe tani duhet te shpetoje ate pak dinjitet njerezor! sa per kompetencat e presidentit aktual, do zoti sbehet Sala president se me ATo kompenca ka per tu vene Ne rresht me parliament e qeveri!
Berisha largohu,
Ke shume te drejte. Topi eshte vetem nje kufome politike pa vlere. Kam mendimin se do hyje ne histori ( ashtu sic thua ti ) si kukulla e Berishes. Pershendetje.
ky flet me heshtjen e tije
nga do qe te rikthehesh ti,Top ngelesh,,duke rrokullisur do ecesh se ashtu ke formen,,nuk behesh dot ndryshe!!se mos e ke mbiemrin katroti apo trekendeshi edhe te besojme qe ke qoshe per te qendruar,,ti je Top dhe duhesh shfryre gjysem qe te zesh vend e te qendrosh!!ske faj ti more shoku im ,faj ka ai qe te ka bere Top e e bir Topi,
Bamir Topi president u zgjodh me votat e kelysheve te Saliut dhe Fatosit. Kete zoti Bamir duhet ta thote dhe mos te na tregoje perralla se nuk erdhi nga planeti JUPITER ne presidence…dhe u perdor Neritan Ceka si dordolec per te mbyllur farsen…
Se dyti me erdhi per te vjelle kur tha se “familja e tij ” TOP(TAN)I shqupet per tradita te djathta. Kjo eshte genjeshter sepse familja e tij ka sjelle ne jete tradhetarin me te madh te kombit, Esat Pashe Topin=Toptanin
Se treti, ate idene qe presidenti te zgjidhet nga populli, duhej ta kish thene para se te merrte presidencen. Perndryshe, eshte me tall bythen. Ose e shikon si mundesi per te rikandituar duke pare se PD i ka vene fshesen pas bythes.
Se katerti, eshte njeri medioker dhe shume i paafte. Plus qe ka kaluar ligje qe sduhet ti kalonte, si ai per rregjistrimin. Jo se na shet veten per njeri parimor, por ne realitet eshte nje zero.
Z .Topi mos harroni pazaret se si u bete president, ne nuk kemi besim tek oratoria juaj ate mbahe per vete dhe perdore ne familjen tende.
Ju nuk keni kauz per te luftuar, ju thjeshte luftoni per poziten dhe mendoni vetem per vete .
Per mendimin tim ju jeni i deshtuar dhe nuk ndryshon nga Saliu jeni i njejte si Lulzim Basha i cili fshiet pas procedurave, ndersa ju fshiheni pas kopetencave.
Topi eshte perfaqesuesi me i denje i tironsve, dhe me kete levizje po vjen fundi i bandes qe lane kokrren e namit ne sy te botes. Bamiri ska lidje me keta maskarenj. Do ta shikoni sa vota do marr ne Tirane, pastaj e djathta do behet e djadht. Tja leme kohes.
Bamir Topi i djathte? As ai, as Berisha nuk jane te djathte. A e dini ju “iliri nga Tirana” se ne vitin 1989, kur dhe shume komuniste dorezonin tesren e PPSH, Bamir Topi u be kandidat i PPSH. Tani, i nderuar, vleresojeni vete kete fakt.
PER KESHTU LLOJ PRESIDENTI NUK KA NEVOJ VENDI KUKLLAT R KANE VENDIN NE STORE ASNJI LLOJ NDERHYRJE NE PIKAT KYC TE VENDI,…POZICION JASHTE LOJE
Deri tani pozicion kyc ne politiken shqiptare e ka patur partia e felliqur lsi.Topi tani e kupton se kur te leje presidencen nuk do ta lejne as hyje tek dera e pd maloku ika marre masat kunder tij.Pra kur thote qe do i kthehem politikes kuptohet qe do largohet nga corba e prishur qe ka gatuar pd keto vite. Dhe kam besim qe me ata njerez te ndershem qe e ndjekin ai do tia zere lsi pozicionin kyc.Jepi Bamir na e largo sa me pare malokun dhe skraparlliun keto dy vampire nga politika shqiptare
Ne i themi nga Tirona “je kujtu mas pilafit” zoti President. Te dalte per hajer partia e re, por sa kohe qe i keni borxhe politike Sales, do t´ju detyroje t´i bashkoheni per te luftuar “bllokmenet” dhe per t´i zgjatur jeten politike. Te jesh president ne nje vend ku pronar eshte Sala duhet te kesh k….qe. Dhe ju zoti President nuk zoteroni cilesi te tilla politike. Ata qe do te te bashkohen ne te ashtuquajturen parti e djathe, jane po ato sharlatane qe i sherbuen Sales te mbijetoje. Politikisht je i detyruar te hysh ne aleance me Sales, per te treguar qe je anti-komunist. Ceshtja eshte se a do te te lejoje Ilir Meta t´i zesh vendin prane faraonit. President nuk zgjidhesh me. Hiqe nga mendja. Te pakten dekreto ligje per ruajtjen e Shqiperise edhe keto muaj qe te kane ngelur qe te hysh te pakten ne histori si patriot dhe te nderosh femijet e ty.
Kam te njejtin mendim me sa me larte , ky lloj presidenti u kujtu te flase tani , ben kot , kujton se na e hedh, ai vetem bure nuk eshte , po te ishte ne pozicion kushtetues rolin e te qenurit president do ta kishte ndryshe e Shqiperia nuk do ishte ne kete humnere qe eshte sot. Qe mbas 21 Janarit ,me e pakta, topi duhej te mbante qendrim ndryshe. Edhe ato ligje nga ku pritej vendim ndryshe e te gjithe po mbanin syte c’fare do vendoste presidenti yne i mencur shume , ai i kalonte jashte afatit ,e keshtu mbetej ne fuqi ajo qe kriminel hajdut saliu vendoste . I them topit qe je i vonuar sic ke dhe paraqitjen me balluke. president kukull ballukje , ky je ti i pa afte e frikacak
Kur njeriu merr me shume se meriton, pretendon me shume se ajo qe ben… behesh si Topi. Eshte mesimi me i mire per cdo shqiptare qe ti shtri kembet sa ka jorganin se behesh LOLO
duhet kuptuar se nga pozicioni me kopetenca te kufizuara, presidenti mund te shprehet shume pak per ta kuptuar mire reagimin e tij. vertet qe eshte njeri fisnik, sepse nuk i bie me shkelm bukes se vjeter qe e solli ne presidence, por pas kesaj do filloje jeta politike sic e tha edhe vete, dhe aty do kemi mundesi ta vleresojme si politikan nga menyra e perfaqesimit te votuesve te tij. njerezit qe e mbeshtesin jane figura me integritet dhe me kontribut ne jeten politike dhe nga kjo kane frike te majte e te djathte, per vendet qe do zere ne parlament…..
Bravo Topi ; Jam president , politikant internacionalist i djathte , e mjera Shqiperia jone pa krah te djathte cunge , ka nje paterice mengjarashe (sallakse) komuniste qe quhet PD , PR ; PDK , OMONIA e soj sorollop , me falni se harrova PDIU e patrioteve te mi , me falni nje lapsus nga ana ime .
Ik Topi ik, per t’u rikthyer pas 2-3 vjetesh, kokeulur, perseri tek PD-ja.
“do rikthehem…” thot Bomi,se deri tashti na paska hongur caraca tuj prit me fillu pjesa e dyt e neshjes s’futbollit…
hajde kanistra kanistra !!!!
PRESDENTIN E NJOHIN TANI SHUM MIRE .POR MOS TE HARROJ BEMET E TIJ KUR ISHTE K/GRUPIT PARLAMENTARE QE FLISTE VETEM PER TE MIRATUAR FJALET E BERISHES PAVARESISHT SE ÇFARE BUDALLALLEQE ISHIN .KETO SERVILA NUK I DUHEN POPULLIT AS PER TE BERE KOMENTE E AQ ME TEPER PER TE KENE PRESIDENT A KRYERARE PARTIE SE EDUKATEN E SAL KOMUNISTIT KA.
tani dhe nevoj per te nuk kemi do te kthehet sepse ska qte bej gje tjeter , Enveri ka pas then secili ne zanat te vete , edhe kur ishte deputet nuk eshte se beri diqka , dhe prsident , ca medalje dha , po te kthehet siq beri dhe Ngjela do bej ne fillim bla bla bla , por prap do e ulin koken , ai sdo beje gje por medjat do at zmadhojn rikthimin e tije , nuk jane kot shprehjet , ujku qimen e nderron se zakonin se harron , per sa i perket votes se tije mendimi im eshte se u pa e qart mos te nevrikoset se nuk ju cenua vota , thjesht u rinumerua , mendimi im nuk esht se e fulos vendimet , thjesht nje mendim esht . njeriu eshte mire qe po i arriti majat ta perfundoj aty , ai i arriti majat nga deputet dhe deri ne presidendt , ta mbyll me aq dhe do mbetet faqebardh , po u rikthye qfare do beje do shaje salen , ate po e bejme dhe ne , do na shfaqin ndonje vidjo , kemi pare plot , neve jemi ngopur mjaft me keto premtime ,keto politikane dhe ne gjume po na dalin ne endrra , duam vepra dhe kto politikan nuk na i sjellin , duam ndryshime , kto nuk na i sjellin , por avash avash ne po i kuptojm dhe neve do i nderrojm , po vonohet , sigurisht eshte e veshtire te besh 2 ne nje mendje jo ma miljona .por me votimet e maijt populli ka kuptuar dhe ka dhene shenjat e para te ndryshimit
epo kur flet ky per politike eshte te shqyesh bythen(po te kesh dy byth se njera duhet)ky nuk vetem kelyshi saliut por dhe i nanos.
Po sikur te na zemerohet Jozefina nga hyrja e Topit ne politike ?
Amon o Vlora co gjith ky maraku modh me ty per Jzefinen?Se po u zemerua ajo kujt……
Berisha beri te pamunduren per ta larguar nga partia(se e kish konkurent te forte)
dhe ja shperbleu me postin e presidentit Bamirin
kjo u pa qarte ketyre viteve kur Saliu cfare nuk nxorri nga goja e tij e shpifur
per ta ulur sa me poshte figuren e Topit(lufta brenda llojit)
Me intervisten te top story ku Bamiri kerkon ti kthehet perseri politikes aktive
kam bindjen se dhe Berisha do nderroje strategji,duke urdheruar te tijet ti japin
vota Topit qe te rizgjidhet president(ndryshe Bamiri do i hape telashe ne zgjedhjet qe vijne)
Z.Topi e keni seriozist apo ishte mbas ndonje ndeshje futbolli apo tryeze te shtruar me pije.
Je pak i besushem se ke ardhur me vota “te dyshuara'” dhe e ke shume frike Saliun.
U kujtu Bamja, pas pilafit si gjithmone!!
Me vjen keq, dukej cun i mire, dhe perpiqet te behet interesant duke perdorur fjale te huaja te allvanizuara bile pa ua ditur kuptimin, duke i futur komplet si pyka qesharake ne fjali:
1: “…te ndryshosh se paku fjalorin kjo nuk eshte e absorbueshme…”
se c’do te thote filozofi me “nuk eshte e absorbushme” vetem ai e di .. Kam idene se do shkonte termi “absurde” po e absorbushme eshte komplet qesharake ketu … sigurisht qe nje tru si i Sals nuk mund te absorboje fjalor tjeter … ne pergjithesi keta te PD-se absorbojne lengje te tjera te pa zbuluara deri tani per shkencen …
2: “..ajo cudia kthehet ne afirmacion…dmth ne PO” Afirmim nuk eshte po megjithate c’te te bejme o Tope, do te behesh interesant dhe ti … po kujdes se per ata qe te kuptojne je shume qesharak …
Ti e di pse ke kultivuar kete menyre te foluri,nga qe e di qe ke perballe nje popull dele, dhe kur degjon kete rremuje termash qe kuptohet asnje s’i kupton, ju dukesh nje uau!
Po ta dish qe je si puna e atij profesorit qe vajti ne fshat e iu fliste kshu me terma shkencore, e ngrihet krietari i fshatit “ore degjoni ju ketu se s’ha mut kot prefesori”
england
Sdua ti dal ne krah berishes se do ishte gjeja e fundit qe do beja.Por me Bamiren berisha ka te drejte.perse? sipas meje te kuptohemi.Bamiri kerkoj vete te behej president.Numerat ne parlament nuk ishin e Berishes ju desh ti hynte pazareve qe te kenaqte Bamirin sigurisht dhe te mos e kish me aty se per kohen Bamiri gezonte nje popullaritet te madh ne Pd.Bamiri kurre nuk kishte marre poste drejtuese se nuk ka dashur.Biles dhe nje shkrim i Z Base kohe me pare “bamiri beehet i madh me heshtjen e tij apo me mosveprimin e tij” dicka e tille.E ne keto pazare Berishes ju desh dhe te paguaj harac se kuptohet ne Shqiperi qe te marresh do japesh.Thjeshte po te kujtoj zgjedhjen e deputetit Sterkaj(vetem tek ne ka te tille deputete) i zgjedhur nga Pd.E te mos harrojme se Bamiri ne politike eshte ngjitur shume shpejt.E kjo ne saje te merites dmth te perkrahjes se Berishses gje qe dhe ai e deklaroj po vete ne fjalimin e tij menjehere sa u zgjodh President.E kjo eshte e vertete qe Bamiri Berishes i eshte rekomanduar nga vellai i tij Flamur Topi shok me Berishen.Q e te mos e zgjas sot Bamiri pasi ka marre te gjithe pronat e familjes nuk flet me te vellain e tij Flamurin.
pershendetje
@Martin i ka dale Topi kundra padronit te tij Berishes!!!Te vjen pak neveri me thene te drejten nga injoranca dhe cekesia e arsyetimit,jo vetem suajes,por eshte problem me i thell ky e goxha masive.Kjo cekesi konstatohet shume kollaj,mjafton te shohesh se seriozisht perceptohen deklaratat e politikaneve,dhe me nje trashesi te PABESUESHME nuk ‘ballafaqohen’ deklaratat me veprat.Vini re nje pasazh nga fjala e zotit Topi ku me kurajon e nje te pacipi na tregon se Presidenti nuk ka thjesht rol ceremonial,por eshte garanti kushtetutes dhe i pushteteve.Palaco vleresonte tradhetine kombetare te shitjes se detit dhe shkeljen kushtetuese(asnje reagim pas rezimit nga ana gjykates kushtetuese) po ne ate studio si nje marrveshje positive.Vertet mor vemje,po si ka mundesi qe jo vetem nuk reaguat me force,por nuk thate asnje gjysme fjale per shkeljen me flagrante e skandaloze (e pare live) te kushtetutes gjate votimit te PALIGJSHEM te ligjit per censusin?!!!Imagjinoni integritetin e ketij kllouni te shitur e blere nga disa duar te pista,kur behej fjale per nje ligj per te cilin ishin shperfillur paturpesisht firmat e 50 mije qytetareve dhe qe si perfundim u kalua kontrabande.Ky zoteri nuk tha asnje fjale!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Me qe e permend Kola, ky klloun ‘demokrat'(me perzihet edhe tani qe e shkruaj) qe u strapacua per ceshtjen e pronave, edhe medaljet i dha ish prokurorve qe kishin dhene denime deri edhe me vdekje ne kohe te komunizmit.I faktuar rasti i prokurorit qe kish denuar Lubonjen dhe te bashkarrestuarit me te,dy prej te cileve(nuk jam 100% i sigurte per nr)u ekzekutuan.Kjo vemje e ‘moderuar’ eshte me fat qe nuk fiton cmimin e pare si Presidenti me i turpshem e i paturpshem qe ka pasur ndonjher vendi,vetem per faktin se i tille ka qene dhe Berisha.Ndjese per lapsusin,Topi eshte absolutisht me skandalozi sepse Sali Fazllic Gerdeci eshte presidenti serb me skandaloz qe kemi patur ndonjeher.