Liderët e botës e kanë pritur krahëhapur. Takimet me ta ajo i shfrytëzon për interesat e Kosovës, e jo si politikanët e tjerë për ta mbrojtur veten nga akuzat. Ndryshe nga shumë prej kolegëve të saj, të cilët që nga ardhja në pushtet janë bërë milionerë me vila dhe biznese të shpërndara në gjithë Kosovën, Jahjaga dhe burri i saj jetojnë në një apartament modest. E liruar nga skena katundareske politike e Kosovës, ajo sjell me vete shpresën se kultura politike e Kosovës mund të ndryshohet. Madje, ajo mund të sfidojë edhe shpresat e Thaçit për t’u bërë president, shkruan “HuffingtonPost”.
Me mbështetjen e SHBA-ve dhe shumicës së shteteve të BE-së, Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Përpjekja për ta paraqitur shtetin më të ri në Evropë në aspektin pozitiv, është shndërruar që atëherë në makth të marrëdhënieve publike, pas hijes së rënd që po bie në shtetin e vogël të Ballkanit nga personat publik “kriminalë” të liderëve të saj.
Të akuzuar për korrupsion, vrasje dhe lidhje me mafian nga Këshilli i Evropës dhe organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare monitoruese, udhëheqësit më të lartë të Kosovës ranë brenda pak vitesh nga atraksioni në vendin e kriminelëve të dyshuar.
Ata janë të izoluar dhe rrallë ftohen jashtë vendit të tyre për t’u takuar me udhëheqësit e botës. Ndërkohë, aleatët kryesorë të Kosovës, veçanërisht SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet e tjera të rëndësishme të BE-së, kanë punuar prapa skenave për ta gjetur një partner të respektueshëm, që është në gjendje t’i ndihmojë ata për të ndërtuar institucionet demokratike të Kosovës dhe për të udhëhequr fushatën e njohjes së pavarësisë.
Duket se ata mund ta kenë gjetur partnerin e tillë te presidentja e porsazgjedhur, Atifete Jahjaga.
Një ish-gjeneralmajore në Policinë e Kosovës, në prill të vitit 2011, në moshën 36 vjeçare u bë gruaja e parë dhe kreu më i ri i shtetit në historinë e shkurtër e Kosovës si shtet i pavarur. Në vazhdën e grindjeve politike ndërmjet partive kryesore politike të Kosovës, që kërcënonin për ta rrëzuar një strukturë tashmë të lëkundur qeverisëse, një lider i dobët që nuk kishte përkatësi e as mbështetjen e partive politike – për çka nuk do të mund të sfidonte partitë në pushtet – ishte kompromisi i vetëm. Jahjaga u përshtat aty. Pa përvojë të mëparshme politike, Jahjaga doli nga errësira brenda disa ditës.
Posti i presidentit është pozicion ceremoniale dhe Jahjaga pritej të qëndronte mënjanë deri në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, kur kryeministri i tanishëm, Hashim Thaçi pritet të kandidohet për këtë funksion. Megjithatë, Jahjaga mund t’ia dal të qëndrojë, pasi në një kohë të shkurtër ajo ka dëshmuar se e ka guximin dhe vizionin e një burrështetaseje të duhur për të ndrequr përçarjet politike, të brendshme dhe ndërkombëtare, që kanë qenë të dëmshme për vendin.
Ndryshe prej shumë kolegëve të saj të lartë në qeveri, të cilët që nga ardhja në pushtet janë bërë milionerë me vila dhe biznese të shpërndara në të gjithë Kosovën, Jahjaga dhe burri i saj jetojnë në një apartament modest në Prishtinë.
E lirë nga skena katundareske politike e Kosovës dhe jetesa “la dolce vita” e bashkëkohësve të saj, ajo sjell me vete shpresën se kultura politike e Kosovës mund të ndryshohet nga ajo që është kryesisht besnike ndaj partisë, në atë që është kryesisht besnike ndaj shtetit.
Ajo është duke udhëhequr për çdo shembull, duke ia dal që përtej linjave politike të rekrutojë elitën kosovare të shkolluar në perëndim, e cila për vite të tëra është frenuar për të shërbyer në qeveri për shkak të favorizimit të miqve. Kabineti i saj është i përbërë nga të diplomuarit në shkollat kryesore amerikane dhe evropiane dhe me shumë vite përvojë në çështjet ndërkombëtare.
Në skenën ndërkombëtare, udhëheqësit e botës e kanë mirëpritur krahëhapur. Gjatë udhëtimit të saj më të fundit në Nju Jork, për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ajo ishte udhëheqësja e vetme kosovare e ftuar të takohet me presidentin Obama. Në Bruksel, udhëheqësit e BE-së përshëndetën qasjen e saj të freskët, që kërkon zgjidhje dhe koordinon më mirë përpjekjet e tyre brenda dhe jashtë Kosovës.
Ky është një ndryshim i mrekullueshëm, se jo shumë javë më parë takimet e tilla janë përdorur nga liderët kosovarë për të mbrojtur veten nga akuzat e shumta të organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Kosova ka nevojë për liderët politikë që mund të sjellin mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare dhe njohje të vendit. Në ambientin e turbulluar ekonomikisht dhe politikisht botëror, një vend i vogël si Kosova nuk mund të përballojë të bëjë gabime politike apo sociale që mund të rezultojnë në humbjen e mundësive për të fituar mbështetjen e vendimmarrësve ndërkombëtarë.
Disa mund të thonë se popullariteti i saj ka të bëjë më pak me aftësitë e saj politike e më shumë me komunitetin ndërkombëtarë dhe zhgënjimet e përgjithshme publike me liderët aktualë kosovarë. Cilado qoftë arsyeja, të paktën për tani, me presidenten Jahjaga ata kanë një partner politik që përdor takimet e saj me liderët botërorë për të paraqitur interesat e popullit të Kosovës dhe jo si shumë prej udhëheqësve të Kosovës të cilët përdorin mundësi të tilla për të mbrojtur veten e tyre dhe anëtarët e partisë nga hetimet kriminale. (Telegrafi)
krahasoni kete zonje qe ne te vertete nuk eshte shume e bukur por eshte me te vertete nje zonje qe po ja permison dukshem imazhin e kosoves, krahasoni kete me ate shushken tone jozefine , biaaaaa shume arrogante dhe e pa kulture fare.
Xhozit ti marresh te keqen se e kemi si rrush!!!!
Ne kete foto Ati ka dale shume e bukur, siç ka mendjen dhe zemren. Urime!
Ja si kjo ti zgjedhin politikanet ne Kosove , jo me vendosin ca luftetare qe i akuzon gjithe EU
–Luftetaret jane per lufte vetem, ne poltike zgjidhen intelektualet dhe njerezit qe nuk kane qene ne lufte–
sepse Kosova eshte shtet i ri dhe ka shume armiq
–Ndaj te zgjidhen ne krye njerez pa t ekaluar lufte ne menyre qe armqite e Kosoves te mos kene mundesi te bejne akuza kunder tyre
Kam frike se do ta hane ujqerit!
KOSOVA DO ECE PERPARA ME PRESIDENTEN A.JAHJAGA,POR DO ECE ME SHUME NESE DO BEJE KRYEMINISTER TE SAJ NE VEND TE ATIJ THACIT Z. ALBIN KURTI QE SHTEPINE E TIJ E SHITI PER TA VENE FONDIN NE SHERBIM TE LEVIZJES SE VETEVENDOSJES.KURSE NE SHQIPERI DUHET KRYEMINISTER EDI RAMA DHE PRESIDENT ZOTI G.OKETA.
Rast i ralle me lexu nje shqiptar qe e kupton verten cfare i duhet poltikes se Shqiperise. Kam vetem nje modifikim ne propozimin tend. Meqe Oketen nuk e le njeri ne 2012 president, une jam qe Rama kryeminister 4 vjet sa ti japi kohe Bamirit dhe Oketes te pastrojne pak te djathten dhe pastaj Oketen kryeminister.
SAKTè.RESPEKT.
Zhozi e ka mendjen vetem tek ai miku prandaj behet arrogante pa te ne dore.
Kto jan Shqiptar te vertet !!!
Une besoj ne kontributin real te Presidentes-zonje Atifete Jahjaga per ardhmerine me te mire per Kosoven.Besimi me vjen nga karriera e saj e merituar si ushtarake dhe nga qytetaria e saj mbreselenese.Shoh se veprimi i saj politik eshte ne ngjitje,serioz e i respektueshem si investim garantues per vendin e saj.
Le te urojme ne sherimin e shpejte te Kosoves e te shpresojme qe te gjendet ilac dhe per pjeset e tjera te kombit tone!
Shyqyr o zot qe shohim Nje njeri te hajrit Ne politiken shqiptare; paste kemben e mbare Kjo zonje e te perkrahe si nene popullin me te vuajtur te Ballkanit!
DAKORT ME NDREQJEN TENDE KASTRIOT.MEGJITHSE KAM MBARUAR PER SHKENCAT POLITIKE DHE KAM DOKTORATURE ,NUK THEM QE E KUPTOJ POLITIKEN SI POLITIKAN POR SI NJE STUDJUS I VOGEL I SAJ .FALEMINDERIT PER VLERSIMIN.