Që prej 17 ditësh, në rrugët e Athinës mbizotërojnë plehrat- për shkak se shërbimet bashkiake janë në grevë. Mediat e huaja që vizitojnë vendin thonë se bie erë ngado. Nga e mërkura sindikatat paralajmërojnë nisjen e një greve të përgjithshme 48 orëshe. Megjithatë kryeministri Papandreu thotë se është i vendosur për të ecur përpara me votimin në parlament të paketës së reformave. Ekspertët thonë se kjo mund të jetë një javë shumë kritike për Greqinë. Nëse sindikatat radikale nuk do vihen nën kontroll, gjendja do jetë ekstremisht kritike. Aty ka gjithmonë greva, po kësaj radhe kalendari është plot. Bëjnë grevë në transportin publik, në aeroporte, taksistët, gazetarët, avokatët, punonjësit e bankave- thuajse të gjithë.
Greqia vendi i skupidhjeve, do te mbytet nga skupidhjet…
Ballkani po vjen era ”mut” po mbas ferkimit do vij era barut, sic e ka thene Dulla, fuci muti fuci baruti.
Djema, e di se shume veta ketu ne forum do te me kundersthojne, jo pa te drejte. Une personalisht jam qe, populli i thjeshte grek te beje sa me shume greva kunder qeverise dhe politikaneve greke qe, e katandisen popullin deri ketu. Une mendoj se, edhe neve si popull duhet te mesojme nga populli grek dhe jo tje futim gjumit. Ne se foshnja nuk qan, nena nuk i jep qumesht. Cdo gje ne kete bote ka cmimin e saj. E pune e madhe se, ne Athine ka kudo plehra dhe nuk vjen ndoshte ere e mire. Une mendoj se, te dyja keto nuk kane rendesi para faktit qe, populli i tregon qeverise dhe botes se, ai po detyrohet nga qeveria qe te paguaje per poshtersite qe ka bere politika greke dhe sidomos bankat e huaja.
Kam shpresen se, edhe qeveria jone do mesoje dicka nga fajet e qeverise greke. Paketa tjeter e kursimeve do miratohet nga parlamenti grek pas neser ( te enjten ) dhe populli i thjeshte grek i tregon edhe nje here qeverise greke dhe BE se, thika ka arritur deri ne kocke dhe se populli nuk eshte dakord me paketa te reja kursimi. Jo vetem te varferit por edhe te pasurit duhet te kontribuojne per krizen. Pershendetje
Plaku, nuk mendoj se shqiptaret duhet te mesojne nga greket.Nga greket nuk ke cte mesosh.Pse?.Greket ashtu si cdo popull proteston kur I preket ana ekonomike,dhe atyre po ju preket,dhe do jene akoma me keq vitet qe do vijne duke patur parasysh we 1 milion greke punojne ne shtet( nje vend gati socialist).Pra duke u cenuar ana ekonomike cdo njeri eshte I gatshem te protestoj.A nuk protestuan shqiptaret ne 97,kur humben kursimet e tyre? Ka popuj te tjere nga duhet mare shembull,ne mentalitetin e jetes,te punes dhe te ndertimit te shtetit: si popujt nordik,gjerman,zvicerian etj,etj.Nuk ke asnje gje per shembull pozitiv nga evgjitet greke. Plaku,per cudi sa here jep lajme negative per Greqine,ketu eshte kohe e shkelqyer.Te kete ndonje lidhje valle???.Te pershendes.
EDI DETROIT,
Faleminderit per debatin civil. Ndoshta ka nje keqkuptim. Une nuk e kisha fjlen qe te marrim shembul mentalitetin grek,por te marrim shembull qe te ngrihemi kunder hajduteve tane politikane.
EDI Detroit, nuk eshte e thene qe ne shkrimet e mija une te kem te drejte. Ka shume mundesi qe te kesh te drejte ti dhe jo une.
Mua nuk me mbetet hatri, une per vete mesoj shume nga debatet civile me njeri tjetrin. Une nuk mendoj se ka lidhje fakti qe sa here jipen lajme te keqia per Greqine atje ku jeton ti ka kohe te shkelqyer. EDi, gjermanet thone : “Spass muss sein”, ne kuptimin qe shpesh here ne jete duhet bere edhe shaka. Te uroj nje mbremje te kendeshme. Pershendetje.
O plak, mos e merr personale, por ti nuk ja thenke per keto Pune. Bankat e huaja nuk Kane bere gje tjeter vecse Kane financuar greket me Norma shume me te favorshme sec Kane bere me vendet ne zhvillim. Populli grek ka jetuar per shume vite nje enderr ireale. Ndersa qeverite e meparshme, Kane funksionuar si piramida. Sot per greket eshte 1997. Nese zgjedhin zjarrin do te bejne gabim se do te djegin vehten. ekonimia greke sot prodhon 600-700 euro per fryme. Nuk eshte fund I botes. Po te ulin koken e te punojne (sic eshte e drejta) do ta marrin vehten perseri. Ajo qe Duan greket eshte: te punojne gjermanet e francezet e te bejne palle greket. Deri tani funksionoi, por meqe I doli era tani duhen pastruar llogarite.
Miri,
Para se gjithash dua te sqaroj se jo cdo gje qe them une qendron. Une them mendimin tim dhe ne se dikush e diskuton me fakte dhe del se ai ka te drejte une i jam mirenjohes mendimit kunder se mesoj nga ai.
Persa i perket Greqise une mendoj se problemet e Greqise filluan qysh ne vitin 2001 kur Greqia me shifra te reme dhe BE per aresye politike e futen Greqine ne Eurozone. Kur i fut ne Eurozone, banka qendrore e Europes ( BQE ) jepte kredi per vendet e eurzones me perqindje interesi shume te ulet (me duket se 2% ) dhe qeveria greke, nepermjet bankes se saj qendrore, mori shume kredi ( beri shume mire ) por, keto kredi nuk i perdori sic duhet. Keto kredi u perdoren ne pjesen me te madhe te tyre per klientelizem ne kuptimin qe, kur hypte qeveria e familjes Papandereuts hapte p.sh. 5000 vende te reja pune ne administrate per njerezit qe ose jepnin voten ose ndihmonin ti jepnin voten kesaj familje. Kur me vone hypte ne qeveri familja e Venizelos perseri edhe kjo krijonte prapa 5000 vende pune te tjrea e me radhe. Pjesa tjeter e kredive u investua gabim duke ndertuar rruge dhe aeroporte qe nuk duheshin pa tjeter dhe sidomos duke blere arme shume te shtrenjta nga vendet e BE sepse me sa shof une Greqia ka gjithmone friken historike nga Turku. Tani me kohe keto kredi duheshin lare dhe banka qendrore greke dilte ne treg me buonot e saja te thesarit per ti shitur ato. Keto bono thesari i blinin bankat e medha boterore, sigurimet e pensioneve, sigurimet e jetes, Hedgefonds, kishat etj. Tani vjen faza qe permend dhe ti qe shoqeria greke harxhonte me shume se prodhonte ( si USA ). Kestet e kredive te marra duheshin paguar. Bankat e medhe dhe sigurimet nuk jane budallenj, ata kane njerez kudo. Ata e vune re se Greqia ka probleme financjare dhe ja blenin buonot me norma interesi me te larta. Banka qendrore greke e kishte thiken ne fyt dhe detyrohej te shiste buono greke me norma interesi shume te larta. Ne vitin 2010 banka qendrore greke ju drejtua bankes qendrore Europjane dhe i kerkoi ndihme sepse shiste bono thesari me perqindje deri 13 %. Atehere hyri ne valle BE dhe e hoqen Greqine nga tregu nderkombetar i buonove te thesarit dhe buonot e Greqise filloi ti blinte BQE me norma interesi te vogla. Une kam qene ne kohen e diktatures disa here me sherbim ne Greqi ( kontrata e shitjes se energjise elektrikem,shitje telash, etj. ) si dhe kohet e fundit si turist ne Athine dhe Korfuz, kam qene edhe ne fshatin e babait Filat dhe nenes Igumenice. Me thene te drejten kam patur dhe kam pershtypjen se populli i thjeshte grek eshte punetor, shume mikprites dhe nuk kam mendimin se populli grek don qe te punojne gjermanet dhe francezet per ta. Ne se eshte keshtu si spjegon faktin ti qe edhe Portugalia, Irlanda, Spanja,Italia dhe ndoshte Franca kane probleme financjare. Per mua problem ka qene politika e qeverise greke qe nuk ka investuar si duhet, nuk ka taksuar sa duhet dhe si duhet shtresen e pasur dhe sidomos bankat e medha qe me lojen e tyre te rezikeshme te “kazinos” kane shfrytezuar injorancen e qeverise greke. Edhe nje here une nuk pretendoj se kam te drejte, keto ishin vetem mendimet e mija. Per ta mbyllur muhabetin, sic duken bathet, BE do ti propozoje Greqise te behet nje falje e borxheve reth 70-80%, Greqia te dali nga Eurozone dhe te kthehet ne DHRAHMI. DHRAHMIA, sigurishte do cvleftesohet, pra prodhimet greke do behen me konkuruese, banka qendrore greke do shtypi sa te doje DHRAHMI, do riten shitjet, do vine me shume turiste se do jete me lire ( dhrahmija e dobet )dhe dale nga dale Greqia do marri vehten. Ne kete rast si te thuash, do te paguajne taksapaguesit franceze e gjermane, sepse bankat e medha franceze dhe gjermane qe kane investuar dhume ne Greqi, duhen rifinancuar , keto banka te rifinacuara do gjysem shtetezohen, do ndahen bankat ne banka investuese ( qe luajne ne “kazino” dhe shkaktuan krizen) dhe ne banka normale qe do vazhdojne te vene ne moto sistemin e kreditit per ekonomine reale.
Edhe ne Amerika para shume vjetesh Bankat investuese kane qene te ndara dhe kontrolloheshin mire nga shteti. Pas ardhjes ne fuqi te Thacerit ne Angli dhe Reganit ne USA ultraliberalet thane se tregu i rregullon te gjitha dhe se shteti eshte pengese. Detyruan shtetet te ulin taksat e faktorit te prodhimit KAPITAL dhe ju rriten taksat faktorit te prodhimit PUNE ( nenpunesve, punetoreve etj ). Faktori KAPITAL doli jashte kontrollit dhe ju fut transaksjoneve te rezikeshme “kazino”. Ne USA kishte shume dollare te lire dhe per kohe te gjate ne qerkullim. Politika me demagogji stimulonte enderen amerikane qe cdo familje te kete shtepine e tij, ju dha kredi njerezve pa bonitet ( siguri ), cmimet e shtepive u rriten shume deri sa kerkes me oferten nuk peputheshin me dhe plasi fllucka e madhe e imobiljeve ( shtepîve ). Qeveria amerikane beri gabimin e madh se la te falimentoje banka me e madhe amerikane e imobiljve Lemon Brothers e cila kishte shitur tashme ne te gjithe boten me mijlona paketa me produkte financjare te semura dhe kriza nga krize imobiljesh u kthye ne krize financjare. Bankat nuk i besonin me njera tjetres se nuk dinin se paketa te semura kishin vete dhe bankat e tjera, dhe nuk jepnin leke njera tjetres. Pra ekonomia boterore rezikohej te mbetej pa leke cash, i cili eshte si puna e gjakut ne trupin e njeriut dhe shtetet refinacuan bankat me leket e taksapaguesve dhe kriza nga krize financjare u kthye ne krize te borxheve te shteteve. Sic duken bathet pas dates 23 tetor ( mbledhjes ne Bruksel ) ku do vendoset falja e nje pjese te borxheve te Greqise, kriza do jete perseri si ne vitin 2008 nje krize bankash. Me fal se e zjgata
Rreziqet e shëndetit të njeriut:
1) prania e materies fekale
2) prania e mbeturinave industriale potencialisht të rrezikshme ,
3) dekompozimi I mbeturinave solide në kimikate përbërëse e cila ndot ajrin dhe
sistemet e ujit.
4) ndotja e ajrit e shkaktuar nga djegia e vazhdueshme e mbeturinave dhe
lirimin e metanit.
çështjet mjedisore
Dekompozimi i mbeturinave është një burim i ndotjes së mjedisit. Ky problem është veçanërisht i mprehtë në vendet në zhvillim; shumë pak
nga landfillet ekzistuese në vendet më të varfra të botës me buxhete të kufizuara do të përmbushin standardet mjedisore qe kane vendet e industrializuara.Problemi është komplikuar sërish nga çështjet që lidhen me urbanizimin e shpejtë ku njerzit ndertojne ne afersi te landfilleve ose mbi landfillet qe nuk perdoren me.
Një shqetësim i madh për mjedisin eshte lirimi i gazit Metan nga decompozimi i mbeturinave ku prezenca e tij arrin dri ne 50% dhe mund te behet shkak per shperthime.
Dyoksid karbonit eshte një gaz i dytë qe vjen nga dekompozimi dhe mund të jetë një shkak i asfiksise.
Keto gaze jane te rrezikshme per ngrohjen globale nepermjet te ashtuquajturit efeti sere
Në nivel kombëtar, ka disa metoda për të reduktuar
prodhimin e mbeturinave. Këto përfshijnë rikonstruksionin e paketimit,nxitjen e përdorimit të materialeve të disponueshme për të arritur nivelin e dëshiruar të sigurisë dhe lehtësi; rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorit për çështjet e reduktimit te mbeturinave dhe promovimin e përgjegjësisë se prodhuesit për post-konsumatorembeturinave (UNEP 1996). këto
qëllimet mund të arrihet nëpërmjet një sërë masash, duke përfshirë veprime legjislative dhe krijimin e forcave të tregut dhe të inisiativave ekonomike që do ta çonte këto reforma përpara.
Michigan Technological University, Master’s International Program, http://www.cee.mtu.edu/peacecorps
Sali pelqen plehrat ?
http://www.flickr.com/photos/albaniansatire/6237450029/in/photostream