La Repubblica: Dy të vërtetat e ish-ministrit shqiptar. “Lavitola? Nuk e njoh. Madje e njoh”

20 Tetor 2011, 19:22Politika TEMA

Ilir Meta për Repubblica: Nuk mbaj mend ta kem njohur. Më pas në Tiranë, i rikthehet argumentit: E dija prej kohësh se ishte drejtor i “Avanti”.

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta italiane, La Repubblica, duke iu referuar deklaratave të Ilir Metës. Më pas gazeta vijon:

“Një takim i turpshëm, që në intervistën për gazetën tonë, Ilir Meta e përshkruante kështu: “Mbaj mend mirë takimin, por nuk mbaj mend kush ishte përveç ministrit Fratini. Fotoja është zyrtare, ai njeri është i pranishëm. Dikush e ka autorizuar të qëndrojë me ne”. Fjalë që të bëjnë të kuptojnë se Lavitola ishte një i panjohur në Tiranë. Vetëm se në mesditë, gjërat ndryshojnë. Metës, i intervistuar nga kanali informativ shqiptar News 24, i rikthehet kujtesa: “Personi në fjalë ishte i njohur për mua prej kohësh si drejtor i të përditshmes “L’Avanti”.”

Në fund shkrimi i La Repubblica mbyllet duke thënë se opozita italiane do kërkojë hetim parlamentar për këtë çështje, duke theksuar se Fratini duhet të sqarojë këtë situatë të errët dhe përse ka gënjyer italianët. Kurse ky yni gënjen nga tre herë në ditë, e ne nuk merakosemi.

5 komente në “La Repubblica: Dy të vërtetat e ish-ministrit shqiptar. “Lavitola? Nuk e njoh. Madje e njoh””

  1. pertef lufi says:

    nuk kemi pse shqetesohemi ne shqipetaret per keso gjerash. ne e dijme, i tille eshte ilir met-nano-berisha, genjeshtar hajdut, i koruptuar, abuzues me pushtetin deri ne shperdorim por te tille jane se i tille eshte pusht-pushteti berisha-meta-basha-nano-kaci.

  2. olti says:

    Mos e rruj Like perderisa ke 120 000 zemra qe rrahin per ty. Aq me shume qe tani i ke hedh nga nje kocke gjithe militanteve te tu duke i futur ne administrate. Baba e shkuar babaji je bo per Shqiptaret.

  3. fule says:

    Sa te mbaje kualicionin e SHPELLARIT Sali, se gjen gje Kokebolen.

  4. ledi says:

    Genjeshtra e fundit e kokelopes nuk eshte gje me ate videos.Videon e pa gjithe bota me sy dhe e degjoi me veshe dhe ai vazhdon akoma te thote qe video nuk eshte reale po harxhon kot miliarda per ta mbyllur ate pisllek. Mos harroni sekretarin e tij ne M.Jashtme qe u arrestua brenda ambasades USA mos harroni shoferin e tij qe e kapen me droge ne piken ekalimit kufitar ne Kukes etj etj etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje