Djali i Remzi Hoxhës: Sali Berisha mbron vrasësit e babait tim

21 Tetor 2011, 17:20Politika TEMA

Në 16-vjetorin e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, djali i këtij të fundit, Ardian Hoxha, ka akuzuar kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, se është duke mbrojtur vrasësit e të atit.

Gjatë një proteste që ai dhe familjarë të Remzi Hoxhës kanë zhvilluar para ambasadës britanike në Prishtinë, Ardian Hoxha është shprehur se Berisha u ka dhënë poste të rëndësishme njerëzve që kanë vrarë dhe zhdukur babanë e tij.

“Edhe pse me shumë vonesë, drejtësia në Shqipëri ka nisur të merret me zbardhjen e zhdukjes së babait tim, mirëpo ajo ende vazhdon të pengohet nga pushteti në Shqipëri. Jemi të lumtur që Gjykata e Lartë ka rikonfirmuar masën e arrestit me burg për Ilir Kumbaron, por shpresojmë që procesi të mos pengohet tutje nga pushteti.

Jemi dëshmitar të faktit se pushteti në Shqipëri mbron, përkrah dhe shpërblen vrasësit e babait tim, duke zhdukur gjurmët, duke u dhënë atyre poste shtetërore, duke bërë presion mbi prokurorinë dhe gjykatat, si dhe duke financuar avokatët e Ilir Kumbaros për të prolonguar sa më shumë ekstradimin e tij për në Shqipëri.

Tani më është vërtetuar se në zhdukjen, torturimin, dhe vrasjen e babait tim janë të implikuar anëtarët e SHIK-ut të kohës kur Sali Berisha ishte President i Shqipërisë. Janë 9 personat që e kanë marrë nga vendi i punës babanë tim, në ditën të shtunë të 21 tetorit të vitit 1995, në pikë të ditës, në mes të Tiranës. Prej këtyre 9 personave, 4 nga ta, Arben Sefgjini, Budjon Meçe, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, janë duke u gjykuar tani.

Ka shumë fakte që janë deponuar në prokurori që vërtetojnë pjesëmarrjen e tyre në zhdukjen, torturimin dhe vrasjen e babait tim. Dua të pyes kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, përse iu del në mbrojtje të këtyre kriminelëve ?. Përse e pengon drejtësinë ?. Përse e pengon ekstradimin e Ilir Kumbaros ?.

Çdo ditë që prolongohet ekstradimi i Ilir Kumbaros për në Shqipëri do të thotë: 1 ditë më shumë liri për Ilir Kumbaron, më shumë të holla për avokatët e Ilir Kumbaros, dhe 1 ditë më shumë pushtet për kriminelët. Babai im ishte një nga kontribuesit më të mëdhenj të kauzës Shqiptare dhe ndoshta kjo ka qenë ajo që i ka penguar vrasësit e tij. Ndoshta edhe kanë qenë bizneset sekrete me Serbinë dhe kriminelët Serb të pushtetit të asaj kohe për të cilat ai “kishte njohuri”. Por ndoshta ka pasur edhe arsye tjera.

Në asnjë mënyrë nuk falet përdorimi i dhunës dhe eliminimi fizik i njeriut, në shekullin 21, “në mes të Evropës”. Të gjithë personat e përfshirë në këtë krim duhet të dalin para drejtësisë dhe qeveria të mos e pengojë drejtësinë. Duam të dimë të vërtetën për babanë tim, duam të gjejmë eshtrat e babait tim, duam t’ia bëjmë varrin siç ai e meriton, si një hero i Kosovës”, ka thënë Ardian Hoxha në një konferencë për shtyp.

28 komente në “Djali i Remzi Hoxhës: Sali Berisha mbron vrasësit e babait tim”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Okay, perse nuk e hidhni Berishen nga pushteti? Pse kakarisni me akuza kur drejtesia eshte ne doren e Berishes?

    1. Ore njeri i papergjegjshem kur shkruan keshtu ku te shpie ajo mendje driteshkurter ? Si mund t’u drejtohesh me kete gjuhe ketyre njerezve te vrare nga pushteti i barbarit antishqiptar Berisha . Berisha nuk largohet me shprehjen “larg nga shtepia ime ” , por te gjithe sebashku si nje trup i vetem duhet ta dermojme dhe ta hedhim poshte . Ku e paske zgjedhur vendin dhe te shohesh arenen e perleshjes me satanin Berisha ? Kthjellohu para se te shkruash dhe merr pergjegjesite e tua personale per Atdheun. Atdheu nuk eshte koncept abstrakt , por konkret dhe qe te behet ai te kujtoj shprehjen J.F. Kennedy ” Mos kerkoni se çfare Atdheu do t’u jape ju , por ju çfare do t’i jepni Atdheut “.

  2. The Beast of Vicidol says:

    Eshte e veshtire kur nuk ke as varr ku te qash baben, por kurajo Ardian. Baba yt ka qene nje patriot i vertete dhe duhet te jesh krenar per te. Fundi i Berishes do jete si i gjithe ketyre trimave qe ditet e fundit i kalojne neper vrima si minjte e haleve.Berishen e pret fati i Sadamit dhe i Kadafit.

    1. sali kakabuba says:

      sali berisha asht ma patrioti por ju te Shqipnise jeni krejt kamunista!
      Z.Hoxha ndihmonte me arme dhe dollar UCK,te cilen te gjithe e dime se asht terroriste.
      Z.Berisha asht Skanderbeu 2,hajt tung!

      1. xhoni says:

        Si nuk ke TURP,o ZAGAR I UDB-se,kur thua se UCK-ja eshte TERRORISTE???Sali Berishen ti,plehre serb e quan patriot,por jo per Shqiperine,por per Serbine!!!Ishte ky bandit,heroi yt i peshtire,qe kur populli kosovar luftonte me arme ne dore,ne mbeshtetje te NATO-s,per clirimin e Kosoves,ky SALI BERISHA FURNIZONTE TANKET SERBE ME NAFTE,QE TE VRISNIN KOSOVARET E BOSHNJAKET!!!Ju,kosovaret qe e njihni kete plehre,sqarojeni ca me mire,qe ta dije se cfare lufte ka bere UCK-ja!!!

        1. sali kakabuba says:

          po,pra,UCK luftote serbet,por ata,greket dhe turqit a jane miqte tane te medhenj? a jane miq me Sali Berishen dhe PD qe Allahu u dhante ymer dhe bereqet? shkova ne Tirane e u knaqa.Do me e cu cullin ne shkolle,ku te dush shkolle greke apo turke,zgjidh e merr,te cohet me e be shpine ne mal? e ban… do me e be ne breg te detit? e ban
          don me e be ne cati te pallatit tand te vjeter? e ban siper te tjereve o tej.
          lope maj sa te dush,kasetat e Sinan Hoxhes me vete ene cfare do ma or tej,kjo asht demokraci.Rrnoft Sale Berisha or tej!

      2. eltoni USA says:

        Thuaj qe ai nuk ka dhene urdher per 21 Janarin? Shiko çfare thote ne vidio?

        http://www.youtube.com/watch?v=R5B8okfTdb4&feature=related

    2. afrimi says:

      Per Beast-cakalli
      Sigurisht qe me vjen keq per djalin e tina, por nuk e di nga e ke marre vesht ti se i jati ka kene patriot i madh? Mesa duket edhe ti ke kan me te toi ba hafilliqe per Serbin, makendonsin e Grekun. Shume prej jush, te financu nga Serbi u turret drejt Shqipnis te shkatrrueme tue ba spiunlliqe ne hesap te Serbit e Grekut.

  3. sadik says:

    S’do mend ajo qe “I mbron” sepse mbron veten o shqipo ,sepse eshte vet berisha qe i ka urdheruar krimet ne ket vend jo vetem te babes tat rahmet past por te gjitha krimet ne emer te serbit.Thoj mos e heqin qafe berishen ,se ather te gjitha ngjarjet vrasjet vjedhjet ne ket vend do mbeten jetim !!!!!!

  4. albani says:

    Po si mos ti mbroi berisha ata lango si sefgjini me shoke!!! berisha eshte “URDHËRUESI I VRASJES”

  5. beni says:

    Vetem ky fakt mjafton per te kuptuar qe Berisha i ka lyer
    duart me gjak dhe ka frike te madhe te iki nga pushteti.
    Kurajo djalit te Remziut dhe te mos terhiqet deri ne fund.

  6. Salushi says:

    Berisha eshte Veasesi,
    Ramiz Hoxha eshte nje Hero,
    Berisha i ka duart te lara me gjak .

  7. fule says:

    Fakte ka plot, deshmitar te gjalle po ashtu, te akuzuarit dihet kush jane. Duhet durim dhe kembengulje, sa te largohet nga pushteti leva qe ngadalson gjithe procesin.

  8. ELENA GJIKA says:

    Ne Prishtine pjesa me intelegjente Berishen e shpallin Hero i Kombit Shqiptar ,ndersa djali i tij duhet ta pranoj se i ati i tij ka qene agjend serb faktet tregojn ne Kosove

    1. xhoni says:

      Ne se ne KOsove,mbahen per pjesa me inteligjente ata qe Berishen e SHPALLIN HERO,se furnizoi TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE POPULLIN DHE UCK-ne,kjo tregon se ju i sherbeni SERBISE e jo Kosoves!!Jeni njelloj ZAGARE TE SERBIT ,SI BERISHA,ndaj jeni TRADHETARE TE KOMBIT SHQIPTAR!!!Te mbash per hero nje njeri qe ka ndihmuar per te VRARE POPULLIN TEND,eshte pak tu thuash ANTI SHQIPTARE!!!PRANDAJ SERBI JU KA NENSHTRUAR JU KOSOVAREVE KAQ LEHTE SE I KENI SHERBYER ATIJ LIRE!!!MALLKUAR QOFTE RRACA JUAJ!!!Dhe doni te bashkoheni me ne!!KURRE MOS ARDHTE AJO DITE!!!

    2. sali kakabuba says:

      elena gjika
      jam me ty,por jo vetem ne Prishtine,ne te gjitha qytetet anemban venit,Sali Berisha asht patriot,Skenderbeu i 2.
      gjithe inteligjenca e venit esht me te,vetem injorantat dhe hajdutat jane kunder.

      1. Frederik says:

        Paske vertet probleme formimi me sa shoh komentin tend . Po vertet te duket Sali Berisha si Skenderbeu i dyte ? Ndoshta se ai e shiti truallin detar te Shqiperise dhe Gjoni, i biri i Gjergj Kastriotit u vendos ne Himare per te zoteruar gjithe Epirin dhe garantuar trojet e vendit , ndersa vete Gjergji luftoi deri ne fund per te mbrojtur terrritoret e vendit tone . Sali Berisha po tenton te shese dhe jugun e Shqiperise dhe ju ende s’e kuptoni se ku shpie ajo rruge e ndryshimit te historise , ndryshimit te kombesise mbi nje banalitet absurd te veteshpalljes , thua duke u veteshpallur behesh dhe marsian ,per me tej ka shkaterruar ekonomine e Shqiperise duke ndertuar komplet nje ekonomi informale dhe e ka vrare shpresen per te ardhmen e vendit pasi nuk ka asnje lloj mundesie sa eshte ai ne pushtet te kete shtet ligjor dhe demokraci . Kosoves ia punon ne shpine duke punuar ne favor te serbeve madje shkon deri atje sa sponsorizon per ndihme fshatrat serbe me qindra mijra euro , kur per kosovaret ka vene taksa me te larta ne dogana etj , etj , etj . Po ku e kupton ti me pseudonimin Elena Gjika . Ti vetem sa e ndyn ate emer te nderuar. Te pakten vendos nje pseudonim tjeter qe te marresh ate qe te takon . Besoj se e kupton tani se sa e zgjuar apo i zgjuar je kur vete mbrapa zileve te Berishes .

      2. Lucky says:

        Si nuk qenka patriot Sali Berisha perderisa i ka vene flaken disa here Shqiperise. Sa u vrane ne Shqiperi ne vitin 1997 pikerisht per merita te ketij “Patrioti” te flaket pasi nuk denjonte te largohej nga pushteti. Si nuk eshte “Skerderbe” ky turp i gjithe Shqiptareve qe heq qafe si pa gje te keq te gjithe ata qe dine me shume se cduhet mbi aktivitetet e tij te “ligjshme”, ose nuk jane ne nje mendjeje me te. Cfar patrioti e demokarti qenka ky njeri qe ka mgujuar nje vend te tere. Ne Shqiperi ne pushtetin e tije ka lulezuar vetem varferimi, gjakemarrja, urrejtja e shume gjera te tjera qe vetem antishqiptaret i deshirojne. Mund te thuash shume e shume gjera per kete njeri qe nuk eshte dhe ska per te gene kurre njeri dhe perseri eshte pak.

    3. emigranti athine says:

      Po mire atehere,sipas teje ka qene spiun i serbise.Po perse atehere e ekzekutuan ne menyre te fshehte dhe misterioze?Nuk do te ishte me mire qe nje spiun i serbise te diskrtetitohej dhe te dilte perpara drejtesise per trathti te larte kombetare?Mos ndofta zhdukja fizike e tije i sherbente ndonje qellimi tjeter?Ashtu sikur edhe supozohet?Pastaj,perse pengohet eksradimi i autorit kryesor qe dyshohet ne vrasjen e z.Hoxha.Ndera persa i perket autoritetit te Berishes ne Prishtine.Une jam shume i sigurte qe eshte blere me para.Pasi populli i kosoves nuk mund ta harroje kurre ndihmen berishiane ndaj makinerise vrasese serbe te Mishollevicit kundra popullit te kosoves.Prandaj ata qe thua ti jane pordha me limon.Dora D’istria nuk do te mbeshteste ne asnje menyre politiken antishqiptare berishiane me shoke.

    4. Teodor Nushi says:

      Duhet te te vije turp, ty, moj “Elena Gjika”, qe nxjerr nga truri yt, ne se ke te tille, mendime te tilla, qe do i shkonin me shume nje maskarai. Po edhe ne se ka qene agjent i serbeve, kush ja beri gjyqin, cfare krimesh ka kryer Remzi Hoxha, kush e denoi me vdekje, kush e ekzekutoi?
      Pse nuk na i thua ti qe e ditke se paska qene agjent?
      Remzi Hoxha eshte vrare nga persona qe drejtoheshin drejteperdrejte nga Sali Berisha. Nuk zbulohet vrasesi pasi ai per te ruajtur lekuren e tij do tregoje se e ka marre urdherin drejteperdrejte nga Sali Berisha.

    5. Shkelzeni says:

      Elena Gjika , gjej nje nick name tjeter, me te pershtatshem per kumbullat e pa pjekura qe keput.Nese s’do , vazhdo te qendrosh pjese e INTELIGJENCES tamam e denje siç dukesh.

    6. shqiptari kosoves says:

      Remzi Hoxha ishte nje nga berthamat kryesore te levizjes politike dhe ushtarake e cila organizoi, luften dhe qlirimin e Kosoves. Ai sa per informim ishte edhe financuesi kryesor i organizimit dhe armatosjes se grupeve dhe celulave te para te UCK-se, prandaj per Serbine ishte nje nga ata qe i largonin dheun nen kembe, prandaj ska si te jete agjent serb, mos fyeni nje njeri deshmor se vdekuri…

  9. Eleni says:

    Fati i keq i babait tend mor djale, eshte se ka pare Berishen qe po takohej fshehurazi me Milosheviçin ne nje vile ne periferi te Ohrit.
    Ndersa, gabimi i tij i madh eshte se kete fakt ia relatoi Ibrahim Rugoves, i cili e spiunoi te Berisha.
    Vazhdimin e historise e dine te gjithe.

  10. pjeter gjini says:

    u qifsha drejtesine si kini, duhet me ja ba si ne libi.

  11. Agim/Prishtine says:

    Elena, komentet tua jane kot fare…nuk e di pse po komenton kur nuk as njohurin ma te vogel per ngjarje dhe personazhet. Salihu eshte e keqja ma e madhe qe ka mujt me i ndodhe Shqiptarve.

  12. BARO CORROGJAFI says:

    KENI DEGJUR QE BEHEN KRAHASIME PER NJEREZ TE MEDHENJ Z. S A L I KAKABUBA (ZGJIDH TE PAKTEN NJE MBIEMER TJETER, SE KY QE K VJEN ERE E KEQE),PO TE KRAHSOSH SLI BERISHEN ME GJERGJ KASTRIOTIN ,SKENDERBEUN ,E MERITON QE TE VEME NJE ETIKETE JO TE MIR : I N J O R A N T M E B R I R E !
    OSE NUK DI OSE NUK DO : BEN GABIME TRASHANIKE: “UCK -ja ,terroriste (!!!), REMZI HOXHA , (FURNIZONTE ME DOLLARE E RME UCK-NE) !!! mE VJEN KEQ,POR JU VETE ,ME DASHJE APO PA DASHJE PO DEKLARONI SE JENI ANTISHQIPTAR,JENI FILO SERB. ESHTE E QARTE SI DRITA E DIELLIT

    1. sali kakabuba says:

      po,pra,por ju shqiptaret po bani lojen e tjeterkujt. Ju nuk doni me na lan shkolla turke e greke.Ju, te tane e shani Turqine e Greqine.Kam vu men se nuk doni as muziken tallava,e cila asht nje muzike muslimane dhe na lidh me traditat tona e na lidh ma shume me vendet arabe.Ju po bani lojen e te krishteneve qe dun vetem shkolla shqip,muzik shqip,etj,etj.
      Kurse na dum me ndertu me rregull e pa rregull,me kendu muzike turko-arabe,etj,etj.Na dum me shku mire si me serbet apo greket,sikur bame ne 500 vjet ne kohen e sulltaneve te medhenj.Po dolen tradhtaret e vendit,duke fillu me Pjeter Bogdanin,Kristo negovanin,vellezerit frasheri e shqiptare te tjere,e i vune flaken vendit.
      per fat na kena SALI BERISHEN e PD,se per ju kush a tu ju pyt! vetem lefni kot,shqiptaret nuk kena per ti lan me pa dite ne kete vend!

  13. tg usa says:

    patrioti REMZI u vra me urdher te burrit te shkines mor kosovare.ju e kuptoni me mire se shqiptaret kush eshte burri i shkines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje