Anija e mbytur, shuhen shpresat për gjetjen e 8 marinarëve

23 Tetor 2011, 11:06Politika TEMA

Ndërsa orët kalojnë, shuhen shpresat për gjetjen e tetë marinarëve turq të zhdukur në det të hapur pas përmbytjes së anijes së tyre “Reina”, në ujrat ndërkombëtare rreth 20 milje larg bregdetit të Durrësit. Mëngjesin e së dielës në portin e Durrësit është ankoruar anija më e fuqishme e flotës turke për operacionet e kërkim-shpëtimit, Barbaros, e cila pas dy ditësh kërkim në det të hapur, nuk arriti të gjejë gjurme të tetë anëtarëve të ekuipazhit të anijes “Reina” e cila u mbyt pas përplasjes me tragetin “Ankara”.

Ndërkohë nga infomacionet e fundit dyshohet se skenari i mbytjes së anijes ka qenë i ngjashëm me atë të mbytjes së anijes historike “Titanik”, pasi sipas të dhënave anija është mbytur vertikalisht në harkun kohor të shtatë minutave. Mësohet se anija luftarake “Iliria” ka gjetur në det të hapur dhe një gomone e cila dyshohet se është hedhur në momentin e përplasjes por që nuk është përdorur dot nga marinarët.

Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte ku anija tregtare “Reina” u përplas me tragetin e udhëtarëve Ankara në të cilin ishin 196 ushëtarë nga të cilët nuk pati të lënduar. Nga përplasja arritën të shpëtonin vetëm kapiteni dhe zvendëskapiteni i anijes tregtare “Reina” ndërsa janë shpallur të zhdukur tetë pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.

1 komente në “Anija e mbytur, shuhen shpresat për gjetjen e 8 marinarëve”

  1. Lila says:

    Gjithmone eshte e padiskutuar qe kapiteno shpeton, ne shume raste edhe zevendeskapiteni…….sa per pjesen tjeter te ekuipazhit, e ka vdekjen te sigurt………….mjere ata qe punojne ne det me ukqerit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje