Zgjedhjet brenda PS, fluks votuesish në Tiranë

22 Tetor 2011, 12:06Politika TEMA

Mbi 80 mijë anëtarë të Partisë Socialiste kanë nisur sot votimin për delegatët e Kongresit të 5 nëntorit. 385 qendra votimi janë hapur sot. Drejtuesit e PS thonë se ka pasur fluks votuesish në Tiranë, duke tejkaluar pritshmëritë.

Votimi pritet të mbyllet në orën 16:00. Numërimi do nxjerrë rreth 900 delegatë për në Kongres. Pasi ka votuar, Rama ka folur për mediat. “Sot ashtu si dhe një pjesë në emigracion po votojnë për konstituimin e Kongresit të ri të PS-së. Jam shumë i kënaqur nga të dhënat që kemi deri tani për pjesëmarrjen. Ashtu si kundër jam shumë i kënaqur për konsolidimin e një tradite të promovimit të barazisë gjinore në forumet e PS,” tha Rama.

 

6 komente në “Zgjedhjet brenda PS, fluks votuesish në Tiranë”

  1. mjalti says:

    Plerat te vene te lsi, mos na harxhojne letrat kote.

    1. aleko says:

      ec perpara RAMA mos degjo ca thone te tjeret .zhduki ‘plerat ‘pastroje partine se do dalesh i fituar . keshtu deshirojme ne emigrantet qe te perparoje shqipja e maleve,,,,,,…….////////OK ………..

  2. raimondi says:

    Ka shume rendesi Barazia gjinore loooooooooooooooooooool

    –Jo per gje po femrat jane tere tru hahahahahahahahahaha

    1. Albogentivlora says:

      Dukesh qe qenke injorant fare. Kete mendim ke edhe per nenen apo motren tende? Jo se dua te fyej ato zonja te nderuara por ti me duket se paske problem me gjinine. Cfare do thoshe per Angela Merkel? Ajo eshte kancelarja e Gjermanise dhe teper e sukseshme. Ka shume femra qe kane lene gjurme ne histori. Permend ketu Margaret Thatcher ish kryeministre ne Britanine e Madhe qe e gjeti vendin ne nje krize te papare dhe e rimekembi, duke shtuar qe fitoi dhe luften me Argjentinen.
      Golda Meir e Izraelit qe fitoi luften e 6 diteve. Keshtu ti miku im qe edhe grate kane tru. Ndoshta ne ate mendjen tende prej shpellari ato jane vetem per te mbushur uje ne krua, por kjo ndodh vetem andej nga anet e Dragobise.

  3. Shkelzeni says:

    Eshte nje nga pak gjerat qe ne emigrantet e shohim me syrin perendimor ,dhe ndihemi te kenaqur per nivelin, ne krahasim gjithmone me vendet ku jetojme.PS eshte ndoshta vlera me e madhe kombetare qe kemi.Me daljen e Nanos nga skena, dhe shpresojme se shpejti te Berishes e berishaxhinjve,PS do te jete motorri qe do te levize perfundimisht Shqiperine e lodhur nga historia, drejt pozicionit qe populli shqiptar meriton te kete sigurisht me teper se çdo popull tjeter ne ballkan,por edhe ne Europe.

  4. ledi says:

    Le ta beje dhe PD njehere.Do jete e forte se do jene perballe njeri-tjetrit ne nje ndeshje miqesore,gjithe mjeshtrat e manipulimit ne ndeshjet zyrtare!:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje