Krimi nuk di të ndalur. Rama: Po bën kërdinë se qeveria po merret më kërdinë e saj

22 Tetor 2011, 10:56Politika TEMA

100 të vrarë në më pak se dhjetë muaj. Krime të frikshme që kanë rrënjosur në vend klimën e frikës. Vjedhje në rritje, të cilat siç ndodhi mbrëmë përfundojnë me tragjedi. Pronari i një argjendarie është vrarë gjatë një grabitje, pasi në përleshje e sipër i ka hequr maskën grabitësit e me shumë gjasa e ka njohur. Në këtë moment ka ardhur goditja fatale. Por krimi nuk di të ndalur. Një kameriere është qëlluar në Elbasan se nuk i solli birrën një klienti. E kështu radha e krimeve të tilla, të sofistikuara apo jo të ngjeth mishtë. Prej disa vitesh asnjë krim i rëndë nuk po zbardhet, edhe pse ka zotime se kjo do të ndodhë. Kështu ndodhi me vrasjen e Fatmir Xhindit kur policia tha fillimisht se ishte goditje amatore dhe ngjarja do zbardhej shpejt, kështu ndodhi edhe me atentatin ndaj gjykatësit Konomi, kur sërish policia tha se krimi është pranë zbardhjes.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter, Edi Rama, kreu i PS, ka deklaruar se krimi po bën kërdinë se qeveria po bën kërdinë e saj. “Grabitje me vjedhje në argjendari? E pandodhur në Shqipërinë ku krimi po bën kërdinë teksa qeveria s’ka nge se ka kërdinë e saj për të bërë!”

11 komente në “Krimi nuk di të ndalur. Rama: Po bën kërdinë se qeveria po merret më kërdinë e saj”

  1. kyci i dorer says:

    O Edi! Editorialet dhe Twiterar jane per diasporen jo per ata qe te dhane voten ne Tirane. Mund te besh fushate elektorale me facebook-a etj. po jo opozite. Ata te huaj dhe “keshilltare” mediatike e PR-a te perkedhelin sedren per gjoja tolerancen dhe durimin modern evropian te opozites. d.m.th. tendin personal. Hallin e kane se nuk kane bythe dhe nerva te merren perseri me Shqiperine/shqiptaret. Edhe nese disa i genjen mendja se Shqiperia eshte si Libia, nuk kane haber nga politika nderkombetare. Nuk e leviz gishtin Evropa per shqiptaret se nuk kane cfare t´i ofrojne evropes vecse dhimbje koke. Ata qe interesohen i ka futur ne rreth Ilir Meta&Co dhe cmimi dihet. Gomarin e nxjerr vetem i zoti nga balta. Po mesa duket ne Shqiperi eshte i zoti ne balte dhe jo gomari. Qente qe lehin nuk te hane-se jane te lidhur. Keto jane shqiptaret ne Shqiperi. Qente qe lehin nuk te hane-se jane larg. Keto jane shqiptaret jashte.

    1. arsen says:

      Aprovoj plotesisht.

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Ky eshte vetem fillimi i nje Tragjedie kombetare qe po ngjason gjithmon e me teper me Rion dhe San Paolon e Brazilit.Vjedhje,vrasje,perdhunime.Fatkeqsia jone ka nisur Marshimin.Zoti na ruajt nga keto Monstra. Berisha klith ne Parlament “ta boj fytyren ma te zeze se kepuca”dhe ne praktik vrasesit zbatojne fjalet e nje KRYEMINISTRI te CMENDUR,vrasin sikur te luajne filma.Shkaterrojne familje te tera.Ku do te shkojme me kete shoqeri KRIMINELE???????????

  2. Xhelati says:

    Kjo qeveri ekziston duke bere krime dhe terror.
    Mallkuar qofte kja qeveri injorantesh!

  3. Kris says:

    Si mund te besh opozite kunder Berishes?Pothuaj e pamundur per nje opozite normale dhe per Ramen.Berisha eshte e keqja me e madhe qe ika ndodhur ketij vendi.Dhe te gjitha mekatet lahen ne kete bote,shihni Kadafin,Berisha dhe lukunia e tyre e hienave kane bere para te madhe kane komprometuar nderkombetaret,shihni qendrimet e tyre,pra c’fare ngelet per te bere?!Por demokracia nuk vendoset ne nje dite apo njezet vjet duhet kohe duhen njerez demokrate dhe jo kriminele te races Berisha-Meta.Na duket sikur Rama nuk ben opozite!?Rama eshte me i duhuri sot kunder Berishes.Pray and Hope.

    1. loni says:

      Shume e sakte Kris…biles do te shtoja qe eshte fat per Shqiperine qe ka kryeopozitar njeriun me vizionar qe ka pare Shqiperia ndonjehere, europian i vertete qe shume shpejt pasi shqiptaret te HEDHIN KRIMINELIN SALI BERISHA NE PLEHRA DHE TI JAPIN DENIMIN E MERITUAR ATIJ DHE TE GJITHE BANDES KRIMINALE QE SHKATERROI VENDIN, dhe te zgjedhin Edi Ramen si kryeminister, ai do ta ndryshoje Shqiperine sic ndryshoi Tiranen.

  4. Lani says:

    Politikan medioker ky Rama! Krimet ndodhin kudo ne bote, por nje politikan normal i referon krimet ne perqindje me nje periudhe te meparshme kohe, p.sh. me krimet ne Tirane kur Rama ishte kryetar bashkie.

  5. Gazi says:

    Krime ka kudo dhe nuk ndalen kurre!

    Por SALA duhet te kish ikur kohe me pare! Kemi 20vjet demokraci dhe jemi akoma ne diktature!
    Nese e mendoni kete nje demokraci te lire per mendimin time gaboheni!
    A ka ndnje te drejt nje qytetar shqiptare ne vendine e tij! Pergjigja eshte JO! Ateher cfare demokracie eshte kjo!

    Kaq duhet te mendoj populli shqipetare: Kush ka qen SALI BERISHA, pastrusi i Enver Hoxhes, ateher ka huqet e enverit!?

    Merni pak shembull nga shtetet e tjer se sa perpara kan hecur mbas 20vjeteve demokraci.
    Ne shqipei ka shume mafjoz hajdute dhe deri sa te ik ky brez shqiperia nuk ecen perpara kurre.

    Kete mendim kame une (mos me keq kupton se cdonjeri ka mendimin e tije)

    Kam 15 vjet qe nuk jetoj me ne shqiperi dhe nese shqiperia do te rregullohej si evrova nje dite te ter shqipetaret do ktheheshin ne vendlindejen e tyre……………..

  6. tironci says:

    KESHTU NDODH KUR DREJTOJNE VENDIN DIKTATORET ..

  7. eni ;leka says:

    per 20 vjet clirim pas lufte o gazi,enver hoxha ngreu gjith shqiptaet ne rindertim dhe u be nji mrekulli nga qe shqiperia ishte pa rruge ,drita ,shkolla ,spitale,ishte xhungel.po keta maskarenj qe 20 vjet cfare kan bere vetem kane perzere rinine nga vendi kush malit ,kush pa dokumenta,me dokumenta,cfare skemi hequr,dhe keta kane vrare prere sic kane dashur,nji vend pa institucione drejtesie dhe ato qe jane jane fantazma.

  8. Per Atdhe says:

    Opzite nuk behet me editorjale. Por me demostrata te fuqishme, ashtu si vendet arabe, qe i dhane nje leksjone mbare botes. Historikishte per ndryshime te mira kemi qene te fundit, per te perqafuar te keqen jemi te paret. Ne ishim populli i fundite qe morem pamvarsine nga turqia, ne ishim nder te paret qe perqafuam komunizmin. Ishim te fundit ne europe qe e shembem ate, jo se e shembem po u erdhi ngrodhja. Se te jete per te shembur shembim qeverine komuniste, dhe super te korruptuar te komunist baloz berishes. Liberalizimi i vizave ishte i fundit nder shtet ballkanika. Pra perseri te fundit. Le te shkojme dhe pak me tutje, akoma nuk kemi mare statusin per te hapur negocjatat per ne Be. Dhe cfare eshte me e keqe shume socjaliste i bashkohen LSI-se, qe do te thote i bashkohen hajdutit i bashkohen shpejte se keqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje