Vejusha e Gadafit: Hetoni kush ma vrau burrin (FOTO)

21 Tetor 2011, 21:10Politika TEMA
Vejusha e Gadafit: Hetoni kush ma vrau burrin (FOTO)

Vejusha e Gadafit ka mbështetur kërkesat ndërkombëtare për një hetim mbi vrasjen e të shoqit. Ndërsa festimet vijojnë, zyrtarët e qeverisë tranzitore janë detyruar të shtyjnë varrimin sekret të tij për ekzaminime të mëtejshme.

Ka zëra se një plumb ka dalë nga pistoleta, që iu gjet diktatorit, duke e goditur atë në kokë.

OKB dhe Amnesty International kanë kërkuar hetim pasi doli në pah se diktatori ishte i gjallë, fliste e lëvizte përpara se të rrëzohej përtokë i mbuluar në gjak. “Mi,” i bërtisnin rebelët dhe e godisnin sërish dhe kur u shemb. “Mbylle gojën, qen,” përgjigjet me gjysëm zëri Gadafi.

Trupi i tij është vendosur në një frigorifer në një qendër tregtare në Misrata, ku normalisht mbahen ushqime. Rebelët duan t’i tregojnë botës se ja ku është, i vdekur.

Por jo më pak shqetësuese kanë qenë fotot e djalit të vrarë të Gadafit, Mutasimit. Janë momentet përpara vdekjes, i ulur mbështetur me murin, duke pirë një cigare.

Pak më vonë, fotot e tregojnë atë të shtrirë me një plagë të madhe në fyt.

Gadafi duke u shembur pertoke, i mbuluar ne gjak

Rebelet e paraqesin trupin e Gadafit si trofe

Djali i Gadafit, Mutasimi, pak perpara vdekjes

 

24 komente në “Vejusha e Gadafit: Hetoni kush ma vrau burrin (FOTO)”

  1. ladi says:

    me vjen keq per cdo te vrare. te pakten luftuan derri ne fund te jetes

    1. SALBATORE BUSHATI says:

      nuk ka rregulla kur eshte fjala per revolte popullore kunder diktatoreve. pse mos u morr kush me causheskun? jane momente zemerimi dhe ne keto momente cdo gje ndodh. kujdes diktatore, mos e zemeroni luanin popull se ….

  2. Rilind says:

    Nuk duhej ti pushkatonin. Duhej ti ekspozonin te gjalle ne ndonje shesh ne Tripoli ose Misrata ku beri shume krime, dhe njerezit me ardhe ti peshtynin nga koka tek kembet. Pastaj ti thoshin botes: Merrini e u beni gjyqin tani.

    1. Gomari says:

      Jo, mire ja kane bere qenit. Qen ishte dhe si qen rrugash vdiq. Perse OKB dhe Amnesty International nuk shqetesohen dhe te merren me hetimin e perdhunimeve masive qe ushtaret( qe ju kishin dhene viagra) praktikuan kunder popullsise libiane me urdher te ketij qeni. Apo ju dhimbset qeni tek i cili kane investuar gjithe keto dekada qe ai ka qene ne pushtet?

  3. Aqifi says:

    Barbare islame…

    1. armand says:

      Thjesht dhe sakte: barbare islame.I treguan botes se s’kane asnje ndryshim nga Gadafi.E keni te kote qe gezoni o Libiane,do ktheheni ne nje shtet ku ligjet tribale kane per t’jua nxirre jeten.

  4. A T Z says:

    Se keta te tanet kur te vije koha do te ikin si zoterinj dhe do te jetojne ne Bahames si pashallare me parate vjedhura nga Shqiperia dhe shqipetaret.

  5. Landi- Sverige says:

    Kjo eshte lufta dhe ligjet e saj jane te tmershme. Ata e kishin zgjedhur rrugen e tyre, luftuan deri ne fund dhe u vrane. Por me bene pershtypje shqetesimi i komunitetit boteror per vrasjen e diktatorit para kamerave, kur vrasje para kamerave ndodhen ne mes te Tiranes, ne civila te pa armatosur, nga forca qeveritare. Mos valle jeta e tyre ishte me pa vlere se e atij diktatori qe ne fund te fundit kishte bere krime cnjerezore?
    Atehere si shpjegohet qe keta nderkombetare i dhane doren vrasesve te civilave ne bulevard? Si ka mundesi qe urdheruesi i vrasesve te quhet burre shteti nga nderkombetaret?
    Boll me keto lot krokodilesh, por ndihmoni vendet me probleme demokratike, duke mos u ferkuar kokat diktatoreve dhe gjithashtu ndihmoni femijet qe po vdesin neper bote nga mungesa e ujit, ushqimit si dhe e vaksinave si ne Kenia e Somali. Para se te beni nje bote ideale me teorira utopike, jepuni femijeve te botes mundesine te jetojne.

    1. jimyPO PSE ATA QE LANE JETEN NE GERDECE PER NJE CAPE BUKE NEKE ISHTE E TMERR says:

      komenti juaj ore landi eshte realiteti i ketyre qe po heqin albanezet pore kushe ngrihet e ti rrjepin edhe keta si kadafi

  6. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Nuk me vjen keq sepse ishin kunder popullit, ishin kriminela qe nuk e merituan te jetonin qe kur linden. Edhe Berisha te kete kujdes me pushtetin, sepse populli do te shpertheje nje dite.

  7. nor says:

    C’ne djali i gadafit duke pi duhan? Nuk e dinte ai se duhani eshte i demshem per shendetin?? :p

  8. lani says:

    me then te drejten kisha vu bast se do e vrisnin para gushtit..humba 100 euro,,sa inat me vjen…po mendohem te ve nji bast per salen,,,me jepni ndonje mendim!!!!

  9. lani says:

    kjo dashka te dije se kush e vrau…ik moj pirdhu….

  10. lezha says:

    ne e shkatrrum shqipnine ne 97,, dhe legenat i kena prap ne kry te qeverise dhe tallin bythen me ne.. turp edhe e majm veten per trima,
    te gjithe di ishin sot ma te kenaqun ne vned te gadafit me pa salafin dhe ramafin ,, qe ja falen dreqit ket vend

  11. Boner says:

    Vejusha nuk duhet te merret me keto pune po te shofi per ndonje dashnor dhe te gezoje paret….

  12. tironci says:

    keshtu do kerkoj edhe liria per sali berishen neser .. per argit e shkelzen ..te gjithe diktatoret nje fund kane

  13. BARO CORROGJAFI says:

    HAKMARRJE E EGER,BARBARE !A NUK DO TE ISHTE ME MIRE TE JEPTE LLOGARI PARA DREJTESISE PER KRIMET E TIJ ? KJO ESHTE DHE NJE E DREJTE NDERKOMBETARE E NJERIUT NE BOTEN DEMOKRATIKE.NE KETU NE SHQIPERI,PO TE JETE E NEVOJSHME ,DO TE ZGJEDHIM KET RRUGEN E DYTE,ME NJEREZORN.

  14. jovan bregu says:

    o te keqen o gadaf me kaq ike ti me te lumte… po sala yne mo ah ma degjofte zoti lutjen time….

  15. ivani i madh says:

    Per denimin qe i dhane e kishte hak po vrasja pse u be ne ate menyre kjo le te dyshosh se mos mes rebelve ishin futur njeres te sigurimit te tij qe Kadafi te vriteshe ne ate menyre per arsye te mbyllen te gjitha maskaralleqet e tij e te bashke puntorve te brendshem e te huaj qe e mbeshtetnin ate gjate qeverisjes 42 vjecare.Per kete duhet te behen hetime te thella si dhe te miret ne pyetje personi qe kreu vrasjen se kjo te le te dyshosh se po te ishte vrare qe ne momentin e pare mbylleshe gjithcka po pas 2 ore dhune te vritet kjo te le pa zbardhur shume enigma .

  16. SHABA says:

    Mos genjeni veten o shqiptar, se Saliu u rrexua nje her me pushk, dhe ju ishit ata qe habitet boten, duke e votu dhjet vjet mrapa,me tetedhjet perqind te votave,tani mereni me pallavra duke thon ta rrexojm dhe nji her pa ta shikoj Saliu,do ti rruani trapin siç ja rrujtet,ju ne dor e patet dhe e zgjodhet krushk prap,mos u merni me barcaleta,mjaftouni duke sha sistemin e kalum, dhe dilni kerkoni pun se kini per te ngel pa buk,sa te jet ambasadori Amerikan dhe ambasadoret e kshillit te europes,ju nuk ju menderos njeri,sikur dhe njiqind her tju vij Saliu ne gryk te pushkes,jan kta te tjeret qe vendosin per fatin e Saliut me shok,ju nuk ju ve njeri ne rrefene,siç nuk ju vun ne 97ten,pranej mos u merni me prralla me mret,se çfar,do ti boni ju Saliut,ate e di vetem ambasada Amerikane,ju vetem boni gam gam kot,

  17. bazarxhevap says:

    Ekziston nje thenie ne Anglisht, e cila me ka pelqyer jashte mase !

    Ajo thote: ” If you live by the sword, you’r going to die from the sword ”

    Edhe Gadhafi, zgjodhi luften dhe masakren kunder popullit te tij, dhe me ne fund u masakrua per veten e tij ! Islamike pa din dhe iman, njerez pa seder, pa karakter, pa zot dhe atdhe, te cilet nuk njohin rregulla loje, dhe asnjehere nuk rrespektojne hapesiren dhe lirine e tjetrit !

    Ky Islamik kriminel, me emrin Gadhafi ka ne kurrizin e tij, jeten e 12000- Libianeve te vrare, nga rrefuzimi per te ikur nga nje pushtet qe nuk i takonte as i ka takuar kurre,pavaresisht se e shfytezoi ate per 42-vite me radhe. Une di te them dicka, per kete monster kanibal Islamik, i cili sot ka kaluar ne ferr: ” Justice has been served, and always will be, regardless of the circumstances “

  18. Vllazeni says:

    Kur ishin dhënë urdhëra për të vrarë kushdo që tentonte të kalonte kufirin më 1990 (pas ndryshimit të ligjit për të), një fshatar nga Rrogozhina, filloi të mburrej se djali i tij kishte vrarë nja 3-4 që kishin tentuar të arratiesshin andej nga Korça. Ore, – i thanë- janë të rrezikshme këto që përhap, se të shkojnë për të zezë tuajën.
    Po ku merret vesht ai……..
    Kështu, edhe këta që mburren se kush e ka vrarë Gadafin. Paçka se ju duket pak i turbullt krahasimi, paralelen e ka në të.
    Këta që e quajnë Gadafin islamik, e kanë gabim. Kjo, për disa arësye. E para, ai nuk ka qenë besimtar i asnjë feje, pra as në islam. Përndryshem buk do ishte ai që qe. E dyta, ai ishte mbrujtur me idetë serbo-sllave, se atje qe arsimuar.
    Tjetër: këta emërtime islamike a të krsihterta, mu s’më pëlqejnë hiç: Të jesj islam, do të thotë i paqës. Të jesh i durueshëm, edhe kjo është virtut i islamit. Por edhe të hidhesh në revoltë ndaj atyre që shkelin rregullat islame, si Gadafi, është islame. Pikërisht, kjo ka ndodhur në Libi. Çdo interpretim tjetër është larg së vërtetës.
    Ata që urrejnë islamin, është përzgjedhje e tyre. Kjo siç duket është edhe arësyeja pse populli shqiptar është bërë kaq i “krishtertë” që kthen faqen tjetër kur e qëllojnë në njërn. Bile, duron edhe shkelmat bythëve. Ka mbetur tja hyjnë në shkelma edhe përpara. Besoj, atëherë do jetë edhe fundi i “kristianizmit” të tyre që duket si i pakufi.

    1. e verteta says:

      Populli Shqiptar dhe Shqiptaret e vertete, kane qene te krishtere, perpara se halli i pushtimit Otoman, ti kthente ne islamike. Eshte nje e vertete historike, te cilen e di gjithkush me dy para mende ne koke, pavaresisht se dikush nuk i pelqen keto !!

      Ai dikushi qe nuk i pelqen, eshte jo Shqiptar, sepse Shqiptaret e paster dhe te vertete kane seder dhe jane burra, kurse Turqit, jane ku…….rva !

      1. Vllazeni says:

        bazarxhevap, & e verteta

        Jeni kontrdiktorë si me veten tuaj edhe me realitetin.
        Së pari, feja në Shqipëri (ndër të vetmet besoj) është diçka që është përqafuar ose me ndërgjegje ose nga rrethanat e momenteve historike. Fakti që shqiptarët kanë të paktën 100 vjet që nuk janë nën sundimin e ndokujt (të paktën ushtarak)Ata kane mbetur pothuaj në të njëjtin proporcion përsa i përket identitetit fetar. Tjetër është praktikimi, që i bën më tepër ateistë se sa të ndonjë feje abrahimike. Kjo besoj nuk do hulumtues.
        Nëse shqiptarët do të pranohej se i paska shndërruar pushtimi Otoman me dhunë, lind pyetja: Po në të krishtertë kush i detyroi të shndërroheshin? Si rrjedhojë e logjikshme, i bie se ata nuk paskan qenë edhe aq të krishtertë të fortë që e paskan pranuar konvertimin në muslimanë nga osmanët. Dhe kjo spjegohet edhe me arësyetimin bindës se asnjë fe në Shqipëri nuk ka rrënjë të thella sepse , në fund të fundit ato nuk janë fe me rrënjë Shqiptare por arabo-semite, pra nga lindja e mesme. (Se ka nga ato injorantë që kristianizmin e rrënjosin diku andej nga Spanja, me sa duket, a nga Roma, ashtu siç e ngatërrojnë zanafillën e Islamit në Turqi)
        Por ne po flasim për Gadafin. Gadafi as nuk ka patur as nuk ka pretenduar të jetë mbrojtës i ndonjë Islami, çfarëdoqoftë ai. Po e përsëris, ai u indoktrinua në Beograd, Serbi. Pra ishte një i marrë si çdo serb (përfshi Berishën që s’ka lidhje me shqiptarë a islam).
        Po të lexoni librin e tij të Gjelbërt, do të bindeni, ngaqë këto pak rrejshta që po shkruaj janë të pamjaftueshme për të rrjeshtuar të gjitha argumentat.
        Fakti që Gadafi përfundoi ashtu si përfundoi, unë nuk mund ta lidh me ndonjë ideologji të caktuar fetare.
        Janë shumë konjuktura që çuan në katraurën libiane.
        Mënyrat si mbahet një pupull i sunduar janë të shumta. Ajo e Gadafit ishte njëra. 42 vjet nuk janë pak. Sikur të jeshë i sunduar në të njëjtën mënyrë nga persona të ndryshëmm madje për edhe më gjatë, ku qëndron ndryshimi?
        Të gjitha mbretëritë apo perandoritë nuk janë asgjë më ndryshe se një diktaturë e klasifikuar si e tillë nga persona a teori të ndryshme. Enver Hoxha e tha që në fillim se do ndërtojmë diktaturë proletariati, dhe të tillë ndërtoi. Ai nuk është se po bënte tjetër nga ajo që kishte propozuar. Armët ishin në duart e ushtarëve atëhere. Ca gardhe nëpër të cilat kalonin dhentë e dhitë e kullosnin në reaprte ushtarake me municione, ndanim armatimin nga populli. Ku ishte populli i lodhur nga diktatura që nuk u ngrit. Apo ishin shndërruar në ateistë nga Enveri, dhe u desh 1997 të ishin shndërruar sërish në origjinë (vërtetë , ç’origjine iu kthyen?) dhe rrëmbyen armët kundër diktocracisë.
        Një populli, kur u shkon në palcë, bën atë që bëmë ne më 1997, por na e sollën xhelatin prapë në krye, po ata që e mbanin Gadafin për dekada, ashtu si edhe Enverin, ndoshta- deri në atë pikë sa nuk mbante ujë pilafi më.
        Pse vallë, ç’kujtoni se qëndronin në sundim aq të rreptë Mubaraku, Gadafi a Ben Ali apo Slaeh po të mos ishte dakord kryexhelati US? Jo, Amerikës i kanë rënë këllqet dhe nuk mund t’i komandojë më kukullat nëpër botë, ashtu që t’i shërbejnë asaj. Dhe, atëherë llogaritë e këtyre gadafëve vijnë e përmbysen, ashtu siç i shihni edhe ju që besoni se kjo ka të bëjë me islamikë e stërislamikë. Hapni sytë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje