Një shitje e shëmtuar dinjiteti

21 Tetor 2011, 18:08Politika TEMA

Reagim për deklaratën e dorëheqjes së z. Kujtim Sulçe

Nga Fatmir Toçi

Dëgjova sot me keqardhje lajmin se Kujtim Sulçe, kryetari i PS të rrethit të Vlorës ka dhënë dorëheqjen dhe ka kaluar në kampin e LSI-së. Ka qenë nga një miqtë e mi më të afërt në Vlorë me të cilin për vite me radhë na ka lidhur ideali i përbashkët rreth programit të Partisë Socialiste, lufta e përbashkët kundër korrupsionit, kundër drejtimit kriminal të vendit nga aleanca hibride PD + LSI, përpjekjet për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë dhe forcimit të vazhdueshëm të strukturave të PS, si e vetmja forcë që do të mund ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe ta integrojë atë në strukturat e Bashkimit Evropian.

E konsideroj veprimin e kryer prej tij, jo vetëm të nxituar, por edhe të gabuar, pavarësisht nga pretendimet dhe argumentet që ai ka sjellë për vendimin e tij. Siç ja kam kumtuar edhe atij vetë, asnjë lloj justifikimi nuk mund të përligjë këtë veprim, të tradhtojë qindra mijëra socialistë vlonjatë më të cilët ka punuar për dy dekada, për qejfmbetje apo interesa personale, të cilat unë i di dhe i kemi debatuar ditët e fundit.

Kujtim Sulçe, akoma i turbulluar nga oferta çburrëruese e atyre që e shohin politikën si merkato dhe si fushë interesash e përfitimesh të paskrupullta nuk e ka kuptuar akoma se ç’ka humbur. Ka humbur dinjitetin dhe personalitetin e njeriut, ka humbur shokët e vërtetë dhe miqësitë e sinqerta, ka humbur dashurinë dhe simpatinë e vlonjatëve të zhgënjyer prej tij. Dhe përse? Për një vend pune dhe përfitime të tjera. Si mik i tij ia kam thënë dhe ia them përsëri: nuk shitet dinjiteti dhe ideali me para.

Ngulmoj të them se nuk ka vend për të debatuar mbi argumentet e tij. Ato mund t’i konsideroja për debat vetëm nëse nuk do dija, personalisht, të vërtetën që vetë Kujtimi më ka rrëfyer mua kur ishte ende i turbulluar nga oferta e Ilir Metës. Ka ikur tek Ilir Meta për interesa e favore, e jo për parime. Problemet dhe shqetësimet, edhe kur janë vërtet të tilla, zgjidhen brenda familjes. Ka ikur tek Ilir Meta për karrige jo për argumente. Ka ikur nga PS-ja si një i shitur i radhës, jo si një socialist idealesh.

Fjalët e sotme të Kujtimit e bëjnë edhe më të turpshme tradhtinë e tij dhe shumë më të ulët figurën e tij. E kam pasur mik por sot i them: na ke zhgënjyer të gjithëve.

54 komente në “Një shitje e shëmtuar dinjiteti”

  1. gjethi i thate says:

    Vetem per humbje dinjiteti nuk beht fjale ne kete rast.Po ta kishte ate,do te ishte dicka tjeter.Ketu bije ere shitje bythe aty ku te paguajne me shume.dihet qe tek PS skishte cte merrte dhe vajti vuri bythen te koqet e gomarit.Ptyyyyyyyyy.

    1. KA MARR FUND CDO GJE says:

      i kishte vajtur bytha ne gardh prandaj…hajt se ja fut lili mire sapo mos ti hyje me ne pune,atij,gruaj se tij,cupes po pati dhe gjithe sojit e sorrollopit kudo qe ndodhet.

      1. Aqifi says:

        C’jane keta trapa me keto deklarata “ka qene nder miqte e mi me te afert”? Do te fillojme te mallengjehemi tani me keta lepurushat qe i kane mbetur PS-se…

    2. fule says:

      Pra ishte i pakenaqur dhe kaloi nga opozita ne pozite? Nuk mundej qe thjesht te jepte dorheqjen, keta tipa kane si profesion te vetem te qenurit anetar Partie?

      Po ta leme dhe kete. Po hajde duroi kur te kthehen prape ne PS nje dite. Ja shiko Pollon me te tjere te kampi tjeter si u mlodhen tok kur e ndjene se po u vinte pushteti, keshtu do veje dhe kjo pune.

    3. raimondi says:

      VLora ka nje defekt te madh , qe nuk ka intelektuale –hahahahahhahaahhaahahahaha

      Ata me shkolle ne Vlore jane mbushesa topi –Komplet trapa

      –Ne Vlore te zgjaur jane ata pa shkolle looooooooooooool

      Sulcja ka ikur per interesa –Dhe keshtu do ikin te gjithe pake nga pake

      Po kjo gjinekollogia kush eshte ?

      –Nuk vihet femer ne krye ne Vlore , se nuk e ben dot femra ate pune , Ndaj duhet nje mashkull ne krye te PS-se qe ta organizoje partine -Dhe mundesisht te vihet ne krye ndonje me profesion Inxhinjer , qe ka punuar me njerezit
      –dhe jo keta mesusat , doktoret etj qe nuk kane haber fare nga puna me njerezit

      1. sikurteishadjale LIBERTA says:

        i pame meshkujt sa te zote jane….meshkujt jane te forte me GRATE …kurse me qeverine nuk kane B……….Prandaj lejani ne dore nje here gruas te dirigjoje.

    4. jimyPO PSE ATA QE LANE JETEN NE GERDECE PER NJE CAPE BUKE NEKE ISHTE E TMERR says:

      PO tekishin karakterin albanezet nuke do te vuanin pore si e kane shpirtin i shperblene edhe zoti

  2. kur e shiti virgjerine nje nga ikonat e letersise dhe kultures shqiptare
    dritero agolli cfare pret nga ky sulce ??
    po neritan ceka qe sala i theu dhembet dhe ky eshte nje pjatalares aristokrat ne stallen dixhitale te cobanit vicidolit ??
    SHKURT KUR SHITET DINJITETI DHE NDERI I POLITIKANEVE & INTELEKTUALEVE KAQ NEVERITSHEM
    AI SHTET DHE VEND TEORIKISHT KA MARRE FUND..E TRISHTUESHME POR E VERTETE.

  3. Laterza says:

    Me vjene vertet keq qe Kujtimi shkon tek mazhoranca, por kur nuk te degjon njeri dhe aq me keq kur Vlora ka rene ne doren e pinjollit te regjimit te kaluar i cili ja ka bere mendjen Edit çorap dhe kerkojne te vene nje gjinekologe ne krye te qarkut, atehere Fatmir si i behet?Kur Kujtimi kontriubonte per Vloren ne kohe te veshtira, Eltari dhe ndonje tjeter fshiheshin rrezave dhe qosheve te ngrohta…Turp per Deputetet e Vlores qe nuk ishin dhe nuk jane te zote per te mbajtur njerzit me kontribute ne gjirin e partis se tyre…Vlora eshte e madhe Fatmir dhe nuk eshte vetem Terbaçi?Po siç e keni nisur do te humbni shume shpejt dhe qarkun e Vlores duke ja dorezuar mazhorances…tashme ata numrat i kane per ta bere nje gje te tille,dhe ti Fatmir je ne halle dhe une te kuptoj…Mekat qe per nje gjinekologe ta beni Vloren çorap…

    1. Fatmiri says:

      Laterza!

      Po te kishte te bente me dinjitetin,perse nuk dha thjesht dorheqjen nga pozicioni i kryetarit Kujtimi , dhe te rrinte anetar i PS? Apo ka lindur per kryetar ai dhe tjeter gje nuk ben dot? Ti mendon se po u zgjodhe njehere kryetar,duhet te vdesesh ne ate pozicion? Kujtimi e pa qe nuk ishte ne listat e drejtuesve dhe beri te pakenaqurin.Sa per gjinekologen,te gjithe kane respekt dhe besim ne menyren e te drejtuarit te saj.Ti Laterza ta dish mire qe Vlora nuk mund te dorezohet aq kollaj tek mazhoranca per faktin qe Kujtimit i vajti mendja per te kaluar dy ore pas gardhit te LSI. Çeshtje integriteti.

      1. Tomi says:

        ti duhet te jesh Arben Malaj se ai vjen shpesh ketu tek Tema si ata skuthat. o derr, partia prandaj eshte qe te garojne per postin drejtues dhe jo te shesin byten nga nje parti ne tjetren se behesh si puna e kur…

    2. xhoni says:

      Ne se ti,o laterza,je gati te SHESESH MORALIN DHE DINJITETIN per nje gjinekologe apo veterinere,turp i madh per kete KUJTIM SULCEN,qe shet PARTINE DHE ELEKTORATIN PER KARRIGEN E METES!!!Keshtu tha edha TAVUA kur iku nga PS-ja,se po iken per parime,por shpejt i doli boja,se ne LSI NUK DALLOHET NJERI PER PARIME,por per HAJDUTLLIQE!!!Ne se ne Vlore ka njerez,qe nuk ju pelqen PS-ja,nuk ka pse te LLOMOTISIN LART E POSHTE:LE TE SHPORREN NE BANDEN HAJDUTE E KRIMINALE TE BERISHES E METES,se ne PS nuk kane vend!!!PS-ja eshte parti e IDEALEVE DEMOKRATIKE E JO BANDE HAJDUTESH!!!ATA QE JANE MASKARENJ E NDJEJNE VETEN TE TEPERT NE KETE PARTI,SI KY SULCE-ja legen!!!

    3. Shefqet Cela says:

      Besoj se banon ne Laterza, me qene se nuk e njeh realitetin shqiptar.
      Me vjen keq qe nuk njeh kush eshte ustai i tanishem i Sulçes. Eshte ai qe vodhi florine e thesarit te varfer shqiptar. Me ata florinj po blen debutete dhe kuadro te PS neper rethe. Po te jap dy fakte:
      1. Me qe je atje, bej mundim dhe lexo La Republika. Do te gjesh nje artikull te pergjimeve te pushtit te Berluskonit- Lavitola, tashme nen hetim nga drejtesija italiane: “Ilir Meta mban ne kembe qeverine Berisha,
      Ka kater debutete dhe do te bleje 8 te tjere……”
      2. Keto dite eshte paraqitur nje denoncim ne pokurori ne Fier per nje rrahje. Banditet e LSI i kane bere oferta dhe pastaj dajak per te kaluar tek partija-bande LSI. Jane te shumte ata qe jane ngjyer dhe kaperxyer ylberin. Nuk kane ndruar seksin por karakterin, duke fryre xhepin dhe siguruar kolltukun, qe i hiqet nje tjetri. Ke degjuar per Tavon? Tani eshte zeevendes i Topallices. E vetmja “merite” e tije eshte kercimi si plesht.
      Pershendetje!

    4. Morava says:

      Nga inati i sime vjerre do fle me mullixhiun

  4. parim says:

    Ju te dashun politikane ,deputete ose jo,pse nuk e lodhni menjen me bo noi ligj per kta te zgjedhun qe shiten e blihen?

  5. arsen says:

    Nuk behet dot STAN ME LEPUJ. Kontrolloni mire aty ne PS, sepse nuk eshte vetem Sulce.

  6. sokoli says:

    KETO LEVIZJE DEPUTTETESH,ANETARESH E KRYETARESH SA MAJTAS-DJATHTAS DHE ANASJELLTAS ME KOSTO KAQ TE ULET KA FILLUAR TI KETE ZILI EDHE PRESIDENTI I REAL MADRITIT,BILE FLITE SE KY I FUNDIT KA BER ORVTJE PER TIU AFRUAR ILIR METES PER TE MESUAR ME SHUME QE NE MESIN E SEZONIT FUTBOLLISTIK TE GJEJE DHE AI LOJTARE ME PAK TE KUSHTUESHEM.

  7. Princi says:

    Une,nuk çuditem aspak ! Ne Shqiperi,tani,çdo gje shitet edhe blihet. Dhe,kjo,ne syte e nje pjese te madhe te shqiptareve cilesohet si zotesi,zgjuarsi, inteligjence,dobiçllek….Shitet liria, nderi, fytyra (cipa,l bindjet,dinjiteti,shoqeria,miqesia,drejtesia etj. dhe blihet pushteti, konforti,vendi i punes,tenderat, milionat,veturat,vilat,femrat etj.

  8. SHABA says:

    Per çfar dinjiteti flet ky mer vlla vetem per dinjitet politikanesh nuk flitet ktu ke ne,ne do ta rrexojm vet saliun, por po e rrexum nuk ka mo te vin mrapa EDI RAMA me shok me da bakllavan,nuk kemi nevoj ,noj gjo e modhe me drejtu shtetin si puna ktyne nuk osht,esht kollaj me i thon miletit vrit veten boj çfar te dush,keshtu qe vota nuk do ti japim mo ktyne pushtetin do ta ndajm me leter me brim,kujt ti bi brima,hallall le te boet kryeminister,te rrish mrapa Edi RAMES dhe ktyne te tjerve osht vetem humje kohe,do i varim teneqen ktyne,

  9. nik nik says:

    O toc , po cte bente ? Te te bente freski ty me Ramen qe dje erdhet ne ps . Ai eshte themelues i ps ne vlore e i takonte privilegji i kr te qarkut , perpara kandidatures tjeter !

  10. sokrat says:

    Kujtim Sumcia (alias Sulce) eshte ai qe thash ne krye te rradhes.
    PD e ka akuzuar ate, gruan e tij si spiun te sigurimit te shtetit dhe vajzen si te dashuren e nje deputeti socialist, tani tregoj qe eshte sumce dhe vete te prehri i berishes sepse ka detyrime nga mungesa e personalitetit personal.Hajt me mire qe iku.

  11. lili says:

    9 parlamentare po ju thote italiani i kam ble!Ky eshte i pari nga to!….

  12. iliri nga tirana says:

    Koklopa ka blere 9 socialista, prisni se nuk eshte plotesuar nr i 9 legenave.

  13. demokrati says:

    Ja perse riorganizimi i opozites, duke i hequr primatin shoshes socialist, eshte i domosdoshem.Ishin keta qe shiten dhe blene voten e shqiptareve, si ne pazar bagetish. Kjo eshte metamorfoza e klases politike shqiptare, qe eshte shnderruar ne kaste mafioze me ne krye buratinin Meta.

  14. demokrati says:

    Ja perse riorganizimi i opozites, duke i hequr primatin shoshes socialiste, eshte i domosdoshem.Ishin keta qe shiten dhe blene voten e shqiptareve, si ne pazar bagetish. Kjo eshte metamorfoza e klases politike shqiptare, qe eshte shnderruar ne kaste mafioze me ne krye buratinin Meta.

  15. Pena says:

    Pse cuditesh ? Anuk ua tha “La Republica” dje ,me gojen e atij sekserit,se:”…Ilir Meta ka vetem 4 deputete,por do te blere edhe 9 te tjere ” .Apo ka blere pak deri tani.Pse kot vajti ne Vlore e beri mbledhje Arben Malaj.Po K.Islami,B.Blushi.Harasani e te tjere,kot lehin,kurse ju flini gjume.Prapa tyre qendron me i poshteri i rraces shqiptare F.Nano.Ky eshte edhe me i ndyre nha S.Berisha e I.MetaJa pra se kush i ka shitur zgjedhjet dhe votat e elektoratit te PS-se.Z.Toci : Duhet t`i delni per zot besimit qe u ka dhene elektorati,se keshtu nuk mund te ecet.Keshtu s`kini per te fituar asnjehere dhe kriminelet e banditet si Saliu e Iliri do t`i forcojne me pozitat.Zgjidhini mire njerezit se u bete gazi i botes.Do te shijne me juve Kastriot Islamet me Malajt,Harasanet e Nanua.Ngjarjet ne Berat,Fjer,Vlore,Gjirolaster,Durres,Shkoder,e ku di une,tregojne se ju nuk e kini aspak situaten ne dore dhe po u bren diversioni i Saliut,Metes e Nanos . Ju ne fakt jini tulatur gati te gjithe nga frika e Saliut.Me frikacake nuk behet ky vend.Edhe ne se vini ne pushtet(megjithse eshte e veshtire keshtu si punoni ju),Saliu me Ilirin nuk do t1`u lene te qeverisni,pa le qe,me c`njeres do te qeverisni ?!

  16. pelivan says:

    Mendoj,se kujtimi,s’paska patur dinjitet prej kohesh,per deri sa merr kete vendim! Po te kishte dinjitet,do largohej,(arsyet i di ai),s’do t’i qasej asnje partie tjeter,pa le me partis se turpit te ketije vendi. Kesaj i thone jargosje gjer ne peshtirosje….

  17. Teodor Nushi says:

    E njoh Kujtiminn qe ne vitet 60, kur studjonim ne Fakultetin e Gjeologjise.Une dy vite me larte se ai. Kam patur shoqeri, madje me shume se kaq , me kete skraparli te konvertuar ne vlonjat. Kujtimi, ne cdo rast kur dikush duhet te zgjidhej per te qene ne nje vend drejtues, do e vinte kndidaturen. Ka nje kulture mediokre, qe kupton vetem ato gjera qe vijne pas parave. Eshte i semure nga narcizismi. Ka rene ne dashuri me veten. Shkoi atje ku e kishte vendin. Ne aleancen e hajduteve, te korruptuarve, batakcinjeve, vraseseve. Ai i ngjan nje brumbulli qe e terheq vetem era e bajgave. Shkoi tek bajgat.

    1. kaltra says:

      Ti qe e njeh ne vitet 60 ai ka qene vetem 10 vjec!! Por militante te tille i ka verbuar Edi Rama dhe Proletar Deda!!!

  18. Eshte me te vertet shume e dhimbeshme e madje e trishtueshme ,kur degjon apo merr lajme te tilla.Kujtimi eshte nje nga njerzit teper te devotshem te PS-se,me sakte ka qene,pasi tashme ka ikur. Nuk duhet ta gjykojme me mllef e as me urejtje verbale,por ta shohim problemin pajk me thelle…C\e detyroj mikun tim Kujtim Sulce, qe pershkoi udhen njezetvjecare , mes socialisteve vlonjate,gjithe veshtiresi e perkushtim qe sot ka bere nje nryshim krejt te papritur? Une them se rrenjet e se keqes duhen kerkuar atje ku edhe jane, sepse nese iku Kujtimi, e nese vazhdon historia e derisotme ne PS, do te shkeputen shume Kujtime…..Dhe te mos harojme se Kujtimi eshte nga ata te pakte nejrez, qe lene gjurme dhe eshte veshtire per t\i zvendesuar…Une them se e keqia nis nga Tirana dhe quhet ” Deputet”,quhet Kryetar bashkije” te cileve ,fateke

  19. Pisha Flamur ! says:

    Z-fatmir Toçi! Socialistët E Fatosit dhe Demokratët e Saliut janë si vëllezërit siamezë, ose eikuvalentë të njëri tjetrit.
    Më vjen keq që mendimi, të cilin duhesh ta jepja në funt ta dhash qysh në fillim për dy arsye:
    Së pari: Se jini një prej socialistëve me kofiçientë të mathë intelektual dhe me një euridicionë të mirë për kohën dhe
    Së dyti: Ju kini punuar operatv sigurim dhe e dini më së miri se këtë llojë demokracie të Arnautistanit e kini gatuar vetë duke sajuar nga një parti Marksiste Leniniste sikurse i thoshte Enver Hoxha, por faktifisht ishte parti social feudale, dy partia gjoja pluraliste.
    1-Partin e Punës Mëmë, socialiste, me shumicë sigurimin e brëndëshm dhe intelektualët më cilësor komunistë me tedenca komuniste liberale. dhe
    2-Partin Demokratike, me shumicë kontra zbulimin, duke futur dhe herojtë e heshtur nga kontigjenti i të persekutuarve, të cilët ju duheshin si garniturë. Duke ju vënë në krye komunistin fondamentalistë Sali Berishën, agjenti i sigurimit shaiptaro Sllav. U kthye shumë shpejtë nga një parti komuniste dogmatike në një parti Social Fashiste dhe po shtyp popullin me metodat e diktaturës së proletariatit, por në mbrojtje të Borgjezisë së bardhë. Ndërsa Ps- Me Agjentin Grek Komunistin Arumun Nano, konturoi vjedhjen unikale të pasuris kombtare, lejoi një liri për Çekistët e ps-së vith, të vjedhim deri sa u ngopën me gjakun e popullit duke konturuar borgjezin e kuqe. Kur të dy partit komuniste konsolodiuan sistemin e ri duke u kthyer nga komunistë të varfër, në miljader dhe milioner, Nano socialisti dorzoi pushtetin Berish Komunistit, dhe të dy vazhdojnë vjedhjen dhe shitjen e Shqipërisë simbas marrëveshjes konspirative të Venecjes.Veprimet e kriminelit Ilir Meta dhe sejmenëve të tij të tipit Sulçe janë pjes e lojës anti shqiptare të projektuar nga tradhëtari dhe anti kombtari Ramiz Alia, për të kthyer komunistët padron permanet mbi popullin, por tash më miljaderë. Në kontigjentin e shtypur futen dhe shtresa ish e persekutuar dhe intelektualët e ndershëm që nuk u kthyen në putha dorës dhe shërbëtor të borgjezis komuniste. Ju z-Taçi i kuptoni, por mjer populli dhe rinia e mashtruar që po e ha sapunin për djathë. Po ju bëj disa pyetje:
    1- A ka në udhëheqjen e Ps- kur ishte në pushtet, ose Pd-së ndonjë të persekutuar politik, makar ndonjë kryetar komunë ose bashkie, po drejtorë. Asnjë veç ndonjë ish spiuni të P.P.SH-së.
    2- A ka ndonjë deklarat nga partia Socialiste apo demokratike që ka dënuar sistemin e Enver Hoxhës si dakturë, ose P.P.Sh-në si parti vrastare.
    3 – Sa ish komunistë liberalë që dënoi Enver Hoxha si anti Jugasllavë duke përfshirë dhe kuadro të lartë riabilitoi P.Socialiste, përfshi dhe figurën poliedrike Sejfulla Malëshova. Si ka mundësi që e quani veten Parti perëndimore pa dënuar sistemin dhe ideoligjin e diktaturës së proletariatit. Humori më i math për një komunitet mjeranësh që besojnë, Tiranin e vuçitolit, por dhe agjentët e fshehtë të Grekut dhe Dushan Mugoshës.
    4- Dini gjë pse ndalohen veprat e shkrimtarit të shquar Agim Hamit Dukatit. Djali i intelektualit të shquar dizidentit komunist Gani Hamiti, rrjedhë e patriotëve permanentë nga vllazëria Hamiti. Sa kohë do i bëhet bojkot.
    – Z- Taçi unë i përkast bot kuptimit të së majtës moderne, por jam persekutuar rëndë nga kjo e majtë që po drejtohet nga kufomat e kuadrove të byrosë së partive dhe kryesit e kooperativës. Socialistët e rij dhe ata që nuk kanë qënë komunistë ose në sigurimin e shtetit ju po i persekutoni njëllojë si kulakët dhe Armiqtë dhe këtu kini koalicionin më kompakt komunistë me Partin e tiranit të viçitolit. Pra populli po e kupton se edhe socialistja nuk po denocon sistemin kriminel, por do të drejtojë akoma me sulçer dhe mentalitetet më të pështira të totilarizmit më dogmatik. Pra nuk ka tradhëtuar Sulçja, por vet P.S dhe P.D. kanë tradhëtuar kombin dhe po punojnë për iternacionalen me emrin Globalizmë duke shitur atdheun tek Grekët. Një shëmbull Pse nuk u ngre socialistja kundër regjistrimit pro Grek, kundër helmimit me gas nëpërmjet plehrave etj. etj. Sidoqoftë unë e dënoj byth lëvizurin metist sikurse dënoj ç,do tradhëti, ndërkohë mbështet socialistët e ndershëm të cilët së bashku me kombtarist të djathtë të tipit Mero Baze duhet një herë për një herë të rrëzojmë regjimin sllavo stalinist të Viçitolit, por socialistja duhet të dalë nga drejtimi me brigadierë të foragjereve dhe të vendosi drejtim modern jo me miljaderë, por me intelektualë të dalë nga gjiri i popullit.

    1. B Mustafaraj says:

      Hajde fjalim..!!! hajde…
      Ky qenka “Out”..fare!! O xhaxhi “pishka flamur, me çfare flamuri lundron ne dete te hapur se spo te marrim vesh cfare Je??!!!

  20. Adrian says:

    O njerez qe beni komente emocionale! Shihni pak me tej se se ajo qe duket. Fatmir Toci eshte nje nga ata qe u katapultua nga Rama, nuk ka provuar shkopinjte dhe burgun e Berishes. Nuk e kam tek Kujtim Sulce, nuk dua te flas me emra te pervetshem, po ka shume socialiste qe i kane dhene P.S. dhe ne nje moment flaken si lecke per te perkedhelurin e rradhes. Mos me thoni qe nuk eshte e vertete. Keshtu vetem sa i zgjatet jeta Saliut.

  21. Sinqerisht qe kam ndjerre keqardhje per lajmin mbi largimni e Kujtim Sulces ,nga partia socialiste e Vlores.Kjo sepse Kujtimin (aq sa e njoh) e njoh si nje drejtues punetor e te qete, te perkushtuar, e me nje pervoje njezetvjecare ne krye te socialsiteve vlonjate dhe qe patjeter ka lene gjurme dhe kontribut,tek socialistet e atij rrethi. Me vjen keq gjithashtu per disa komentues ketu,te cilet merren kryesisht me gjera qe s’kane te bejne fare me thelbin e ceshtjes,por baltosin figuren e Kujtimit,ne emer te nje militantizmi te verber dhe “dashurise ” se pakufishme per partine…Une s’jam nga Vlora,jam shume larg qe aty, por me duhet t’iu them te ndeurar miq, qe nje menyre e tille te gjykuari s’i sherben vet PS-se….Ne vend ti kushtojme vemendje shkakut,merremi me gjera qe s’kane asgje te perbashket me ngjarjen ,kur e verteta eshte se deputetet e tipit Fatmir Toci dhe kryetaret e bashkive te tipit Gjika jane bere ferrat e PS-se…Une ju siguroj se persa kohe kryetari rama do te tentoje te drejtoje strukturat e partise socialsite me keta “sovjete” duke anashkaluar drejtuesit e zgjedhur nga anetaresija, gjendja do vije e rendohet akoma me teper….As nje lloj trajtimi s’rezervon Rama per drejtuesit e partise neper rrethe,nderkohe qe fushatat e ndryshme elektorale, sherbejne per te vene dhjame kandidatet ,deputet apo per kryetare bashkishe e komunash…Ndersa Kujtim Sulcja dhe koleget e tij neper rrethe jane katandisur per turp te zotit..Dhe pastaj kur vjen puna qe edhe nje shans qe u jepet ,perseri u lihet ne dore “te besuarve” te kryetarit(depuetet apo Kr bashkish)..A nuk ju duket i demshem ky qendrim ? Ka qene nje praktike pune tjeter ,njehere e nje kohe:-deputeti shkonte jepte llogari perpara strukturave te partise,zbriste ne baze,direkt ne elektorat dhe jepte llogari,perpara tij,ndersa sot….Vijne njehere ne hene ,thjeshte per t’u dukur ,ose per te bere ndonje intrige e prapaskene te turpshme…Vetem keshtu s\mund te vazhdoje kjo pune.Une mendoj se ngjarja ne fjale duhet t’i sherbeje si kambane alarmi drejtuesve te larte te PS-se,per t\iu vene fre “kopetenteve ” te tipit Toci, Deda etj….Sepse keto kallepe dhe ti tilla probleme ka gjitheandej…

  22. star says:

    Mos u habitni se ai dhe gjithe soji i tije do kerkojne strehim ne PS,pas zgjedhjeve te ardheshme qe do te behen.Do ndodhe keshtu se te tille jane keto qe na shiten me moral ,por ne te vertete jane vemje qe i ngjitet cdo pushteti.

  23. Marisa says:

    Brova per kete analize !!! Une e njof personalisht z. Sulce dhe ka edhe me shume respektin tim

  24. Sinaj says:

    z.Sulce beri nje zgjedhje personale duke ja hequr emrit te tij ato pak vlera qe nder vite ja kishin dhen pa merit te Partia Socialiste .Duke njohur temperamentin dhe aftesin drejtuese te zotris ne fjal isha i bindur se me shum se ne nje deshtim personal nuk mund te arrinte . Partia Socialiste nuk ka me nevoj per njerz qe postin e vlersojen prone private duke neperkembur socialistet e vertet dhe duke kenaqur egot e tyre,z Sulce e mori vendin qe meritoi ne parti tashme por dhe ata kryetatre e tjer nuk besoj se do mund te zen me shum vlera se Kujtimi…

  25. Memo says:

    E kam njohur per te pakten 20 vjet, nga afer e nga larg. Kemi qene koleg pune ne nje ndermarje. Ne ka njeri pa dinjitet fare, ne ka njeri pa personalitet fare, ne ka njeri pa nder fare; ai eshte Kujtim Sulce. Per interes Kujtimi e fut koken ne mut, per interes Kujtimi q…het ne by…., per interes ai jep nderin e tij( ku kander ai) dhe te familjes.. Ai eshte njeriu me pa kollone qe kam njohur. Kur u be kryetar i PS, u habita. Me siguri e ka blere kryetarllekun. Me vjen keq per zotin Toci, pasi mendoj se nuk e kanjohur mire pavarishte se e ka pasur bashkepunetor. Perfundimisht ai eshte komplet PLEH.

  26. Niko says:

    Turp 1000 here turp te shitesh per nje vend pune.Njeres si ju qe tradhetojne Partine per interesa personale nuk mund ta kene dashur asnjehere ate.Nje nga ata je ti o Kujtim i te shkuares.Si do tu dalesh perpara shokeve,miqeve,qytetareve te shumte me bindje te majta te ketij qyteti te nderuar.

  27. Gazeta Tema Nr 1 says:

    Sa idiot, do i gjeje parimet e partise te pashkelura tek Meta kryebanditi i korrupsionit. Me mire qe iku se e tregovi veten se sa vlen.

    Kete koment e shkrojta fillimisht tek Panorama, por pashe qe nuk e kishin bere publike. Ndoshta nuk u pelqeu permbajtja se pashe komentuesit, pese gjithsej qe flisnin kunder Tocit. Ose nuk u ka pelqyer emri Gazeta Tema Nr1.

  28. aliu says:

    Shume here diskutonim mes shokesh ne Vlore se si ka mundesi te zgjidhej Kujtimi ne krye te PS se Vlores. Dashuria e tij me postet dhe karrieren vjen qe ne kohen e partise se punes kur ky medioker u be drejtor ne Albpetrol. Ky mezi e shtyu te mbaronte shkollen e larte (te tera notat 5, dhe menjehere e gjeti strehen , u be antar i PPSH.se.
    Vodhi sa deshi kur ishte Drejtor ne NNNGorisht dhe pastaj N/drejtor ne Albpetrol. Shkurt ky ishte hajdut i pacipe ose zorraxhi.
    Me ikjen e tij Partia Socialiste u pastrua nga nje bajge dhe kuptohet qe do te jete me e shendetshme.
    Sa per Kujtimin e falenderojme qe iku me deshire atje ku e ka vendin tek pazari i gjese se gjalle LSI,ku blihen e shiten vetem kufomat qe skane as dinjitet e as nder as personalitet.

  29. Jeni njesoj says:

    Po Dritero Shkerdhatokrat Agolli c’fare shiti?

  30. Kamer Nimani says:

    Dy fjal per Kujtim Sulcen si ish Kryetar i P Socjaliste ky proto tip paska drejtue P S e Vlores shum gjat une mendoj se ky njeri te ishte larguar nga ky fuksjon dhe mos te ishte angazhuar me L S I apo dike tjeter hajde se a mos ka patur nji te drejt apo nji hall dhe a mos i kishte dhen te drejt opinjoni a po shkruesit por kur e shofim se si ky njeri ka kapercye ahere kemi te drejt te themi e te flasim zi e ma per zi per kete njeri por kurr nuk e kisha mendue qe njerz te till e me fuksjone te tilla bejn keso veprimesh ahere kemi te drejt te themi per kesi tipash ku esht familja ku asht morali ku jan principet te bashkohesh me Ilir meten sot kur cdo dite i plas nga nji bem dhe esht pa kurrfar te ardhme ne politik ase ne shoqri nuk e kuptoj pra gjith kush e ka par e digjue ket sken e din mir se cfar ka ndodhur ne kete mes ne ket mes qendron paraja e pist e Ilir Metes nen embrellen e Sali Berishes por dua ta besoj se shum shpejt do ju vijen fundi sikur i erdhi Kadafit a e pat Foton e Lul Bashes me Kadafin te njejten pun ka ber dhe Luli Vrau 4 Shiptar ne bulevard se me urdher te tij jan vrar dhe Shptaret me ne krye Sali Bershen e Graduen dhe e ben Kryetar Bashkie per K Qytetin e Shiptarve si shperblim dhe tani lypin me u be dhe Konditat ne B E e tani kur si pranojn na paska fajn Opozita hade llogjik hajde

  31. Teli says:

    Sot, ky fenomene(kaperximi nga nje parti te tjetra) eshte bere i zakonshem. Kuptohet qe, nuk eshte fenomen i mire, por une mendoj se nje mesim duhet te nxjerre, c’zgjedhim ne krye te forumeve, se po te ishte ndonje anetare edhe s’eshte shume problem, por te te ike kryetari, le shije jo te mire. Perzgjedhja ne drejtim te forumeve ne rrethe apo dhe organizatave, per mua, eshte nje moment qe duhet te tregohet shume kujdes. Ketu shoh edhe nje pergjegjesi te deputetit, i cili shprehet se “e kishte mik” se s’paska njohur “mikun” e afert, po ata qe i njeh me pak?!

  32. aferdita says:

    Sekretari i partise socialiste te Vlores jep dorheqje ?????
    perse???
    A nuk eshte turp per nje sekretar partie te nje qyteti te madh dhe me tradita??Ai eshte treguar i dobet, i pa afte per te zgjidhur problemet e tija
    I pa vendosur , i ceket ne formimin ideologjik te partise . turp per te .Ai qe ka te drejte nuk jep dorhqje . Lufton deri ne fund duke argumentuar me fakte konkrete, problemet qe e prokupojne .
    para partise para kongresit. faktet po tregojne se ju nuk keni punuar me perkushtim per idealet e partise, por mendoj ju dhe disa socialist goja te flaket,por po minojne partine
    Qe te lesh partin tende qe ta kane besuar dhe te kalosh ne partine tjeter?- eshte tradheti. ketu luan korupsion pa asnje me dyshje dyshje
    Njeriu i ndershem,puntor, i pastert moralisht nuk e bene kurre kete xhest te felliqur.Eshte shume mire per partin qe te pastrohet nga keta njerz te koruptuar(partia socialiste mbane pergjegjesi se disa element i ka ledhatuar shume) nje njeri qe shete partin ai kategorikisht te perjashtohet , demokracia eshte mbrenda ne parti por po kaloi jasht saj , ajo eshte tradheti dhe keto tipa njerz nuk i duhen partise

  33. B Mustafaraj says:

    Ouuuuu, kete nuk do ta besoja… Ska mundesi qe Kujtim Sulce te jete blere nga LSI-ja.
    E njohe mire Kujtimin…me duket e pamotivuar levizja…Por siç duket ka bere pak a shume siç beri Bardhi Meli, ish kryetari bashkise Patosit…
    Tani o Kujtim, futi dhe Ti nje dashnore si Bardhi dhe hallall teseren e LSI-se. Ki parasysh se pa dashnore zor se do te mbaj dhe LSI-ja…

  34. Haxhi Qamili thote says:

    O Marisa!ti po thua bravo per kete analize dmth per ate qe ka shkruar Toci qenke dakord,por edhe paske respekt per Sulcen,dmth tyja e te ha e te kruhet,se keshtu del ketu.Ore po mblidhni more trute e kokes po hiqni njehere te keqen me te madhe qe ka zene kete vend shporreni Saliun me soj e sorrollop e beni Shqiperine se keshtu si po shkojne punet se ka te gjate Shqiperia,kjo i leverdis poliagjentit Sali.

  35. omer says:

    e ka ble kokelopa me eurot qe na i ka vjedhur neve

  36. dele says:

    beni nje ligj qe te ndaloje kete maskarade , ai deputet qe shitet tek nje force politike qe s’e ka perzgjedhur elektorati i tij , te bjeri menjehere, c’kuptim ka kjo te te zgjedhi elektorati i PS dhe te gezosh si individ floririn e LSI. te ngrihet elektorati , te kerkoje te drejten e votes, perndryshe ketij cirku me majmune do t’ia shohim hajrin.

  37. vlora 1 says:

    Une nuk i di prapaskenat por DI qe te shkosh te Ilir M…eshte gjeja me e keqe qe nje njeri mund ti lejoje vetes.

  38. vango says:

    shoke jane ata qe ju puqet karakteri. Ti Fatmir, je vertete nje Kuçiot qe di te mbash besen dhe miqesine, por di te dallosh qarte dhe pseudo shoke apo miq. I ke rene kokes Sulçes, ketij tipi Hurjahip. Pershendetje nga Belgjika

  39. eltari says:

    Pse cuditet ky fatmiri. Ke pyeti ne vlore kur e beri kryetar. Harron qe perzuri dhe u be armik me gjysmen e partise per te bere kryetar bashke me shpetimin. Kur e ka njohur ky kujtimin qe e njohka per dinjitet dhe burre te mire. Si duket e njihte nepermjet eltarin. Do te shikoj sa dinjitet do te kete kjo qe po perpiqen te zgjedhin ne qark nese do mundin. Me keto mendje nuk do te vini kurre ne pushtet, por ti dhe eltari do jete deputet perseri, kurse shpetimi do vazhdoje kryetar dhe perseri do gjejne ndonje kujtim ta vene ne krye

  40. Toci says:

    O Toc i Tocave qe je duke zhvilluar nje linje te fuqishme me emrin “Tocist”. Njerezit me mendje si ti, po e bejne PS Tociste.

  41. roland says:

    ne shqiperi duhet te rikthehet denimi me varje ne publik jo per ato qe vrasin(25 vjet burg u del ketyre per te vrare veten)por pikerisht per keta qelbesira qe po vrasin virtytin me fisnik te shqiptareve, dinjitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje