Tiranë, grabitet argjendaria, vritet pronari

21 Tetor 2011, 18:50Politika TEMA

Një grabitje më armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Sipas burimeve të para mësohet se dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një argjendari. Nga të dhënat e para të policisë mësohet dy personat e armatosur kanë qëlluar  për vdekje pronarin e argjendarisë Rrapo Sinanaj 62 vjeç i cili ka bërë rezistencë ndaj tyre.

Sipas gazetares së Ora News në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda në argjendari, ndërsa viktima punonte së bashku me vajzën e tij. Ngjarja ka ndodhur pranë ish restorant Durrësi, ndërsa grabitësit janë larguar me një motor. Në momentin e grabitjes, pronari ka qene i vetëm në ambientet e argjendarisë, ndërsa sipas policisë  62 vjeçari është qëlluar me plumb në kokë.

Ndërkohë uniformat blu të kryeqytetit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre.

11 komente në “Tiranë, grabitet argjendaria, vritet pronari”

  1. tylyfi says:

    justifikimi i drejtè i PS qè nuk bejnè protesta èshtè rreziku i degradimit nè dhunè,po edhe kèshtu po shuhen jetè cdo ditè !

    1. Vlora says:

      keta jane kokpalaret e berishes e te metes,,,,, dhe jo ata te 21 janarit
      i marin mesimet nga padronet e tyre……
      vidh e vrit berisha-meta lart——–vidh e vrit edhe keta poshte…..
      ky eshte shteti

      1. jimyPO PSE ATA QE LANE JETEN NE GERDECE PER NJE CAPE BUKE NEKE ISHTE E TMERR says:

        do tju vije ora edhe berishes e metes si karidafit se shume po e grabisin kete vende te mjeresh

    2. Vlora says:

      keta jane kokpalaret e berishes e te metes,,,,, dhe jo ata te 21 janarit
      i marin mesimet nga padronet e tyre……
      vidh e vrit berisha-meta lart——–vidh e vrit edhe keta poshte…..
      ky eshte shteti i mrekullive……

      1. Tirona says:

        Me jam dakort me komentin tuaj.

  2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Keto jane progreset dhe arritjet e qeverise Berishjane, rritja ekonomike qe paraqet Berisha ka shtyre 2 personat te grabisin argjendarine me dhune. Ngushllime familjes, tani vetem po ngushllojme meqe krimi eshte ne rritje, kurse ekonomia eshte ne falementim.

  3. toni says:

    Grabitje te tilla,ose te ngjashme beheshin ne vitet 1992 deri ne 1997,pra asgje me shume po ka kohe qe jane kthyer keto metoda,e keto dihet kush i ben,nga menyra se si eshte vepruar dhe me sa lexova per ngjarjen eshte perdorur motor per te ikur sa me shpejt e kollaj,po kjo nuk do ishte lehte nese grabitesit nuk do kene ndonje lidhje ne polici.flm

  4. Brazili says:

    Ngushellime familjes,cfare te thuash.Nga fukaralliku jane shtuar shume keto kohe grabitjet.Keto ndodhin se jemi ne zhvillim te madh,mbas Gjermanise,thote maloku.

  5. nga deti kuq e zi says:

    me vjen jazakonisht keq se si po iken jeta kot ne shqiperi per cdo njeri, krejt pa bere asnje te keqe, mund te gjendesh preh e degradimit te realitetit ne vend !

  6. Anonim says:

    I kane keto gjera parajsat ekonomike.

  7. kosovari says:

    njerz kanibala po ska dit qe nuk mbytet ndonje njeri po qfar njerz jeni ju a jeni ne ket tok po ku jetoni ju duhet patjeter mju dal edhe ni enver hoxh tjeter se ju nuk mushni mend mor legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje