Sekseri italian, Valter Lavitola, përgjimet e të cilit po publikohen nga gazeta La Repubblica, e dinte që po përgjohej. Kështu bën të ditur gazeta italiane, e cila thotë se në një rast, ai shmang qëllimisht një bisedë me Berluskonin, që i vinte nga sekretaria e kryeministrit italian. “Jo, jo, e marr unë nga telefoni fiks,” thotë ai.
Sipas La Repubblica-s, Lavitola përdorte kode komunikimi gjatë telefonatave të shumta që bënte. “Do të bëj një bingo, një bingo biblike në Shqipëri,” thotë Lavitola në një telefonatë me Paolo Polettin, zëvendësdrejtor i Shërbimit Sekret Civil. Nuk dihet për çfarë afere bëhet fjalë, por Lavitola thotë se do e mbarojë shumë shpejt. Janë disa telefonata ku del çështja e ndërhyrjeve në Shqipëri.
Ndërkohë, siç thotë La Repubblica, e vetmja herë kur Lavitola përdor emrin e Berluskonit, është kur flet me Ilir Metën. “Mirëmbrëma, Berluskoni nuk është. Është nisur për në Rusi, më ka lënë shumë përshëndetje. Më pas me të do kombinojmë një takim,” thotë Lavitola.
Bingo biblike, une mendoj se ka kuptimin “fitim i madh dhe i menjehershem”