Berisha e Meta e paraqitën si njeriun e Berluskonit, që kishte ardhur si ekspert për digat, por ai kishte mbërritur për një aferë. Synimi ishte të merrte një HEC, me ndërhyrjen e sekserit Lavitola
Në janar 2010 në Shqipëri shpërtheu alarmi i krisjes së mundshme të digave të hidrocentraleve. Alarmi erdhi pas përmbytjeve të mëdha të Shkodrës dhe zonave përreth nga keqmenaxhimi i rezervave ujore dhe abuzimi me qëllim fitime maksimale nga shitjet në kushtet e tolerimit ekstrem të kushteve të sigurisë. Pakkush e mban mend në atë kohë një personazh që u prezantua për publikun shqiptar herë si “kryetari i digave të Italisë” dhe herë si “ekspert i digave”. Zotëria në fjalë quhet Roberto Guercio.
Emri i tij gjendet ende në sajtin e Këshillit të Ministrave dhe fotor përkatëse me Berishën Metën e tj janë ende të gjetshme lehtë në të gjitha agjencitë. Z.Guercio ishte i dërguari i Berluskonit për të shpëtuar digat shqiptare, – u shkruajt asokohe në shtyp dhe vetë z.Guercio dha deklarata të shumta ku analizonte gjendjen e digave tona dhe jepte rekomandime.
Dhe pikërisht zotëria ekspert që do shpëtonte qytetet tona nga përmbytja,delnë këtë përgjim të publikuar në kuadrin e skandalit të përgjimeve të Berluskonit në Itali, si një përfitues si shumë të tjerë në këtë “fushë”.
Z.Guercio në këtë telefonatë të përgjuar me Lavitolan, i kërkon këtij që Berluskoni të flasë me Berishën. Më poshtë, telefonata e përgjuar, e botuar në median italiane.
– “Valter…, duhet që kryeministri të marrë në telefon atë Berishën dhe t’i thotë që po shkoj atje për të folur për atë çështjen” – thuhet në telefonatën e Guercio.
– “Në rregull, kjo është urgjente?”, përgjigjet Lavitola.
– “Sa më parë, aq më mirë është, pasi kam gjetur paratë dhe duhet të sistemoj gjërat”, përgjigjet Guercio.
– “E kuptoj vëllai im, por në këto ditë nuk është gjëja më e lehtë për t’u bërë”, thotë Lavitola.
– “Mua më mjafton një telefonatë, që t’i thonë se po shkoj. Le ta telefonojë qoftë edhe Fratini”, vazhdon Guercio bisedën e tij…
Dhe jo vetëm kaq. “Relievi” i interesave të errëta, ku vështirë të ndash, “ekspertët” dhe “të dërguarit e qeverive” nga sekserët dhe pazaret, plotësohet më tej. Z.Guercio shfaqet me interesa në hidrocentralin e Kalivaçit, të cilin e ka… E merrni me mend se kush? I famshmi Bechetti, personi i kontratës së plehrave me Fatos Nanon, kontratë e cila u ngri falë presionit të shoqërisë shqiptare asokohe, dhe është rishkrirë tani nga Berisha, e maskuar si nevojë e “industrisë shqiptare së riciklimit”.
Eshte e qarte qe qeveria se kishte hallin ke digat se edhe po te caheshin ato dihet qe i gjithe faji do i hidhej Enverit,por sigurisht dhe personave
“Valter…, duhet që kryeministri të marrë në telefon Atë Berishën …..
Ke duhet te marrë në telefon ???????????????????????????
Atë,INFERIORIN e Vucidolit.
Prijesi i TRASH i Skyptareve.
I LINDUR INFERIOR ne shpellat e Vucidolit.
Shqiptaret e ndershëm duhet të hedhin ne gjyq prinderit e tij qe i kane dhene jete kësaj MONSTRE.
Fatkeqesisht ne kete forme eshte zhvilluar thuajse çdo lloj tenderi apo sipermarje ne Shqiperi qe prej te pakten 20 vjetesh.
Nuk mund te quhet Berisha shkaktari i çdo te keqe shqiptare, dhe pse ai eshte nje moster.
Eshte e gjithe shoqeria shqiptare qe ushqen kete sistem i cili ngreçet shpejt pa korrupsion.
Korrupsioni ne “demokraci”, eshte po aq i domosdoshem sa vaji te motorri….
Cudi e madhe me duket qe edhe ai paska qene nje mashtrues ordiner. Kjo per faktin qe dhe Jozefina ju tha shkodraneve ne gegnisht se ai asht eksperti ma i madh sot per sot ne bote dhe z.Berisha jua pruni per me pshtue Shkodren….
Kuptohet lehte ikleshja e ketyre sekserlesheve me pronare te leshit shqiptar ne kete kohe te turbullt te qeverise leshjane te shpellarit dhe ata qe e ndjekin me bythpambukesine e tyre.O zot hiqjau leshte ketyre shpellarakeve ne keto dite te acarta qe po kalon ky popull duke pritur te bleje nje grusht lesh shpellaku.