Hapni rrugën! Po kalon Kryetarja e Kuvendit!

23 Tetor 2011, 11:12Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Para ca ditësh, midis orës 10:00 e 11:00 të paradites, po vija nga Tirana e Re në drejtim të bulevardit, dhe tek Libri Universitar doja të kthehesha djathtas e të merrja për nga Garda e Republikës. Por rrugën ma kish bllokuar një motoçikletë e policisë së qarkullimit rrugor, e vendosur për së gjeri, dhe një polic që urdhëronte të gjitha makinat të ecnin drejt ose majtas. Djathtas jo. Hapa dritaren e krahut të djathtë të makinës dhe kërkova pak konfidencë me policin: “Si është puna? Çfarë ka ndodhur?” Polici ma pranoi konfidencën, por më bëri një shenjë, me anën e së cilës donte të thosh: “S’kam ç’të bëj, nuk është në dorën time, prandaj ecni drejt”.

Mora drejt për nga bulevardi, u ktheva djathtas drejt Korpusit Universitar dhe po vija rrotull për të dalë tek hoteli “Carlsberg”, afër të cilit më duhet të ndaloja. Ngjitur me hotelin është një rrugë që lidh rrugën që kalon para shkollës “Petro Nini” me rrugën që lidh Gardën me Librin Universitar, dhe kalimi me një korsi është njëdrejtimësh, d.m.th mund të kalojnë veç makinat që duan të ikin drejt “Petro Ninit”. Edhe ajo rrugë ish e bllokuar. Nëse doja të futesha në të, nuk do t’më lejonin dy policë që rrinin pranë një makine. U shtyva pak më përpara në kërkim të një vendqëndrimi, pashë dikë që po dilte nga parkimi, ndeza sinjalin e bllokazhit, dhe po prisja disa sekonda të më lirohej vendi. Ndërkohë, ndjeva m’u pranë veshit zhurmën e rëndë të një motoçiklete. Hapa xhamin e dritares së krahut tim, dhe polici që kish shaluar motorin, më tha me ton urdhërues: “Lëviz shpejt”. “Merre shtruar, zotëri! Nuk kam ndërmend të lëviz, pasi do parkoj këtu mbrapa”, i thashë. “Lëviz përpara, të thashë, e sheh që rruga është e bllokuar?”, më tha ai dhe më pa në sy. Hodha sytë mbrapa, prej nga ai priste të vinin sinjale alarmante për të, dhe pashë që po vinte një eskortë shoqëruese. Eskorta po vinte nga rruga e bllokuar, nga ajo pra që lidhte rrugën ku isha unë me rrugën që kalon para shkollës “Petro Nini”. Dhe po vinte në drejtim të kundërt, në dhunim të plotë të ligjit. “Nuk kam ndërmend të lëviz”, përsërita, “duhet të lëvizësh ti, tok me atë që po shoqëron, pasi po bezdisni qytetarët”. Polici i dha gaz motorit dhe iku, por nuk e mora vesh nëse iku ngaqë më mirëkuptoi, apo iku ngaqë s’kish kohë të merrej me mua; në harkun e një a dy sekondave, u dha në të majtën time eskorta, e cila fluturoi në korridorin e hapur të rrugës.

Parkova, dhe pyeta dikë: kush është ky robi me eskortë që sapo kaloi? “Ai robi o Jozefina Topalli”, më erdhi përgjigjja. “Kët avaz bo për dit ajo”. Ja pra si na qenkësh puna! Kryetarja e Kuvendit paska shtëpinë në një nga pallatet e ngritur buzë asaj rrugës njëkalimshme. Dhe kur del nga shtëpia për në zyrë, a për në punët e saj, ajo përton të ndjekë drejtimin e lejuar që e çon në destinacion një a dy minuta më vonë, por bllokon tërë rrugën, dhe ecën në kundërsens. E pse mos ta bëjë? Kush do t’i thotë: mos e bëj? Kush do të protestojë? Por edhe sikur dikush të dalë të protestojë, ajo ka policë e eskortë me vete, të cilët jo vetëm mund të largojnë ndonjë protestues, por edhe mund t’ia hapin rrugën e mund të bllokojnë në funksion të kararit të saj çdo rrugë të mundshme.

Tani, unë e kuptoj, madje edhe jam dakord, që Kryetarja e Kuvendit të ketë një eskortë. Ajo, për shkak të detyrës, mund të jetë e ekspozuar ndaj rreziqeve e kërcënimeve të ndryshme. Është mjedisi i paparashikueshëm shqiptar që më bën të mendoj se do autoritete kanë nevojë për një eskortë. Në vende të tjera, sidozot në Norvegji, Suedi a Danimarkë, autoritetet kanë veç një a dy roje trupi, dhe ecin shpesh mes njerëzve, shkojnë në punë me biçikletë, ndonjëherë dhe me mjete të transportit urban, por hajt po themi se Shqipëria është një vend që fsheh rreziqe për autoritetet (rëndom për shkak të urrejtjes që ekziston për këta të fundit), dhe kështu një eskortë e lehtë është e kuptueshme.

Por po pyes Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, dhe do doja shumë të kisha një përgjigje. E kërkoj një përgjigje si qytetar i këtij vendi, që paguan taksa, me të cilat paguhet edhe Kryetarja e Kuvendit, edhe policët që e shoqërojnë, edhe makinat që e çojnë nga zyra në shtëpi, e anasjelltas. Nuk është e thënë t’më përgjigieni ju vetë, zonja kryetare. Mund të caktoni zëdhënësen t’më japë një përgjigje. Pyetjet pra janë: Pse u dashka që të bllokoni rrugët, zonja kryetare? Pse u dashka të ecni në drejtimin e ndaluar? Në cilin ligj a rregull e bazoni vendimin për të bllokuar rrugët, për të mos respektuar semaforët, e për të ecur në kundërsens?

Mua më duket e rëndë kjo gjë. Ka njerëz që mund të thonë: ç’merresh me çikërrima të tilla! Këtu po bëhen hatara dhe ti shqetësohesh nga bllokimi i një rruge. Jo, s’e pranoj këtë logjikë. Përkundrazi, mendoj se burimi i atyre hatarave qëndron pikërisht tek kjo arrogancë antiligjore e demonstruar nga ana e atyre që janë zgjedhur prej nesh të bëjnë ligje e të kërkojnë zbatimin e ligjeve nga të gjithë. Nga vetja në radhë të parë.

Prandaj, insistoj zonja kryetare të shpjegoheni publikisht për këtë sjellje. E nëse nuk e shihni me vend të më ktheni një përgjigje (unë kam besim se do ta jepni një shpjegim), ju ftoj që t’mos e bëni më këtë që bëni. Është e padrejtë, që ta bëni. Nuk ka asnjë logjikë që ta bëni. Ligji ua ndalon që ta bëni.

64 komente në “Hapni rrugën! Po kalon Kryetarja e Kuvendit!”

  1. 21janari says:

    Lere or Muç provincialen te krekoset e mbahet me te madh edhe per pak kohe … Te gjithe e kane mesuar tashme se çfare plaçke eshte.

    1. celiku temperuar says:

      shiko si iken si pela e pa cjerr.qe kerkon afshin e nji kali hajmeshor.

      1. Me vjen Turp says:

        Duke qene se punoj ne nje pune te rendomte ne Ambasaden shqiptare ne Vjen po them se sa here Josefina vjen ketu ben vetem skandale.
        Nje her i uleriu nje kameramani qe e kish sjelle me vete nga Tirana pse se filmoi se takoi nje parlamentar vjenez tek shkallet duke zbritur.
        Ulerimat e saj shtangen te gjith te pranishmit e huaj qe ishin duke pritur zonjen e zheleve nje kat me poshte me rrugacerin e saj.
        Po ashtu ne nje takim per Nen Terezen Josefina ne Parlamentin Vjenez injoroi ne menyr demonstrative duke lene te huajt me sy te shqyer perkthyesen e gjermanishtes qe duhet pranuar se eshte qesharake (vajza e gjeneral Agim Shehut por gjithsesi jo ne nivelin e Josefines se marre) dhe foli gjoja vet ne anglisht duke e bere Nen Terezen burre duke then He per She, Him per her, pa permendur gafat e panumerta si qyteti im, athdheu im, parlamenti im.
        Ne qeshem te gjith, te huajt u shastisen nga kjo idiote por ne thelb te gjith u hidheruam nga kjo grua qe prodhon vetem injorance, arrogance dhe turpe!

        1. Claus says:

          Interesante “me vjen turp”. Ndoshta ke te tjera. Do te ishin interesante per publikun.Flmn.

          1. raimondi says:

            Ato qe thote Nano ne shkrimin e tij nuk jane ndonje gje aq shumee keqe
            se keto ndodhin kudo ne bote me autoritetet.

            –Ndersa keto qe thote ky zotnia i Ambasades sone ne Vjene jane te turpeshme , te PA-TOELUYRESHME dhe Skandaloze

            –Per keto qe thote ky zotnia i Ambasades duhet te shkruaje shypi,
            dhe komisioni parlamentar i politikes se jashtme duhet ti kekroje llogari Jozit per kete lloj sjellje te padenje ,
            se keto lloj sjellje
            te Jozefines krijojne nje imazh shume negativ per vendin tone

            –Ndersa ato qe thote Nano jane shprehje e inatit te M. Nanos –hahahahahahahahahahahaha

        2. len says:

          FLM QE I KE BERE PUBLIKE O BURRE I DHEUT,NA I TREGO TE GJITHA CA DINI,SE KETA INJORANTE NA NXORREN BOJEN,PO TE PAKTEN TE QESHIM PAK,KALOFSH MIRE

        3. shqiperia mbi te gjitha says:

          ne qofte se ka ngelur dhe nje demokrat i vetem me mend ne koke ne pd duhet ti thone nje fjale se na ka degjeneruar si komb… nje bushter ekstremiste po shkel mbi dinjitetin tone ..

        4. arti NY says:

          ketu ne NY XHOZI i leshit duhet ti bente ajo shenje kameramaneve qe te filmonin me nje fjale kur zonja jin e rende te ndjehesh e bukur dhe e sigurt ne vetvete.. keto jane muhabetet e nje kameramani qe e shoqeronte.. dhe shum pordh kjo rrugace

      2. Mato Gruda says:

        Sec kam nje parandjennj qe Zoti Nano e ka prekur me ter mend Gjozefinen…

        Dhe neser qe me te gedhire kuvendi do te nxjerr njoftimin..”Kryetarja Burrnesh nuk ka me i thi ma kanunin e levizjeve te Kerrit te vet se ashte e kulturueme si Luixhi Gurakuçi e Migeni”..

        Dhe gjithshka u zgjidh per mrekulli fal nje shkrimi te Mustafait….
        …dhe ata jetuen te lumtur per 1000 vjete..!!!!!????

        Muçi… Top Top nga ai i Allamanit…
        ke degjuar ti se na hyne ne pune Topi ne keto kohera te veshtira per te “edukuar” kete rrac bastardesh qe kan pushtuar vendin..

        Mua sma kap truri se si te kan punuar gishtat kaq but .. ne tastier

        1. tironsi vendali says:

          po kurvat nje mendeje ka te tera ne ter boten, e bejn kete per te terhequr vemendjen,dihet ajo pune sic e kane zakon putanat,ja me shikoni mua si me shoqeroin ter keta njerez dhe fryhem si gjel deti po ce do qe ti je nji pule qe te shkel kaposhi sa her qe ti teket,moj kryekare parlamutit.

    2. eltoni USA says:

      “Topallizmi” eshte shnderruar ne nje semundje qe ka kapur shume Shqiptare qe nuk e kuptojne se ska demokraci nese voton per njerez topalle nga mendja, aq me teper kur voton per disa legjislatura te njejtat mostra, te njejtit hajdute e kriminele.
      Une ika nga Shqiperia se pata frike nga semundja e “Topallizmit”.
      Zoti i sherofte ata qe i ka zene dhe zoti i shpetofte ata qe jane shendoshe deri tani.

    3. Miri says:

      Plako keshtu e kane katunaret kur zbresin ne qytet.

    4. jimmi says:

      kadaifin e moren zvarre pore keta te jonet duhet ti fuseshe ne grope te gelqeres e ti zieshe qe mose te dali me mikropi qe ti zere te tjeret kure te vijne ne pushtet………..keta mostra buksa .maloke . .e katunare . tregtare ..funderrirat

  2. i drejti says:

    VALLE – HA PYKA XHOZI – nga ligjet e rregillet.

    1. Toni says:

      Po te ishin ligjet dhe rregullat pyka mishi, Xhozi do i hante me gjithe qejf…

  3. magda says:

    Normalisht, minimalisht duhet te jape nje shpjegim.
    Ah, sikur te kishim ate fat, (kam frike se me prishet enderra), qe psh, Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, te thoshte: “me falni zoti gazetar”, ah sikur….

  4. Argita_B says:

    Ne Danimarke Mbreteresha e Danimarkes jo vetem qe nuk mbllokon rruget, jo vetem qe nuk ecen ndonjehere ne kundrasens, por e kam pare qe te ndaloje ne semafor kur ai eshte i kuq per te.
    Jozefina Topalli nuk mund te quhet zonje si i drejtohet Mustava Nano, me vjen te qesh kur thone se eshte nga familjet me aristokratike shkodrane…e ky eshte ofendim per gjithe Shkodren, pasi po te shkojme me kete llogjike, imagjino si jane shkodranet qe vijne nga familje me pak aristokratike, apo familje te varfera..

    1. Argita_B says:

      Ps.
      Eshte shume e thjeshte, nje organizate jo qeveritare, te interesohet per oraret kur del e hyn Jozefina ne shpi, dhe me nja 20 vetura et 200 vete, te bllokoje rrugen, te mari media qe nuk mbeshtesin maxhorancen dhe kete ta trasmetojne ne direkt se çfare ndodh.
      Kete ta bejne disa dite rrjesht deri sa Jozefina te kuptoje se eshte nje fshatare e ardhur ne kryeqytet e rruget e kryequtetit i perkasin banoreve te Tiranes e jo njerezve ordinere qe mashtrojne diten me diell ata qe u kane dhene votbesimin.
      Jozefina harron qe duhet te jete ne sherbim te popullit, e jo populli ne sherbim te jozefines.

      1. Sudja says:

        PO PO PO…kjo duhet bere o MUC. Aksione konkrete e jo vetem artikuj nga Muci !!! Shqqiperia nga kjo vuan, se ua kane hapur rrugen delenxhinjeve e katundareve shkodrane te tipit Xhozefine.
        Kush sillet keshtu, nu ka piken e qytetarizmit e eshte katundar nga trute. Do edhe te matet ajo me bamir Topin nga kuktura. ku Bamiri e ku ajo !!!

  5. saimir says:

    I nderuar z.Muç fale Jush ajo e sera e saj bejne hije sot ne ate vend qe Enveri na premtoi qe te bente fshatin si qyteti e Ju se bashku me shoket e tu pranuat ne vitet 90 qe kete sllogan ta kthenit ne “Ta bejme qytetin si fshati”!Truproja e znj.Topalli qe kur ka lexuar para disi kohesh nje artikull bombastik te Juajin ,diku aty rreth martenitetit te Tiranes se Re(lidhur me rrembimin e nje vajze qe ,ti e kishe pare si skene por targat e makines nuk i dallove dot se makina levizte me shpejtesi rreth 40 km ne ore)ka marre masa te rrepta per kete personalitet qe perfaqeson Ju dhe vetem Ju qe bete “qytetin fshat”.I nderuar z.Mustafa u perpoqet e luftuat shume shume per te arritur Tirana qytetare ne kete dite e nuk e di se perse keni nderuar mendje?C’fare mund te presesh nga nje vend qe dhunshmerine ndaj nje populli na e shiten per demokraci,kur leksionet per demografine na i shitet si leksione demokracie!Ju e soi i Juaj(Zhozit) gezuat qe te vinte kjo dite sepse demokracia qe Ju stiset ne kete vend ju dha vetem nga nje “dashnore”e asgje me teper me demokracione e vertete.Ndaj o Muç te keshilloj te presesh jo njezet minuta por njezet ore se jeni Ju qe e miratuat kete rruge ku po te ecesh ne drejtim te duhur eshte kundravajtje e jo e kunderta pasi i gjithe vedi kundravajtje shkon!Poshte diktatura e budallenjeve .

  6. gjon zaveri says:

    Shpreso per pergjigje me ndonje gjobe te majme sipas ligjit te ri te qarkullimit rrugor.Akoma ju gazetaret se bashku me shefin e opozites mendoni se me shkrime do te sensibilizoni kete popull te pergjumur dhe ne agoni?Me mira qe mund te beni eshte ti mbullni de ato pak gazeta qe kritikojne qeverine te kursejme disa qindarka per te blere buken e perditeshme.

  7. celiku temperuar says:

    hapini rrugen se ju shtypi

  8. GREK MUTI says:

    o NANO PER ATE NUKE KA LIGJE NE RASTE SE TI DHE UNE DO TE KALOJME NE DREJTIM TE KUNDERT ATHERE PO KA LIGJ KA RREGULLORE QARKULLIMI KA KOD RRUGOR

  9. Palla says:

    Muci kjo qe ti shikon dhe reagon eshte ajo pjese qe behet hapur dhe bile quhet dhe si e drejte.pyetja eshte se sa abuzime behen me pushtetin dh ne nuk mund ti shohim.Askush nga keta te ashtuquajtur politikane nuk i eshte kercenuar jeta nga njerezit ne rruge.Te vetmet kercenime prej rrugacesh ne i degjojme ne parlament dhe debatet e tyre te ashtuquajtura politike.Demostrimet me eskorta dhe antiplumb behen vetem per te treguar ate qe ju mungon fuqine e pushtetit te tyre te mare dhe mbajtur me force e manipulime.Eshte e njejta psikologji si ata qe njerez qe ne fillimet e pasurise se tyre blejne nje Mercedes ose Bmw per ti treguar komshiut se sa te pushtetshem jane dhe me pas mendojne per te ushqyer femijet e tyre.

  10. Sas says:

    Ke te drejte Nano , zyrtaret shqipetare kane frike nga populli ndaj perdorin eskortat si Enveri .Te rrethuar nga kjo frike nuk ua mban menderja te gjenden midis njerezeve te thjeshte U ka hyre frika ne bark dhe me frike do jetojne!!!!

  11. BARO CORROGJAFI says:

    PROBLEMI Q NGRINI,ESHTE ME SE I DREJTE DHE ME VEND.MIRPO I THUAJ,PO KUJT I THUAJ. POPULLI THOTE:kUJDES ,SE PO TE HYRI VETJA NE QEF … z.zHOZEFINE I KA HYRE VETJA NE QEF DHE AJO KREKOSET KUR E SHOQEROJNE EKSKORTA TE TILLA DHE KUR BLLOKON RRUGE E BEN VEPRIME TE TILLA ANTILIGJORE.mJERE NE C’NA KA GJETUR!

  12. geno says:

    O Muc-Muci, po si nuk telexuam nje shkrim prej teje qe te beje nje rresht autokritik per ato vitet e lavdishme qe ishe si idhtar i zajrrt i PD se SHIK-ut dhe ulur me dashuri ne preher te Saliut dhe qe nga komunist i perebtuar u bere demokrat i terbuar e pastaj diplomat i shquar e pastaj anti-Sali i betuar.

    1. ardi says:

      Autokritika me e madhe e Mucit eshte ikja nga ajo parti provinciale mo geno.

  13. dhurata says:

    ne rastet kur ato motocikletat te thone hap rrugen ik largohu me veprime te vrazhda dhe ton teper urdherues e dini si ndihem si askushi e depersonalizuar e pafuqishme per te ndryshuar asgje dhe mendja me shkon te ato vendet ku politikanet jane ndryshe dhe trajtimi i poupullit si une eshte tjeter ,,,por une jam vetem por sikur te ishim shume njerez keshtu nje gje do ta benim ,…..per kete jam e sigurt

  14. dymi says:

    O Muç vellai, akoma nuk e ke kuptuar qe pyetje te tilla ju behem njerezve normal, qe kane nje minimum llngjike e bonsensi por ne asnje menyre Jo-ze f -ines.

  15. tani durres says:

    O Muc,kjo qe te ka ndodhur ty nuk eshte gje hic.Po te tregoj nje tjeter beme te Jozefines me bllokimin e rrugeve.Ka nja 2 apo 3 vjet kur mbi autostraden Durres-Tirane, mu prane 2 distributoreve te kompanise Kastrati(ne Durres)u keput nje kabell i tensionit te larte.Ne oren 10.00 u njoftua me ane te mediave do te ndepritej qarkullimi ne autostrade per shkak te riparimit te linjes.Mqse punoj ne nje medie kisha shkuar te regjistroja kroniken e bllokimit te rruges si dhe riparimin e linjes.Ne 10.00 qarkullimi u nderpre ne sensin Tr-DR ndera sensi Dr-Tr u la i lire dhe per me teper puna nuk po niste.Pyeta ne konfidence nje prej oficereve rrugore se pse kjo vonese.Me tha se presim te kaloje Jozefina e cila ka fjetur mbreme ne bllok.Pas pak castesh kaloi me zhurme kryetarja me eskorten e saj.Kur menduam se puna per riparimin e linjes do te niste grupi i makinave te Jozit u kthye mbrapsht duke shfrytezuar mbikalimin qe ndodhet pak me tutje distributoreve te Kastrateve.
    Pasoi perseri nje pritje e gjate ne nje kohe qe vargu i makinave ne te dyja anet e autostrades ishte bere kilometrik.Pyes perseri oficerin se pse nuk niste puna per riparimin e avarise pasi ka kaluar gati 1 ore nga orari i njoftuar zyrtarisht.Me tha se presim te kaloje Jozefina perseri.I thashe po cfare pati qe u kthye mbrapsht.U kthye qe te beje shurren me sqaroi oficeri i policise.Po pse shurren e Jozefines po presim ne dhe mijrat e makinave ne rruge?Po mu pergjigj oficeri,nuk jemi mesuar juve me keto trille te tyre.

  16. leonardi angli says:

    Ketu ne angli shikon Kfryeministrin ne biciklete ose ne tren ndersa ato katnaret qe vijne si Lenka duan makina superluksoze me ate fytyre te qelbur gjithe pucra qe te sjell te vjellet ne gryke. Keto laraska pa bisht duhet te dine qe ligji eshte ligj dhe te zbatojne te paret ato qe shkruajne vete e te kerkojne nga te tjeret zbatimin e tyre. Perjashtohen me llogjike nga keto rregulla vetem emergjencat ne drejtim te popullsis sic jane zjarrfikset, ambulancat dhe policia kur esahte ne aksion , po jo se ka mbishkrimin police dhe duhet te thyejn rregullat. Ju z. Mustafa keni shume te drejte sepse shteti fillon nga gjerat me elementare dhe vjen si kurbe ne ngjitje . Vetem pas kesaj linje do fillojme te ndiejme eren e shtetit po vec kur te shporren keta horra e kriminela qeveritare nga syte e miletit e te perfundojne se paku ne bangat e te akuzuarve qe ata te cilet pretendojne te ulen ne ato karrige te mendohen mire se mos u ndodh te nesermen si ne Irak apo LIBI se fundmi.

  17. zorba says:

    Me ducet e udhes te beja nje koment qe ecen edhe me larg se gjetja ironike e te nderuarit Autor:ne qytetin tim Elbasan po beja pazarit e ushqimeve ne nje te vogel dyqan qe me nje lutje gati qesharake po me joshte te bleja sa me shume,mbarova porosine e po prisja rradhen te paguaja shitesi fukara perfundoi pagest edhe per dy te tjere qe smbajten rradhe(meqe i njihte)pastaj me mori leket edhe mua duke me lene te lire.
    Nga shkrimi i Autorit del ne pah injoranca e njerzeve te te gjtha rangjve.Keshtu edhe zonja tregon kulturen e saje, ne librin e memorios cdo njeri do te vulose capacitetin e alteces qe varet shume me raportin me shoqerine e qytetaret ne jeten e perditeshme.Boshlleqet dhe negavitetin e ketyre boshlleqeve nuk mund ta arrije me ofiqet e larta shteterore.Nje njeri qe bene jeten e nje injoranti ngelet injorant e kujohet injoront nonce njente da fare!

  18. O hap nami se ………Jozefina kafshon eeeeeeeee ! Hapni syt mo.

  19. Lex Rex says:

    Jozefina Topalli ka treguar prej kohesh arrogancë antiligjore por nuk ka hasur thuajse asnje reagim. Keshtu p.sh. emerimi neper ambasada jashte shtetit i te afermve te saj (vellait dhe dhenderrit) vetem eshte permendur ne 2-3 gazeta dhe eshte lene me aq.

  20. E verteta says:

    Kesaj i thone vari topet.Se nuk u beme ne ne ate pozicion e sshitem me shume pordhe se xhozi.Jmi rrace jevgu ne shqiptaret dhe evgjiti kur behet mbret dhe te ane e vret.

  21. memecit na i erdhi goja says:

    dizenjatorja po imiton padronet qe ju ka sherbyer me aq besnikeri dikur, ka nostalgji…

    thone se sali-haleja e mori siden nga gjozi surrat-pucra.

    eshte thjesht nje cope injorante e korruptuar dhe pa moral qe ka para, s’ka asnje ndryshim nga prostitutat.

    beni durim se shkelqimi dhe renia e plehres gjozefine eshte shume i shpejt.

    pushtetaret dhe politikanet shqiptare “harrojne” se ata zgjidhen t’i sherbejne popullit dhe jo anasjelltas dhe kur kjo harrohet shpejt a vone populli te ben qe te paguash.

  22. Obergruppenfuhrer says:

    Pirdh pirdh Muci!

  23. franko says:

    Ke shume te drejte zoti Muci,kesaj i thone te shurofte pela,nje rast identik sic ju ka ndodhur juve,me ka ndodhur edhe mua,por jo ne Tirane,por ruges se Gramshit.Ka disa kohe kur kjo zonja e zheleve,po udhetonte per ne qytetin tone,dhe ne keto raste dihet hareja,dhe gezimi i pa papare,femijet gezonin se nuk do venin ne shkolle,pronaret e lokaleve do kishin xhiro,se do vinim mjafte njerz,nga perreth,e cfare te te them o Muc bile nga gezimi kishin ardhur dhe ca punetor mirmbajtje rugesh nga Rrajca e Librazhdit,e ca nga Orenja,kishte zera se kishin ardhur me leke borxh,po ku bente lajme kjo gje para zonjes se nderuar.Vetem mua nuk mu be kismet ta shijoja festen,pasi nje femija ime kishte ndrdhur krahun,dhe duhej medeomos ta shpija ne Elbasan tek mjeku specialist,dhe ashtu bera u nisa ruges,por cfare te shikoje ,postobloqe policie,ajde keto i njihja se ishin te Gramshit,po ato me tutje qe nuk dihej nga ishin,kontrolle cdo 300 metra,zhurme sirena me nje fjale gezim hesapi,pasi e kalova gjysmen e ruges,u duk nje makine policie me drita e sirena,e me beri shenje qe te dilja nga ruga,po ku te veja une i shkreti pasi aty me qelloi nje repire,me gjithe kercenimet e policit bera tutje nja njezet metra dhe dola nga ruga,femija po qante nga dhimbjet,por cfare te beja po kalonte Jozi….
    Me besoni kame qendruar nje gjysem ore deri sa kaloi dhe i fundit,dhe pa rena po ju them se kane kaluar plote 150 foristrata,para kaluan pes makina policie,PASTAJ NJA DHJETE MAKINA ZYRTARE ME TARGA TE TIRANES,ajde ta gjeje zonjen kryetare se ne cfare makine ishte,po jo me kaq vargu vazhdonte me makina,lloj lloje fytyra te kollarisura,pastaj makina drejtoresh te Elbasanit ,Librazhdit,Peqinit,me nje fjale nga e gjithe Shqiperia.Keshtu pra o Muc dhe ti me qaesh se Jozi te ka bllokuar rrugen per pese minuta,e nuk po qaemi neve qe na bllokoi rugen nacionale per nje ore,pluse sa shpenzime,karburant,dijeta,e cfare te te theme.Por ama edhe zoti nuk degjon ndonje here mallkimet tona,kushedi sa e kame mallkuar ate dite,por asgje,do thuash ti se nuk bije rufeja ne hale,edhe mundet………

  24. Boner says:

    vdekshin cunat e sotem te Tirones qe lejojne maloket te bejne ligjin..ne jetuam ne diktaturen me te eger ne europe dhe asnjehere nuk mbyllem gojen kundra tyre..deri sa ate dite qe na u dha mundesia e pare kercyem mureve te ambasadave ,,qe qe grushti me i rende qe hengri regjimi..sot me shume se kurre Tirana duhet te cohet dhe te shkaterroje keta despote post komunist me te ndyre dhe me vrases se regjimi i kaluar…rrine gjithe ajo rini si idiot neper kafe dhe pube duke pire dhe vetem bere gam gam gam mbi politiken ndersa maloket po i rjepin dhe i shkelin ..Turp

  25. beso says:

    Muçi,ke pyetur sa efektive ka skuadra e shoqerimit?jozefina nuk leviz pa ata,se ka dhe nje hall qe çdo grua e bukur do kete;nuk mban dot edhe dekoltene hapur dhe pulovrin antiplumb,prandaj ndodh qe edhe salia te kete me pak grupshoqerues sesa madame Bazarflaja.Me kujtohet kur u varros Gaz Muça dhe ca çerrra thoshin:”Hapni rrugen-hapni rrugen…”.Pse mu kujtua vetetimthi?Ishalla moj Kufome,ardhte dita qe te te hapim rrugen per ne qoftelarg!

  26. denkoka says:

    shkrimi eshte shum i drejte….
    kto pseudo-demokratet jane thjesht duke ndjek rrugen e
    atyre qe rrezuan ne 91….

    MASHTRIM,PERCARJE,VARFERI,dhe per vete te paret e vendit

  27. ismeti says:

    kjo asht made in SALO MALOKQI

  28. gjon zaveri says:

    Kam merak per ate punonjesin e thjeshte ne ambasaden tone ne vjene,sahanlepiresit qe i kemi me shumice mund ta identifikojne dhe le vendin e punes.Duke marre shkas nga sa na tregoi,mendoj se sjellja dhe edukata e zyrtareve tane le shumen per te desheruar.Nqs do te behet ndonjehere rotacion pushteti eshte e domosdoshme qe zyrtaret e larte te kalojne ne kurse te shkurtera me aktore te afte ,te mesojne si te paraqiten ne publik dhe ne mjedise te tjera,perfshi dhe menyren e perdorimit te pirunit,thikes etj.Pavarsisht se shume zyrtar mburren me gjuhet qe zoterojne te kufizohet shume perdorimi anglishtes ne biseda sepse po lene nam,perfshi ketu dhe saliun qe e flet shume keq.Ne jemi mesuar me keto sjellje dhe nuk na ben pershtypje,por ne europe i japin shume rendesi anes protokollare,pavarsisht se nuk e deklarojne,prap se prap bemat e jozit qarkullojne si barcaleta.

  29. Thana says:

    BUDALLAIT I HAP RRUGE EDHE I DEHURI APO E KUNDERTA?

  30. arsen says:

    Ne Europe nuk e ben dot nje gje te tille sepse qytetaret nuk te hapin rrugen. Do te behej skandal dhe nuk do te perseritej me veprimi. Nuk ka faj Zhozi qe bllokon rrugen por niveli i ulet qytetar qe nuk di ku fillojne te drejtat dhe si ushtrohen ato.

  31. LORA says:

    Zoti M.Nano ato qe thua jane pa diskutim te verteta.Nuk kuptoj dot se si nje gazetar i kalibrit tend i arratiset,per nje handikapate
    ne orgazme pushtetore,ketij realiteti te llahtarshem qe po mbyt jo vetem jeten e perditeshme por po e garanton te mbytur edhe te ardhmen tone te perbashket..

  32. peci luku says:

    HAPUNI PO KALON BUCE E TEFIKUT

  33. Leka says:

    Fundi i shkrimit te Nanos, apo perfundimi, i thene troc :Ju lutemi Jozefine, mos na derdhni ne koke, pikat e fundit te shures,pasi me shuren tuaj te panderprere mbi kokat tona ne jemi familjarizuar.Ta kerkoj, qe te pergjigjesh, per kete hata, ne mos ti,mundesisht ndonje burokrat i tend

  34. nje si ju jam says:

    Pse e shani Jozefinen more maskarenj? A nuk e votuam vet ate dhe gjithe m…t e tjere?
    Pse nuk shani veten?
    Une per vete nuk e bej me faj. faji eshte i imi dhe i juaji.

  35. aldo says:

    keni inat jozin sepse eshte e bukur dhe eshte si shote galica

  36. Saranda says:

    Normal,normal kalon xhozi kjo zonje e rande e si mos te behen te gjitha keto nderime?!i lodhet pjeshka e i zihet shurra ne te nese pret me shume po ashtu dhe kelyshet e tjere te “qeverise” zaberhane qe na drejton.Jo or mik kta e din e dine se nuk kane vet trafik e as nuk vuajne per uje e drita e gjesendi tjeter e po ashtu nje popull i gjithe punon per ta e u duket se te gjithe jane lule.E duke e pare ne kete kendveshtrim cfare ndryshimi kane nga Gadafi keta minj?Ne fakt e kane nje se keta do rrojne e do qeverisin me se mire e ne fund do ikin sikur kane kontribuar per kte vend e kane punuar.Kane gjetur e bejne “SIPAS VENDIT E KUVENDI”…

  37. Kanina says:

    Lodhesh kot o Muco, ku do t’ja dije ajo provincialja ?!…

  38. shvejk says:

    Perandoria e qelbit ka ngritur cadrat mbi fytyren e saj.

  39. Shpresa e re says:

    Zbatimi i ligjeve dhe rregullave te qarkullimit duhet te zbatohem me perpikmeri nga te gjithe qytetaret.Mbajtja e zbatimi korrekt i ketyre rregullave ben me te lehte qarkullimin rrugor e levizjen e qytetareve.
    Kur kryetarja e parlamentit nuk e zbaton keto rregulla c’mund te bej policia e ruajtjes se qarkullimit rrugor? C’mund ti kerkoj llogari nje qytetari qe thyen rregullat e qarkullimit?….
    Mbetem me shprese per te reaguar nga ky qendrim….

  40. ela says:

    E xhozi ka te forta…i duket vetja pronare e njerezve qe punojne per te. Ne parlament te gjitheve u thote u mbaj me buke dhe i perdhunon perdite e me shume. Keta njerez jane kaq te ;larguar nga realiteti dhe kaq injorant sa skuptojne qe jane aty si sherbetore te popullit se me leket tona mbahen

  41. luli i vogel says:

    habitem sa vite kane kaluar dhe prap ne mendojme njesoj si ne enverizem. boll si u be e si u tha. popull .mendoni njer per femijet . se keshtu prap si ne enveri do mbeteni.beni vepra per demokracine tyaj. flamuri yne nuk i ka kot ngjurat kuq dhe zi .mos i beni blu

  42. rrapi i celos says:

    me vjen per te vjelle kur e shikoj kete BAXHELLE,kete maloke fshatare

  43. Fred says:

    Ndonje dite edhe gishtin ne bythe do te ju fusi jozefina se nuk ka mete gja tjeter per tju bere a tyre shqiptarve qe Kane mbetur ne shqiperi sot popull idiot

  44. tironci says:

    baxhella jozefine ,, harroi nga vjen e kush ishte

  45. albani says:

    Topallucja e sarreqit e flete anglishten me dialektin e fishtes !!!!! ” kane dal g’jucxa g’juadol” eshte nje shpreje e saje kur shkote me ble peshk ne lagjen e saj ne shkoder.

  46. eni ;leka says:

    jo more muco nuk ka kene jozefina ,ka kene barak obama ha ha ha nji pike qe si bie, e shplafte mortja budallacken

  47. Shembulli më tipik i modestisë të udhëheqësve politikë është rasti i ish kryeministrit suedez në vitet 94-98 Ingvar Karlsson. Ky i fundit jetonte në një lagje periferike të Stokholmit e quajtur Tyreso. Për të shkuar në punë, ai merrte cdo ditë autobusin urban të linjës. Ndoshta ndonjë roje e padukshme gjindej aty pranë, por asnjëherë nuk u vu re ndonjë eskortë ose grup shoqerimi. Edhe kur udhëtonte jashtë Stokholmit shihej në trenat e zakonshëm i ulur pranë udhëtarëve të tjerë si një qytetar i thjeshtë.
    Më poshtë po citoj një shprehje popullore e dedikuar për Jozefinën e cila përdoret në qytetin e saj të lindjes Shkodër.
    “Magjypi kur bëhet pasha vret dhe babën e vet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje