Lëshonin vërtetime false për gjakmarrje, kallëzohen dy drejtues të lartë të PD-së në Shkodër

24 Tetor 2011, 16:54Politika TEMA

Dy drejtues të lartë të pushtetit vendor në Shkodër, të cilët i përkasin PD-së, janë kallëzuar penalisht nga ana e policisë, për shkak se lëshonin vërtetime false për gjakmarrje.

Ramadan Likal, 45 vjeç kryetar i Bashkisë Koplik dhe Faz Shabaj, 62 vjeç, kryetar i Komunës Postribë akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” pasi “kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm se janë në hasmëri, me qëllim që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azil në Belgjikë”.

Vetëm pak ditë më parë, Brukseli u shpreh i shqetësuar për kërkesat për azil politik, sidomos nga zona e Shkodrës.

14 komente në “Lëshonin vërtetime false për gjakmarrje, kallëzohen dy drejtues të lartë të PD-së në Shkodër”

  1. sadushi says:

    Pse ore ,keq eshte te ndihmosh disa hallexhinj te legalizohen ne Evrope pa i bere kujt dem?

    1. dritani says:

      Me ben dem mua nese kthehen vizat!
      Per me teper une thyej kurrizin ne pune per ca te ardhura me shume ndersa keta me nje cope leter dhe 2 minuta pune kushedi sa kane fituar …
      Ti sa fiton me 2 minuta pune?

    2. Argita_B says:

      I ben dem pjeses tjeter te shqiptareve qe nuk genjejne, duke detyruar Evropen qe te ndryshoje ligjin per levizjen e lire pa viza ne hapsiren Schengen, i ben dem shqiptareve qe me te vertete jane ne gjakemarrje dhe te vetmen rruge per te mbijetuar kane emigrimin, pasi ne kete menyre si beson me njeri, pasi se dine genjejne apo thone te verteten
      Halli te shtyn deri ne rrezikimin e jetes, po ne te njeten kohe keta njerez dhe pse ndoshta ne menyre jo koshijente, i bejne dem te gjithe shoqerise shqiptare dhe imazhit te shqiptareve ne bote.

      1. sadushi says:

        @ dritan &@ Argita_B : Kristofor Kolombo ,Ameriko Vespuci dhe te gjithe ata qe i pasuan me pas ku e moren vizen Shengen qe populluan Dy Amerikat? Thua ne Ambasaden Planetare ne Koplik apo ne Malesi te Madhe?

  2. Thana says:

    NE FUND DO TE MBYLLET MERSELEJA. SHOU I RADHES!
    RROBAT E PA LARA NUK NXIREN NE PAZAR, SIDOMOS TE PD. PO TE DELNIN, DO TE QELBEJ DYNJAJA.
    DUKET SIKUR KANE TENTUAR TE BEJNE NDONJE NDER PER HALLEXHINJTE, “pa i bere dem askujt”.
    Zoti Sadush!
    Je i sigurte qe nuk kane marre ndonje kacidhe nga hallexhinjte?
    Je i sigurte qe nuk i bejne dem askujt? Po sikur te hiqen vizat nga keto marifete, nuk do ta pesojne te gjithe shqiptaret?
    Corbe PD – iste!!!!!

  3. Kalorsi i zi says:

    te shesesh nje cik droge pa i bere keq dikujt, te shesesh motrat shqiptare pa bere dem dikujt, te shesesh arme pa i bere dem asnjerit, te punsosh puntore ne gerdec pa i bere dem dikujt, te punesosh punetore ne bulqize, te paguash per te hequr dike nga puna sepse nuk eshte i pd pa e ”vrare” dike, te paguash per nje diplome pa i bere dem dikujt,,,, etj etj deri ne pafundesi te antivlerave qe keni mbjellur keto vite dhe sot po korrim te gjitha frutat e atyre gjerave qe nuk bejne dem askujt, duke mos harruar infermjeren ne spital qe do 50 E per ti bere gjilperen prindit ose femijes qe te mos vuaj…. Nga vini o njerez me lesh se njeriu normal ne asnje vend te botes nuk te kupton… duhen me dhjetra vite qe vlerat e verteta te mbillen ne kete popull, mjere ne

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Mos u cudit zoteri, ky mentalitet ka qen edhe mesa duket do mbetet edhe shume kohe. Ky eshte mentaliteti Cok gyzel Davutoglu, edhe pse thone c’lidhje ka ??!!! (mentaliteti lindor, ku jeta ndertohet mbi vlera te tjera, ku dhuna eshte pagezuar si trimeri dhe dialogu i mbeshtetur mbi ligjet dhe vlerat humane eshte pagezuar si fjale te kota marramendese, ku diktatoret quhen burra shteti dhe mendjehapurit human quhen pushta dhe tradhetar). Cok gyzel Albanistan !!!

  4. agim fortiqi says:

    Besoj se keta te dy kane qene kundra Topit ne llogoren e Topallaces.

  5. shvejk says:

    Zoti Sadush , sa here qe shkelet ligji dikujt i behet dem.

  6. Tirona says:

    Po sikur keta dy drejtues te larte te pushtetit vendor te ishin socialista, cfare do te thonin Topallicat dhe Berishat???

  7. rexha10 says:

    A E KANE KUPTUAR SHKODRANET SE I KEQE BEHESH SHUME SHPEJTE,DHE PER TE BERE I MIRE,BEHESH ME SHUME MUNDIM. PRANDAJ EDHE JOZEFINA MBLODHI NJE GRUSHT NJERZISH SI VETJA E VETE DHE I VERSULI KUNDER PRESIDENTIT TE REPUPLIKES.
    SHPRESOJ QE SHKODRANET TE NGRIHEN NE KEMBE PER KETE LAJME ,SE KY ESHTE ULJE E DINJITETIT TE SHKODRES,SI DHE CUARJEN E 5 HERONJEVE TE VIGUT NE PLEHNAT E SHKODRES.

    PO JU KUJTOJME EMRAT MORE SHKODRAN , PA JOZEFINEN NEPERKE . AHMET HAXHIJA.

    NDOC MAZI NDOC DEDA IDAJET VELESHTA NAIM GJYLBEGU .
    MUNDE TE VENDOSNI EDHE SALI BERISHEN ,EDHE JOZEFINEN,DHE BEJNI 7 DESHMORET E VIGUT

  8. shkodran i i vjeter says:

    vet partia demokratike i ka than me leshu vertetime se largohen te pa kenaqurit kto ne shkoder kan marre nga 150 ero po ai i tiranes kryutari gjok e dini sa ka leshuar dhe pre sa ju a them une 3000ero eshte bere miljoner tash sa vite

  9. Agur Badeci says:

    Mos i politizoni gjerat kot!Edhe une,edhe Ti(kushdo qofsh)kishim me ike ne Belgjike po te na krijohej mundesia.Iku patriotzmi,s`ka ma patriote.Tani ka kozmopolite qe e kane Atdheun te goja,te buka,te jetesa e mos bani te zgjuarin apo kritizerin kot.E sa per korrupsion?!Nuk ka mbete korrupsioni te behet me 100 a 150 Euro.

  10. Realistja says:

    Hmm….. Arrij te shoh qarte ku nje pale e popullit qe nuk kerkon azil….behet kunder pales qe kerkon azil….por askush ketu ska faj… faji e ka shteti, qe kur nuk ploteson kushetet e veta i kerkon kush popullit !! Si nuk erdhi ne German,Francez,Belg ,norvegjez, suedez,irlandez…etcazil ne Shqiperi por ne tek ato? ah SHTET A SHTET je bere mbret deri ne 7 breza!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje