Këngëtarja e njohur britanike ka vdekur pasi është helmuar nga alkooli. Ky është përfundimi i mjekëve, pas një hetimi për shkaqet e vdekjes së Amy Winehouse. Ajo kishte pirë vodka pesë herë më shumë se limiti i lejuar për ngarjen e makinës. Këngëtarja kishte pirë pasi kishte thuajse tre javë pa vënë alkool në gojë. Policia ka zbuluar tre shishe vodke në banesën e saj. Ekzaminimi pas vdekjes zbuloi se organet jetësore ishin në gjendje të mirë dhe nuk kishte gjurmë drogash joligjore në trup. Por ajo kishte sasi të madhe alkooli në sistemin e saj, çka bëri që ajo të mos merrte dot frymë dhe të kalonte në koma. Këngëtarja kishte deklaruar pak ditë përpara se të vdiste se ajo ‘nuk donte të vdiste, pasi kishte shumë për të arritur’.
gjeja me e trishte ne jete eshte talenti i shpene dem… fatkqesisht kjo vajze shume e talentuar nuk pati forcen per kete bote trishtuese…