Mirësevjen në jetë, vogëlushe Danica. Dy minuta përpara mesnatës lindin në kryeqytetin e Filipineve, Manila, fëmija me numër 7 miliard. Përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara përshëndetën lindjen e saj.
Ky natyrisht është një numër simbolik për shkak se në shumë vende nuk mund të matet numri i banorëve. Por mundësia që njeriu me numër 7 miliard të lindë këtë vit janë shumë të mëdha.
Danica May Camacho megjithatë do e ketë një fat. Ajo ka marrë një bursë për studime të mëvonshme dhe prindërit do marrin një pagesë për të ngritur një biznes. Në këtë mënyrë bota është rritur me 1 miliard banorë në 12 vite. Fëmija 6 miliard lindi në vitin 1999 në Sarajevë. Adnan Nevic u shpall nga OKB si fëmija i 6 miliardtë. Por kjo nuk i ka sjellë aspak fat Adnanit dhe familjes së tij. Ata jetojnë në kufijtë e varfërisë me vetëm 1.25 dollarë në muaj.
Pse ,sipas INSTAT-it tone eshte e shtatemiliardeshja ? Po ne nuk jemi numuruar akoma,nuk jemi regjistruar,nuk e dime sa shqiptare ka,nga doli kjo shifer,apo ne nuk na llogarisin per njerez?