Edhe frutat ‘e shëmtuar’ dalin në shitje

3 Nëntor 2011, 12:01Lifestyle TEMA

Një rrjet supermarketesh në Britaninë e Madhe, Waitrose, ka vendosur të nxjerrë në shitje mollët ‘e shëmtuara’. Ky term përdoret për ato fruta, të cilët nuk kanë një formë të rregullt, por janë deformuar për shkak të kushteve atmosferike. Më përpara frutat e tillë, që nuk plotësonin normat e BE për formën, hidheshin, bëheshin lëng, reçel, ose përdoreshin për të ushqyer kafshët. Tani rrjeti i supermarketeve thotë se do i nxjerrë në shitje këto fruta të deformuara. Në fakt ndalimi që u ka bërë BE këtyre frutave nuk ekziston më. Fermerët thonë se ka qenë shumë e vështirë që të bëje të mundur që frutat të ishin krejt në një formë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje