Një inspektim surprizë në një burg në Meksikë ka zbuluar praninë e 19 prostitutave, 100 televizorëve plazma, dy thasë me marihuanë dhe 100 gjela, që përdoreshin për beteja mes tyre, duke nxitur bastvënien. BBC thotë se zbulimi u bë në Acapulco, ndërsa policia po përgatitej të transferonte të burgosurit në një burg të sigurisë maksimale. Madje në disa qeli, të burgosurit jetonin me gratë e tyre. Policët gjetën edhe dy fazanë. Kjo nuk është hera e parë që bëhen të tilla zbulime në burgjet në Meksikë. Në korrik në një burg u kapën pajisje luksoze, DVD dhe qelitë ishin të pajisura me ajër të kondicionuar.
Qenka per te shkuar me pushime ne burgjet e Meksikes plako ku nuk mungoka asgje vec supersportit
keshtu do tja bejne edhe likes ne peqin ……
shoku. likja do jet 1 nga ato prostitutat
hahahahah !
S’paske dreambox ti?
Epo muçaçot kane kerkesa duan edhe te shtypin ne biruce…………..
ti rani si je me shtypjen
Cuna po iki njehere une andej, do vij njeri me mua, sdo dilni keq.