Akuzë publike për Herman Cain për ngacmim seksual

7 Nëntor 2011, 22:12Lifestyle TEMA
Akuzë publike për Herman Cain për ngacmim seksual

E katërta grua që akuzon Herman Cain për ngacmim seksual, ka dalë publikisht për ta akuzuar atë për sjellje agresive dhe seksualisht të papërshtatshme. Nëna e një fëmije, Sharon Bialek, nga Çikago, tha gjatë një konference për shtyp se ajo kishte shkuar tek kandidati për president, që ai ta ndihmonte me këshilla për punë. “Ai vendosi dorën poshtë fundit tim në drejtim të gjenitaleve. Gjithashtu më kapi kokën dhe tentoi ta afronte drejt gjenitaleve të tij,” tha Bialek.

Kur e pyeta se çfarë po bënte, më tha: “A doje një vend pune?”

Zyra e Herman Cain ka reaguar duke thënë se këto akuza false vijnë në momentin që kandidati për president ka prezantuar një program ambicioz për borxhin e papunësinë. Herman Cain arriti të kalonte Mitt Romney-n në sondazhe, duke qenë i preferuar për kandidat të Partisë Republikane për presidentin e ardhshëm. Por pas publikimit të lajmeve për aferat seksuale, popullariteti i tij ka rënë. Nëse do zgjidhej si kandidat i republikanëve, Cain do kishte përballë po një rival me ngjyrë, presidentin demokrat, Obama.

Akuzuesja, Sharon Bialek

I akuzuari, Herman Cain

3 komente në “Akuzë publike për Herman Cain për ngacmim seksual”

  1. Poliksenos says:

    Epo, me pas dore dhe çita,kete nuk e dija…

    1. Ton says:

      Opo me pas pordhe dhe Polikseni nuk ma merrte mendja!! ”Cita” per president i Amerikes, Polikseni per mbushes topi…

      1. Poliksenos says:

        O Ton,qeke peshe e lehte me duket. Pse si ta merr mendja ty,presidentet jane te pagabueshem dhe te pakrahasueshem? Po pse more djale nxitohesh kaq shume,ti se ke dhe per zakon me fole para kohe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje