Kriza po përhapet me shpejtësi nga SHBA, në Europë e deri në Mongoli. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë pas shembullit që dhanë njujorkezët në përpjekje për të ‘pushtuar Uoll Stritin’. Tani protesta ka kapluar edhe Harvardin. Rreth 70 studentë kanë lënë mësimin gjatë lëndës që jep Greg Mankiw, duke e akuzuar atë se ka luajtur një rol kyç në krizën që po kalon sot bota me idetë e tij konservatore. Studentët thonë se ai ka influencuar mbi ata që u ka dhënë mësim. Siç dihet, theksojnë studentët, ata që kanë dalë nga Harvardi kanë zënë pozicione kyçe në politikën dhe financat botërore. Studentët ankohen se profesori i tyre, me mësimet që ka dhënë, ka nxitur pabarazitë në shoqëri.
Mankiw është një nga ekonomistët më në zë në botë. Ai ka qenë këshilltar i presidentit Bush, tani këshillon Mit Romnin.
Shume kohe ju desh ketyre amerikaneve per te kuptuar se Marksi kishte te drejte…
paska infiltruar komunizimi dhe ne Havard, mori fund Amerika dhe endrra amerikane.
Amerika ka nevoje per nje politike sociale ku te mos kete pabarazi gjigande ne paga (wage disparity). Nqs paguhesh mire, atehere shpenzon me teper… Mendimi im.
Plus qe Social Security do marri fund se shpejti nga pamundesia per te perballuar femijet e lindur ne vitet 50. Keshtu qe duhet bere dicka radikale pavarsisht se amerika e ka strategjine e saj ekonomike e politike te pergatitur per 20-30 vitet e ardhshme.
Te fala Reganit kur ta takosh.
Nuk behet fjale per komunizem o invalide mendore!!
Kapitalizmi nisi i eger, dhe asnjehere duke enderruar komunizmin u arrit qe te kete dhe politika sociale dhe te drejta te te punesuarve, ato qe gezoni dhe ju sot, e si rrjedhoje krijimin e nje shtrese relativisht te mesme. Nese kapitalizmi do te ngelej ne polarizimin social te fillimeve te para nuk do e kishte te gjate …
Keto dekatad e fundit, po kalohet ne pikerisht kete, polarizimin e tepruar jo vetem te shtresave sociale ne nje vend, po ne shkalle nderkombetare, dhe kjo eshte pasoje sidomos e politikes se globalizimit qe turrmat e deleve e trumbetuan dhe pershendeten dikur …
Dihet qe aplikimi i nje politikeje te re financiare duket e “suksesshme” dekaden e pare dhe nxjerr frytet e verteta dekaden e dyte ne fakt .. dhe kjo krize qe po perjetohet sot ne bote eshte pikerisht fryt i kesaj …
Kapitalizmi duhet te jape mundesi te barabarta te gjitheve, po jo ta ktheje shoqerine sociale ne nje xhungel, duhet te vendose rregulla per t’u bere nje loje biznesi dhe prodhimi sa me e ndershme … dhe pikerisht kjo ka humbur keto kohe … ndershmeria ne loje …