Ministri i Transporteve në Gjermani, Peter Ramsauer, ka hedhur një ide interesante për drejtuesit e mjeteve. Sipas tij, ata duhet të dëgjojnë Moxartin në makinë, në mënyrë që të jenë më të qetë dhe në këtë mënyrë të shmangin aksidentet automobilistike.
“Shumë aksidente dhe situata problematike në trafik, shkaktohen pikërisht prej agresivitetit të drejtuesve të mjeteve dhe personave që gjenden në makinë për ta. Prandaj, mendoj që dëgjimi i Moxartit mund të ndihmojë për këtë problem”, ka thënë ministri gjerman. Në Gjermani, çdo vit ndodhin rreth 2.4 milionë aksidente automobilistike.