Aktorja Jamie Lee Curtis eshte fotografuar derisa ka dalë nga farmacia dhe ka hyrë në automobil. Ka pasur të veshur jelek, nën të cilin është parë qartë barku i madh. Derisa ka ecur në drejtim të automobilit, Jamie butësisht ka ledhatuar veten pikërisht në bark dhe mediet e huaja kanë supozuar që bëhet fjalë për shtatzëni.
Jamie Lee Curtis (52) në vitin 1984 është martuar me kolegun Christopher Guest (63). Çifti ka dy fëmijë të adoptuar: vajzën Annie (25) dhe djalin Thomas (15). Edhe pse të dy janë në moshë më të vjetër, duket që Jamie dhe burri i saj më në fund kanë pasur fat, shkruan gazeta gjermane “Bild”.