Policia rihap hetimet për vdekjen e Natalie Wood

18 Nëntor 2011, 12:50Lifestyle TEMA
Policia rihap hetimet për vdekjen e Natalie Wood

Ajo është një nga aktoret më të mira të gjeneratës së saj. Një yll që rrallë vjen në Hollivud. Bëhet fjalë për Natalie Wood, e cila u gjet e mbytur në ujërat e Kalifornisë Jugore pas një nate festimesh në jahtin që kishte në pronësi me të shoqin, aktorin Robert Wagner. Ngjarja ndodhi më 29 nëntor 1981. Por tani policia thotë se ka informacione të reja, të cilat do rihapin hetimet për vdekjen e saj.

Deri më tani mendohej se ajo kishte rënë nga jahti pasi kishte pirë dhe kishte ngrënë darkë me të shoqin. Sipas raporteve të policisë, trupi i saj u gjet më pak se një kilometër nga jahti. Në trupin e saj u gjetën të nxira dhe një shenjë në faqen e majtë. Tabloidët nisën të spekulojnë për një vrasje, por i shoqi i saj dhe e motra hodhën poshtë të gjithë akuzat.

Tani mësohet se policia po heton pas deklaratave të kapitenit të jahtit, i cili thotë se aktorja dhe i shoqi debatuan gjatë mbrëmjes. Në një libër për këtë çështje thuhet se i shoqi i saj pati një debat me aktorin Christopher Walken, që ishte në jaht me ta. Pasi pa Walken dhe të shoqen duke folur, ai u afrua, përplasi përtokë një shishe vere dhe i bërtiti Walken: “Çfarë do të bësh, do të q… gruan time? Këtë do?”

2 komente në “Policia rihap hetimet për vdekjen e Natalie Wood”

  1. Korcari says:

    Edhe superbukuria, kethehet aq lehte ne tragjedi,e vertetojne shumica e rasteve te tilla.
    Korcari

  2. Genti says:

    Rihapja e ceshtjes eshte kerkuar jo vetem nga kapiteni por edhe motra e aktores (Lana Wood).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje