Hakersat rusë futen në rrjetin e ujësjellësit në SHBA

21 Nëntor 2011, 20:09Lifestyle TEMA

Hakersat rusë kanë shkatërruar një pompë që përdorej për të furnizuar me ujë mijëra shtëpi në Ilinois, SHBA. Kështu bën të ditur një ekspert i kontrollit të sistemeve infrastrukturore.

Hakersat kanë hyrë në depon publike të ujit në qytetin e Springfildit dhe e kanë nxjerrë jashtë përdorimit pompën. Incidenti i ndodhur më 8 nëntor ka vendosur një precedent shqetësues për zyrtarët e sigurisë- veçanërisht pasi një tjetër haker pretendon se ka marrë nën kontroll një tjetër depo uji në SHBA.

Kjo është hera e parë që një sulm kaq kritik hakersash vjen nga jashtë SHBA. Për këtë arsye ekspertët janë të shqetësuar. “Është diçka e madhe. Ata mund të bënin gjithçka për shkak se kishin akses në stacionin qendror,” tha një ekspert. FBI thotë se ka gjurmuar kompjuterin dhe ai të çon në Rusi.

1 komente në “Hakersat rusë futen në rrjetin e ujësjellësit në SHBA”

  1. Cakalli7 says:

    kaq per te qare hallin eshte ujesjellesi ne amerike sa tallin k.. adoleshentet ruse ne kohen e lire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje