Vrasja në shkollë shokon të gjithë Francën

22 Nëntor 2011, 11:27Lifestyle TEMA

Ministrat e Francës janë mbledhur në një takim urgjent pasi një adoleshent i akuzuar për përdhunim vrau një vajzë 13 vjeçare. Djali, i identifikuar si Matje M., 17 vjeç, kishte qëndruar katër muaj në burg për përdhunimin e një minorene në jug të Francës. Siç njofton BBC ai kishte qenë nën mbikëqyrje gjyqësore, por shkolla thotë se nuk ishte në dijeni të plotë për të kaluarën e tij.

Nëna e vajzës thotë se ajo nuk do kishte vdekur nëse shkolla nuk do ishte treguar kaq neglizhente. Babai i vajzës shtoi se shkolla e dinte për të kaluarën e djalit, një fakt që është hedhur poshtë nga drejtori i shkollës. Ai tha se e dinte që djaloshi kishte probleme me drejtësinë, por jo të kësaj natyre. Media franceze thotë se Matje ishte akuzuar për përdhunimin e një mikeshe të fëmijërisë dhe ishte liruar pasi kishte qëndruar katër muaj në burg me arsyetimin se nuk përbënte ndonjë rrezik. Prindërit e tij nisën të kërkonin një shkollë, por e kishin të vështirë pasi u refuzuan në disa raste.

Vogëlushja Agnes u zhduk javën e shkuar dhe trupi i saj i djegur u gjet dy ditë më vonë në një pyll pranë shkollës. Ajo ishte përdhunuar dhe prokurori thotë se ajo ishte vrarë në një mënyrë të tmerrshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje