E fusin në burg pasi përdhunohet nga kushëriri i burrit

24 Nëntor 2011, 11:37Lifestyle TEMA
E fusin në burg pasi përdhunohet nga kushëriri i burrit

Gulnazi bashke me vajzen e saj ne burg

Një grua në Afganistan, e përdhunuar nga kushëriri i të shoqit, po përballet me një dramë të tmerrshme- të martohet me të ose të kalojë 12 vitet e ardhshme në burg.

Gulnaz ishte vetëm 19 vjeç kur u dënua nga një gjykatë për adulteri, edhe pse ajo tentoi të parandalonte sulmin. Tani ajo është në burg duke vuajtur dënimin bashkë me fëmijën e dalë nga përdhunimi.

Asaj i është dhënë tani një opsion, që shumë gra do e cilësonin të paimagjinueshëm- të nisë një jetë të re me burrin që e përdhunoi.

E akoma më e pabesueshme, ajo thotë se dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Ajo thotë se kjo është e vetmja mënyrë për të rikthyer nderin në vend e për të dalë nga burgu.

Ajo rikujton për CNN momentin kur u përdhunua. “Ai hyri brenda në kohën kur mamaja ime kishte ikur për vizitë në spital. Mbylli derën dhe dritaren. Nisa të ulëras. Më vuri dorën tek goja me forcë,” thotë ajo.

Pas sulmit, ajo nuk tregoi gjë, por ngadalë nisën t’i shfaqen problemet e shtatzanisë. Në vend të kujdesit, mori thjesht një hetim të shpejtë dhe e plasën në burg.

7 komente në “E fusin në burg pasi përdhunohet nga kushëriri i burrit”

  1. net says:

    edhe drejtesia me kote ne bote nuk e merr nje vendim te tille, pra nuk e besoj nej ngjarje te tille,
    eshte vetem se disinformim,

    kjo ka shkuar me kusheririn dhe prandaj denohet per tradhti bashkeshortore eshte gje tjeter dhe besohet…

    ju beni copy paste ato lajme qe shkruajn ato gazeta qe jan vetem se antiislamiste dhe disinformojn cdo gje vetem per ta bere islamine zi…???

  2. kalimtar says:

    E kuptoj qe kjo nuk eshte rubrika me serioze qe keni, por kjo nuk do te thote qe perkthimi duhet te jete gjysmak. “Adultery” ne shqip perkthehet tradhti bashkeshortore, sic e thote dhe parafolesi.

    1. net says:

      flm qe me kuptove, ose me sakte urime qe din anglisht me mire se gazetaret

  3. ujk marsi says:

    doja nje koment te hoxhes shefqet krasniqi! ptu kafshe e ndyre,

  4. Martin says:

    Nuk e kuptova te dashur parakomentues se c’lidhje ka ky lajm me islamin?! Perdhunime mos nuk ndodhin valle ne vendin qe e vlereson shume islamin, Shqiperi?! Lajmi ka te beje me kafsherine dhe injorancen e nje populli fatkeq dhe kaq! Mos humbisni kot ne labirintet e cekta te mendjeve tuaja te ndritura.

  5. Frank says:

    Ja dhe rasti i paster Stalinian! Apo jo Stalinisto ! Ja njerezit e tu ca lloj specie jane ! Kafsheri ne nivele maksimale !

  6. tourkofagos says:

    hallall kur thone byrazeret e Erdoganit,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje