Rrëzohet në det me makinë gjatë testit për patentën

23 Nëntor 2011, 13:15Lifestyle TEMA

Një gruaje në Kili i ka shkuar në mënyrën më të keqe të mundshme provimi për të marrë patentën. Asaj i ka bllokuar rrugën një mace dhe nga paniku, në vend që të frenonte, i ka dhënë më tepër gaz, duke humbur kontrollin e makinës dhe duke përfunduar në det, së bashku me instruktorin.

Jo vetëm patentën nuk e mori, por ajo rrezikoi jetën, së bashku me instruktorin, pasi ngecën brenda në makinë. Për fat, aty u ndodh një kalimtar, që u hodh në det dhe i nxori nga makina. Tashmë ajo duhet ta harrojë patentën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje