Elbasan, lind qengji me 6 këmbë dhe dopio organe

22 Nëntor 2011, 19:40Lifestyle TEMA

Një qengj i pazakonshëm ka lindur në qytetin e Elbasanit. Qengji me gjymtyrë dhe organe të dubluara, ka lindur në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit. Delja që ka lindur këtë qengj ka lindur edhe një qengj tjetër të seksit femër, i cili është me gjymtyrë të rregullta.
Ndërsa binjaku mashkull ka lindur me gjashtë këmbë, dy prej të cilave të ngjitura, ndërsa organet e tjera të dyzuara.

Familjarët që kanë në pronësi qengjin janë shprehur se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në zonën e tyre, por kjo gjë sipas tyre vinte nga rendimenti e pjelloshmërisë së deles, e cila lind binjakë, dhe sasisë së qumështit që prodhon” (3 litra qumësht në ditë).

Në fshatrat e qytetit të Elbasanit nuk janë të rralla ngjarjet të tilla ku bagëtitë lindin me probleme gjenetike. Në vitin 2002 në familjen e Demir Sherlit me banim në Rrasë të qytezës së Belshit, nga veza e pulës u lind një zog me katër këmbë.

8 komente në “Elbasan, lind qengji me 6 këmbë dhe dopio organe”

  1. Pelasgian says:

    anej ka elbasani mire qe s’lindin njerz me 7 koka !

    1. Alb-germani says:

      Ndotja e ambjentit e ujit dhe ajrit rrezikon DNA(ADN) e njerzve dhe te botes se kafshve ne Shqiperi.Ky eshte vetem fillimi i asaj qe na pret pas ardhjes se mbetjeve te rrezikshme qe priten te importohen.

      1. Shefqet Cela says:

        Ke shume te drejte. Me importimin e plehrave do te na vijne dhe shperfytyrime te reja, nga rrezatimet, ndotjet e ujrave, te ajrit sidomos, dhe te ushqimeve qe prodhon toka.
        Po te ishin te dobishme bota e jashtme nuk i eksportonte, por i perpunonte vete. Ka njeri ta besoje qe Italija nuk ka nevoje per skrap, per plastika e leter? Apo i mungon industrija e perpunimit. Te gjithe e dine qe atje behet nje lufte e vertete, kunder çdo tentative te qeverise per te ndertuar impiante ne teritorin e komunes. Askush nuk guxon tu dale perballe. Bile dhe dherat, qe dalin nga hapja e tuneleve, nuk i lejojne te depozitohen ne teritorin e tyre se mund te kene rrezatime amiante etj. Tani mendojne ti futin ne minierat e braktisura, qe te rrije natyra e paster. Ndryshe largohen edhe turistat. Monstrat e politikes sone flasin per bukurine e ketij vendi dhe duan ta kthejne ne sketerre tokesore.
        Po vazhduam keshtu do te na lindin perbindesha njerezore dhe jo vetem qengja te pafajshem me gjashte kembe.
        Cojani Sali Berishes kete qengj te pafajshem qe ta kete paradhenie per ato qe kerkon te na dhuroje.PO A LAME NE LE TE SHIJE.

  2. Argita baxhella says:

    tani e kuptoj nje fare karakteri qe shof ne tv i quajtur henry cela..sbesoj se ka pas ndonje katunar nga elbasani me emrin henry po hajd po bejme sikur skuptojme..atij i paska marre trurin se ketij vogelushi i ka dhene dy kembe me teper

  3. Lenci says:

    Prisni dhe pak se keto raste do behen akoma e me te shpeshta se ai ktimineli na solli plehrat e botes ne oborr.

  4. gjethi i thate says:

    ELBASANI ESHTE VEND I “BEKUAR”,CDO TRE MUAJ NDODHIN NGA KETO BEMAT.HARRUAT VICIN ME DY KOKA,GJELIN E DETIT ME KATER KEMBE ETJ NGA KETO.TE GJITHA KETO I KANE PAS DHE I KANE PESHQESH NGA METALURGJIKU. DUHEN KATER BREZA QE TE SISTEMOHEN PERFUNDIMISHT,POR KJO PASI TA KENE MBYLL ATE MIZERABEL QE PO I MBYT PERDITE.

    1. anticensurë says:

      ke të drejtë është vënd i bekuar!
      më kujtohet një këngë e albert tafanit në mos gabohem!
      “djemtë si petrita vajzat si sorkadhe,
      elbasan i bukur elbasan”.
      ky ishte varianti zyrtar i këngës.
      kishte dhe një variant jo zyrtar të të kënduarit të vargut të parë!

  5. APOKALYPSIS says:

    Teme per diskutim:
    Si mendoni per gjendjen shendetesore trunore te allvaneve te Elbanxhanit??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje