Rrëfehet ish- gruaja striptiste e djalit të Gadafit

22 Nëntor 2011, 11:51Lifestyle TEMA
Rrëfehet ish- gruaja striptiste e djalit të Gadafit

Një 29 vjeçare, që pretendon se është ish- gruaja e djalit të Muamar Gadafit, arrestuar së fundmi në Libi, është shfaqur në Ukrainë me histori të jashtëzakonshme. Nadia, një brune me sy blu, thotë se e ka takuar Saif Al-Islam kur punonte si striptiste në një klub nate në Moske. Ajo thotë se ndërsa u përgatit për dasmën, udhëtoi për në Paris ku bëri një operacion për të rikthyer virgjërinë.

“E bëra këtë për të provuar virgjërinë përpara hallës së Saifit. Më pas përqafova Islamin,” thotë ajo, duke theksuar se edhe pse donte një familje normale, Saifi nuk e kishte mendjen aty.

“Shtëpia ishte si një bordello, shumë shokë të tij e shumë gra. Saifi merrte drogë dhe kur ishte nën efektin e tyre, nuk e kontrollonte veten. Kishte dëshirë të bënte perversitete, për shembull i pëlqente ta bënte në publik. E kuptova se me atë nuk rrihej”.

Nadia, 29 vjeç, thotë se gjithçka mori fund pas një zënke në një restorant. Ai e rrahu dhe e hodhi nga një dritare. Për fat ajo mbijetoi pasi kaloi 47 ditë në koma. Kur u kthye në Moskë, ajo vendosi të fshihej pasi druhej për fatin e saj.

4 komente në “Rrëfehet ish- gruaja striptiste e djalit të Gadafit”

  1. Cakalli7 says:

    Po perpiqen te diskreditojne keta po familjet “fisnike” beduine te gjirit persik nuk jane me te mire

  2. Anduelinda says:

    Dihet diktatoret te njejtin fund kane.Diskretitohen dhe masakrohen. Ky i yni eshte ne procesin e pare.

    1. asnje says:

      as vete nuk e di ca do te thot kjo bundra me kete histori koti

  3. asnje says:

    edhe hollivudi do e pelqente si skenar kete rrefim te kesaj femre pa pik kuptimi,kjo lloj bundre qe tregon kete histori qe as vet nuk e beson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje