Astronautët që po ktheheshin nga një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor u pritën në tokë nga një grup vendasish dhe disa persona nga misioni. Në fakt ishte një pritje me buxhet të ulët. Kapsula e tyre ra në një fushë në Kazakistan. Brenda saj ndodheshin një astronaut rus, një amerikan e një japonez, që kishin qëndruar për gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Kapsula ruse u rrotullua me duar përpara se të hapej me stil zjarrfikësish. Më pas ata u vendosën në batanije dhe u transportuan në një godinë ku mbajtën një konferencë për shtyp. Astronautët ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Buxhetet për misionet hapësinore në Rusi janë shkurtuar ndjeshëm dhe këto raketa rudimentare ruse janë aktualisht i vetmi mjet transporti për në stacionin hapësinor.
Kapsula e anijes kozmike ruse,qenka si kazan rakie,shume mjet i vjeter per keto lloje aventurash ne hapsire.
keto lloj kapulash jane shume te sigurta dhe shume ekonomike, kurse shuttle don milona $ pas cdo misioni te fluturoje perseri, prandaj e bllokuan floten sepse ka kosto kolosale. amerikanet kane mesuar nga ruset per hapesiren