E paralizuara bën aksident dhe... ngrihet në këmbë

25 Nëntor 2011, 14:09Lifestyle TEMA
E paralizuara bën aksident dhe... ngrihet në këmbë

Një çikliste paraolimpike mund të përfaqësojë vendin e saj në Lojërat Olimpike pasi një përplasje me biçikletë mrekullisht e ktheu atë në këmbë.

Monik Van Der Vorst, 27 vjeç, ishte e paralizuar nga beli e poshtë dhe qëndronte në karrige më rrota që nga mosha 13 vjeç. Duke i dhënë biçikletës me duar, ajo kishte arritur që të merrte pjesë në emër të Hollandës në Lojërat Paraolimpike duke fituar dy medalje argjendi.

Por vitin e shkuar, pasi u rrëzua nga biçikleta, këmbët nisën të reagojnë dhe brenda muajsh, ajo ka qenë në gjendje të ecë. Për më tepër, tani synon të garojë në Lojërat Olimpike me një biçikletë standarde.

14 komente në “E paralizuara bën aksident dhe… ngrihet në këmbë”

  1. patrioti says:

    zoti ben mrekullira..

    1. erni313 says:

      …dhe zoti e rrezoi nga bicikleta qe asaj ti riaktivizoheshin kembet . Pse duhet te binte atehere ? Nuk e sheronte dot pa e hedhur nga bicikleta zoti ? Ta them une pse . Sepse zoti per ju eshte gjithcka qe nuk dime te shpjegojme (ne kete grup perfshihem dhe une sepse as une nuk di t’i jap shpjegim dhe as shume doktora ) . Une them ta leme zotin atije ku eshte dhe te lexojme me shume libra.

      1. net says:

        Zoti teston njerezit nese ata jan mirenjohes apo jo, nese ata e japin veten apo jo…
        pra edhe te rrezon nga bicikleta edhe ta merr shpirtin fare po te doje…
        por tipa si ti ende kan zemren qorre qe te kuptoje se Ai ben ate qe deshiron.

        1. dua says:

          mos e rruni trapin se zot nuk ka. nese doni te besoni ne zot besoni ne mua. une jam zoti. une …une ….. o budallej besoni ne mua se do ju hedh nga bicikleta dhe do ju bej te pasur. do hedh edin nga bicikleta dhe do ta bej kryeminister. do hedh salen nga bicikleta dhe do ta bej perseri doktorr.

      2. net says:

        dhe lexo libra mire ben, ne fakt ketu eshte problemi ngaqe nuk lexon libra nuk beson ne Zot.

  2. tg usa says:

    zot i madh e i vertete
    bere cfare deshe vete
    kur bere derr e arine
    cdeshe qe bere saline
    Cajupi

    1. Anna says:

      ZOT!
      E kuptoj qe e ke te veshtir,
      Vendos doren e bej mrekulli,
      zhduke malarien (komuniste) ne Shqiperi,
      Brezi i ri te shoh drite.

      1. tg usa says:

        anna
        mos u merzit
        do ta durojme malarjen komuniste deri ne vitin 2035 si kryeminister

  3. ina says:

    lexova artikullin te plote diku tjeter. Ne fakt ajo ka pesuar tre aksidente. Ne te parin, pas nje operacioni te pasuksesshem ne thember iu paralizua nje kembe. Ajo vazhdoi te stervitej me biciklete qe e levizte me duar. pas kesaj, u godit nga nje makine dhe u paralizua teresisht nga mesi e poshte. vazhdoi stervitjen dhe ka konkurruar me sukses ne Paraolimpket. Aksidenti i trete e beri te ecte perseri. Mrekulli e vertete. Mendoj se ishte vullneti i saj i hekurt per ta jetuar jeten me dinjitet pavaresisht sprovave qe iu vune, pa rene ne deshperim, duke viktimuar veten dhe mallkuar fatin. Ne fund meritoi mrekulline. Megjithate Zoti e di me mire. Vertete nje histori e mrekullueshme.

  4. Gea says:

    ZOTI?!

    Ju o besimtare te mrekullive te zotit, me thoni pak pse zoti lejon femijet te perdhunohen, pse lejon femijet te vdesin urie, pse lejon femijet te vuajne nga shume semundje e dhimbje te pa merituara?! Mire ata qe bejne keq i “ndeshkon” kur vdesin po keta qe jane viktima cperfitim kane nga zoti?! Ajo eshte nje “mrekulli” qe eshte sheruar por jo si pasoje e Zotit por si pasoje e vondosmerise se saj dhe rastesise. Po te kishte hequr dore nga sporti dhe te kishte ndenjur ne shtrat nuk besoj se zoti juaj i madherishem do bente gje…

    1. net says:

      E supozojm qe Zoti nuk ekziston, ti cfare mund te besh qe femijet te mos dhunohen?

      Na jep rrugezgjidhje ti si i mencur qe femijet te mos dhunohen me!!

      1. VFLP says:

        “Supozojme qe Zoti nuk ekziston” thote ky. Nga e di ti qe ekziston njehere? E ke pare? E ke takuar? Kur ta takosh, bej nje foto edhe na e ver ketu te Tema.

    2. ina says:

      Pershendetje Gea! ka shume njerez ne bote qe ndihen po aq te deshperuar sa ty kur degjojne, lexojne e shikojne vuajtjet dhe padrejtesite e tmerrshme me te cilat perballen njerezit kudo ne bote. Nese vertete je e interesuar per nje pergjigje, apo qofte edhe per nje opinion te dikujt qe ka patur te njejtat pyetje, ndoshta do te ishte me interes per ju te ndiqnit aresyetimin e prof. Lang ne kete link (http://www.youtube.com/watch?v=qVQ1BWqjTjs&feature=related). Video eshte paksa e gjate, por Lang, si prof matematike, eshte shume interesant dhe menyra e aresyetimit te tij eshte me te vertete mberthyese…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje