Piloti Luis Hamilton ka deklaruar se është ende i dashuruar me këngëtaren Nikol Shercinger, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë që ata të rikthehen sërish bashkë, vetëm disa javë pas ndarjes.
“Ne vazhdojmë ta ndjejmë shumë njëri-tjetrin. Ju e dini që s’kemi shumë që jemi ndarë. Mbase në të ardhmen mund të jemi sërish bashkë, ku i dihet!”, ka thënëHamilton, që u fotografua dy ditë më parë me Shercinger jo fort i lumtur.
Por,Hamiltonka pasur një shpjegim tjetër, duke thënë se ata kanë kaluar një kohë të mirë bashkë dhe u fotografuan në një moment jo shumë të përshtatshëm.
Hamiltonka ripërsëritur se janë ndarë për shkak të largësisë, por tashmë një ndër çiftet më të famshme në Britani, mund të rikthehen sërish bashkë.
Eh mor cun do rritesh dhe ti e do kuptosh qe me ato pare e tua ke humb kohen kot qe je marre me nje femer 10 vjet me te madhe se vetja.