Spikerja ruse nxjerr gishtin e mesit kur përmend Obamën

24 Nëntor 2011, 11:50Lifestyle TEMA
Spikerja ruse nxjerr gishtin e mesit kur përmend Obamën

Një gazetare ruse, Tatjana Limanova, nga televizioni privat REN TV, bëri një gjest ofendues kur përmendi emrin e presidentit amerikan, Barak Obama. Limanova, një gazetare e njohur dhe fituese çmimesh, po lexonte një informacion në lidhje me konferencën e Bashkëpunimit Ekonomik Azi- Paqësor kur nxori gishtin e mesit pikërisht në momentin kur përmendi emrin e Obamës.

Ajo po lexonte pjesën ku flitej se si presidenti rus, Dimtri Medvedev do të marrë kreun e konferencës. Por kur lexoi pjesën se më parë ky post ishte mbajtur nga Obama, ajo ngriti krahun dhe nxori gishtin e mesit.

Stacioni nuk ka preferuar të komentojë. Megjithatë mendohet se ajo kishte menduar se nuk ishte në transmetim. REN TV e ka hequr videon nga transmetimi në YouTube. Ky televizion njihet si liberal në Rusi, ku mediat kontrollohet në shumicë nga qeveria.

 

2 komente në “Spikerja ruse nxjerr gishtin e mesit kur përmend Obamën”

  1. elinor says:

    Thanks! F… you too!

  2. tf pederi says:

    Ok moj bunder me ate fytyre si qen I shartuar me grek…u be b jote to nxjerri gishtin presidrntit amerikan. Shko q me putinin dhe dhimiter palluqen ne siberi se atje e keni vendin ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje