Mercedes vendos të mos prodhojë më Maybach

26 Nëntor 2011, 13:28Lifestyle TEMA

Merr fund tmerri. Që prej muajsh flitej se Mercedes nuk do e prodhojë markën luksoze Maybach. Tani është zyrtare: nga viti 2013, dritat e kësaj makine do shuhen. Shkaku është se limuzina luksoze, që kushtonte 400 mijë euro, kishte sjellë vetëm humbje. Daimler priste rreth 1500 shitje në vit, por në 2010-ën shiti vetëm 157 copë. Në vend të kësaj, Mercedes thotë se do prodhojë më shumë nga marka e saj luksoze Mercedes S. Kompania shet 80 mijë makina të klasit S çdo vit dhe pretendon të dyfishojë shitjet. Maybach ishte kthyer në treg në vitin 2002 pas një mungese të gjatë. Mercedes synonte të konkurronte Bentley-n (në pronësi të VW) dhe Rolls Royce (në pronësi të BMW).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje