Si mund të shesësh atlete Reebok për vetëm 1 dollarë?

26 Nëntor 2011, 11:40Lifestyle TEMA

Gjiganti i sportit, Adidas, po krijon një lloj të ri atletesh Reebok, për tu shitur në Indi me një çmim prej një dollar. Po, po, vetëm 1 dollar. BBC njofton se në mbarë botën një palë atlete të tilla kushtojnë së paku 50 dollarë. Por si është e mundur? India, vendi i makinës më të lirë, kompjuterit tablet më të lirë, do bëhet edhe vendi i atleteve më të lira. Në fakt ka kohë që shefi ekzekutiv i Adidas po e diskutonte këtë çështje me ekonomistin e njohur të Bangladeshit, Muhamed Junuz, për të krijuar aty një atlete të lirë. Ideja ishte që të krijohej një biznes social që të mund të stimulonte ekonominë. Projekti pilot bëri që vitin e shkuar të shiten rreth 5 mijë palë atlete në tre fshatra të Bangladeshit për vetëm 1.14 dollarë. Faza tjetër tani është në rrugë e sipër dhe parashikon prodhimin e atleteve në shkallë të madhe në Indinë rurale, me një çmim që përballohet nga njerëzit. Qëllimi i projektit është jo maksimizimi i përfitimit, por të trajtohen problemet e rënda sociale duke krijuar vende pune. “Nëse do të hysh në një treg të tillë kaq gjigant, duhet të kuptosh se marzhi i fitimit do jetë tepër, tëpër i ulët,” thotë një ekspert indian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje