Një amerikane nga Los Angelesi përdori gaz lotsjellës të xhepit në një dyqan, për të parandaluar blerësit e tjerë për t’i marrë artikujt me zbritje totale që filloi të premten në SHBA.
“Gruaja, identiteti i të cilës nuk u bë publik, përdori spërkatës në disa sektorë të dyqanit Walmart, për të arritur e para tek artikujt e dëshiruar”, tha drejtori i shërbimit të zjarrfikësve për gazetën Los Angeles Times.
Ai tha se gruaja spërkati 20 persona, përfshirë edhe fëmijë. Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të lehta.
Sulmuesja kishte ndërmend që të arrinte e para tek kendi i videolojërave “Xbox” dhe “Wii”.
“Njerëzit filluan të bërtasin, të shtyhen kur gazi lotsjellës filloi të shpërndahej nëpër dyqan”, tha njëri prej blerësve, duke shtuar se fytyrat e njerëzve dukeshin të skuqura dhe të përlotura.
Çdo vit, pas festimit të Ditës së Falënderimeve, dyqanet amerikane ofrojnë zbritje të madhe në disa artikuj, duke paralajmëruar kështu fillimin e zbritjes së Vitit të Ri.
Kur populli dele amerikan qe jeton vetem per te punuar, ngrene e konsumuar i shet botes mbare “demokracine” e tij si te vetmen alternative per te jetuar mbi toke..dihet ne cilin drejtim shkon bota..
Ne jemi dhe miqte me te mire te tyre..