Dikur ajo ka qenë yll në Hollivud. Por bëhet fjalë për një çerek shekulli më parë. Brigitte Nielsen, 48 vjeç, në vitin 1985 korrte sukses me filmin ‘Sonja e Kuqe’ në krah të Arnold Schwarzenegger. Po atë vit luante në krah të Sylvester Stallone në Roki IV. Sot danezja bionde njihet si ‘mbretëresha e plehrave’. Nielsen pritet të shfaqet në televizionin gjerman, RTL, në reality show-n “Kampi i xhunglës”. Ajo ka dalë në versionin italian të këtij reality show, ka qenë për më tepër edhe në Big Brother britanik, që realizohet me personazhe të famshme, ka dalë në ‘Celebrity rehab’ në MTV dhe ka kërcyer për ‘Let’s Dance’.
Në vitin 1987 ajo këndoi më Falco-n. Ishte e dashura e Arnoldit dhe gruaja e Sylvester Stallone.
Që nga viti 2005 është e martuar me italianin Mattia Dessi, 16 vjet më i ri se ajo. Ajo është martesa e pestë e saj…
Po cili është motivi që e bën “mbretëresha e plehrave”, se nuk e kuptova, flm.
jane keta shkencetaret qe perkthejne gabim. ajo merr pjese ne nje emision
E drejte. Plehra quajne ne pergjithesi emisionet “reality show” me teleshikues te shumte por pa vlera edukative, morale e shoqerore. E vetmja vlere atje eshte fitorja e cmimit me cdo kusht.
behet fjale per “Trash TV” por e kane perkthyer gabim…
Ajo ka qen ne BB para 7 ose 8 vjetesh.Biles futen dhe maman e Stalones Xhekin.Tip qe nuk donte dja dinte fare.Kurse mamaja e Stalones sekur vinte na nje bot tjeter.Ishte e semur me nje fjale nga pasuria dhe privilegjet.Po keta tani u kujtuan ta publikojne kete faket pas kaq vitesh.
Te me falni per injorancen qe kam por nuk mora vesh gje nga ky artikull Plehrat ç’hyjne ketu?Mundet ndokush te ma bej nje sqarim.Ju faleminderit
Sa ka shku litri i qumeshtit?