Babai i një fëmije në Britani humbi gishtin e tij të madh gjatë një aksidenti në punë. Ai punonte marangoz dhe duke përdorur sharrën humbi gishtin e madh në dorën e majtë.
Kirurgët fillimisht tentuan të lidhin sërish gishtin e dorës, por gjaku nuk rridhte, pavarësisht disa muajve trajtim.
Meqë gishti i madh i dorës është dominant, ata i thanë se mund ta zëvendësonte atë me gishtin e madh të këmbës. Humbja e gishtit të këmbës do i sillte pak probleme fillimisht- por ishte më e rëndësishme të kishte gishtin e dorës. E kështu pas operacionit, britaniku ka një gisht të ri të madh, të cilin e quan Tobi. Operacioni zgjati tetë orë dhe u deshën dy ekipe kirurgësh, njëri për t’i prerë gishtin e këmbës dhe tjetri për ta ngjitur. Shumë shpejt ai do e lëvizë lirshëm gishtin, që i nevojitet aq shumë në punë. Për më tepër, më vonë mund të bëjë sërish operacione dhe gishti do duket komplet sikur është i dorës.
cfare tmerri … shume gje e shemtuar.
Ka ngjitur gisht të madh këmbe tek dora.