Një ditë njerëzit do hedhin hapin e parë në Mars. Por duket se rrugën do e hapin krimbat.
Shkencëtarët britanikë i kanë dërguar ato me sukses në një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për të testuar se si i rezistojnë ata udhëtimit në hapësirë. E për çudi, jo vetëm që qëndruan të shëndetshëm, por riprodhuan 24 gjenerata ndërsa ishin në orbitë.
Qëllimi i eksperimentit ishte të shihej se si do ndikojë në trupin e astronautëve udhëtimi dyvjeçar drejt Marsit. Krimbat e vegjël, të gjetur në plehra, u dërguan në këtë udhëtim për shkak se ata kanë 20 mijë gene të ngjashme me njerëzit- dhe muskujt e sistemi i tyre nervor punon në të njëjtën mënyrë.
Kur të mbijetuarit- krimbat jetojnë vetëm pak javë- u kthyen në tokë, shkencëtarët panë se ata kishin një zhvillim normal, ushqeheshin rregullisht dhe kishin kapacitet për tu riprodhuar. Ky kërkim mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më shumë në lidhje me sëmundjen e muskujve, të quajtur distrofia muskulore.
Udhëtimi në kushtet e gravitetit zero shkakton konsumim dramatik të muskujve, pasi reduktohet nivelin i proteinës miozin, që i mban ata të fortë.
Po ce o nuk derguat Saliun te loze me Marsianet ?
taqke pirarka mire qe nuk ke udhetar dhe ti
se do ti beje krimbat kernacka hahahahahaha
qe ti beje ne zgare me saliun