Një djalosh në kërkim të bukurisë (FOTO)

29 Nëntor 2011, 12:38Lifestyle TEMA
Një djalosh në kërkim të bukurisë (FOTO)

Në foton e parë shihet një djalosh me onde, me një fytyrë që nuk thotë asgjë. Në tjetrën është një model, që qëndron fare mirë në krah të emrave të modës si Karl Lagerfeld.

Mes dy fotove qëndrojnë katër vite dhe pesë operacione bukurie.

“Kam krijuar varësi ndaj operacioneve plastike,” thotë Kai Koenig nga Berlini, që punon në një sallon bukurie. Që kur ka mbushur 18 vjeç, ka drejtuar hundën, ka reduktuar mjekrën dhe ka fryrë buzët. “Gjithmonë në shkollë më tallnin për pamjen e jashtme,” tregon ai.

Tani mban lente me ngjyra, gëlltit pilula dietike. “Kur isha 12 vjeç peshoja 80 kilogram, tani jam 60 kg,” thotë Kai, që është i gjatë 1.85.

Rreth 14 mijë euro i kanë kushtuar operacionet. “Kam njohur në chat një person që m’i ka dhënë paratë,” thotë ai. Pa asnjë gjë në këmbim? Kai thotë se nuk ka dhënë asgjë në këmbim edhe pse i është lutur shumë. A kanë mbaruar me kaq operacionet? Jo, thotë se do të shkurtojë sërish hundën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje