Spielberg: Shumë pak filma të këtyre 20 viteve ia vlen t’i shohësh

28 Nëntor 2011, 14:30Lifestyle TEMA

Regjisori i njohur, Steven Spielberg, ka sulmuar ashpër gjendjen ku ndodhet Hollivudi, duke thënë se nuk ka shumë filma që janë bërë këto 20 vite, që ai do donte t’i shihte.

Regjisori i filmave të mëdhenj si ‘Jashtëtokësori’, ‘Shpëtoni ushtarin Rajan’, ‘Peshkaqenët’, etj, tha se sa herë nis një projekt të ri, ai rishikon filmat klasikë nga periudha e artë e kinemasë.

Spielberg ka kritikuar edhe mënyrën se si financohen filmat modernë. Spielberg argumentoi se producentët janë më të interesuar për të mbështetur konceptet sa sa regjisorët dhe skenaristët. Sipas tij, bizneset që mbështesin filmat, kërkojnë si garanci gjithmonë një aktor të madh. Spielberg tha se për filmat e mëdhenj nuk është bazuar në aktorë të mëdhenj.

2 komente në “Spielberg: Shumë pak filma të këtyre 20 viteve ia vlen t’i shohësh”

  1. skelari migrues says:

    Mire e ke ti o Stivi… por me duket se kalbezimi nuk kthehet me mbrapsh… hidhni syte ne ndonje zone tjeter te botes se aty nuk vjen me idealizmi dhe thelbi i gjerave… ajo puna e aktoreve eshte cik problem, por per faktin e thjeshte, qe per pjesen derrmuese te spektatorit aktori eshte autor i filmit, i batutes, i vlerave, nuk dine se c’eshte skenari apo regjia… pra filmi identifikohet me te… dhe njerezit e ndjekin mjaft edhe prej emrave te aktoreve… eshte difekt i llojit te mediumit…prandaj libri nuk vdes, nuk ka asgje qe te prishe mardhenien e autorit me lexuesin… e megjithate edhe kinemaja e bukur mund te mbijetoje…
    p.s. per mendimin tim, ti je nder artistet e vlefshem per shoqerine, suksese!

  2. Argita_B says:

    Problemi i Hollivudit eshte se ka kohe qe sherben si organ propogande i shtepise se bardhe apo i klaneve te fuqijeshme te biznesit, pra nuk eshte thjesht nje “shtepi” botuese apo prodhuese filmash kinematografike.
    Amatoret e vertete te kinemase nuk shkojne ne kinema per Stalone, Van Damme, Schvarzeneger…pasi ka plot filma me te vertete te bukur qe realizohen nga produktore te pavarur.
    Mjafton te shohesh filmat e Sean Peen, Clint Eastwood..Scorsese..dhe e kupton se ka akoma qe i rezistojne “formimit” apo konformizmit te Hollivudit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje