Zbulohet pas 400 vitesh kisha ku u martua Pokahontasi

28 Nëntor 2011, 12:58Lifestyle TEMA

Një arkeolog i njohur amerikan ka zbuluar pas 400 vitesh kishën ku u martua heroina vendase amerikane Pokahontas me fermerin e duhanit, anglezin Xhon Rolf- në vitin 1614.

Uilliam Kelso thotë se këto janë rrënojat e kishës më të vjetër protestante në Amerikë. Rrënojat janë zbuluar pasi gërmuar thellë në Xhejmstaun, Virxhinia.

Duke qëndruar përpara ca flamujve të vegjël të kuq, Kelso tha se Pokahontas ishte martuar aty, për këtë mund të garantonte anglezët.

Kolonia- ngujimi i parë i qëndrueshëm në Amerikën e Veriut- u themelua në vitin 1607 nga një grup prej rreth 100 personash, që mbërritën aty nga Anglia.

Pokahontas u bë e pavdekshme kur në vitin 1995, Walt Disney shfaqi filmin e animuar për personazhin e saj, që dashurohej me anglezin Xhon Smith.

Mendohet se ishte pikërisht takimi i saj me Rolfin që bëri që të ulen tensionet mes britanikëve dhe indianëve për rreth një dekadë. Pokahontas, që u riquajt Rebeka, u kap e u mbajt peng nga anglezët në kulmin e përplasjeve. Më pas ajo u kthye në të krishterë dhe qëndroi me anglezët. Ajo u kthye në Angli me të shoqin, ku dhe vdiq. Bashkë lindën një djalë, të quajtur Tomas.

4 komente në “Zbulohet pas 400 vitesh kisha ku u martua Pokahontasi”

  1. Amir says:

    C’fare fati mbas 400 vjet genocide,perdhunim dhe masakrim te popullsis te nje kontinenti te tere bene nje film hahahahahahahaha.

  2. Qerimi says:

    Po kisha ku u martu Shreku me Fjonen, nuk eshte gjet akoma?

  3. mosss moreeee says:

    O rënues të shqipes, në shqip është film vizatimor, jo i animuar.
    Nqs nuk ju përplotëson fjala më sipër, atëherë punësoni një gjuhëtar që t’a përshtasë italishten tuaj, se n’a pështirosët çdo shkrim që lexojmë.
    Ky dëm, që kryesisht ju çuçufllaksët e shtypit, po i shkaktoni gjuhës shqipe, tregon qartë varfërinë kulturore, boshetinë shpirtërore dhe mungesën e vetqënësisë që po përjetojnë shqiptarët.
    Gjuha është një organizëm i gjallë i cili rritet dhe pasurohet vazhdimisht duke iu përshtatur kohës, teknologjisë dhe shkencës. Por për fat të keq shqipja ka mbetur e varfër dhe si të mos mjaftonte kjo e keni bastarduar dhe shëmtuar sepse ndër të tjera në Shqipëri mungojnë krerët akademikë, zhvillimi është përsëprapthi (sendet, përftimet materiale nuk të shpien medoemos në përparim kulturor), dhe vendet drejtuese i kanë uzurpuar diletantët e paditur, shtypi është në nivel lopçari dhe shqiptarët jemi populli më i prapambetur në Europë.
    Shqiptarët, ky popull me rrënjë të lashta por me fije të këputura endet i hallakatur duke kërkuar diçka (s’e dinë çfarë)!?
    Por vetëm atëherë kur të kuptojmë që duhet të kerkojmë brenda vetes, të njohim brendinë do të ketë shpresa për të përparuar dhe shpresa për shqipen për të mbijetuar.

    1. Neorealizmi says:

      Ke te drejte, por dhe keta te Temes i kap kjo semundje her pas here. Ne emer te hedhjes se lajmit sa me shpejt kalohet ne perkthime te shpejta nga njerez jokopetente qe kujtojne se jemi province italiane, greke, turke apo vend anglishtfoles. Eshte nje problem ne shume Televizione, gazeta dhe shume me keq ne ato online.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje