Paratë nuk e blejnë kurrë sjelljen e mirë (FOTO)

28 Nëntor 2011, 12:18Lifestyle TEMA
Paratë nuk e blejnë kurrë sjelljen e mirë (FOTO)

Ajo është makina luksoze më e shtrenjtë në botë, e përballueshme vetëm nga një grusht njerëzish ekstremisht të pasur. Prandaj ky Bugatti Veyron duket krejt çuditshëm i parkuar në një vend të rezervuar vetëm për personat me aftësi të kufizuara. Dhe si për të provuar se edhe pasanikët më të mëdhenj nuk janë mbi ligjin, Buggati, që kushton mbi 1 milion euro, merr një gjobë të mirë parkimi për shkak se ka qëndruar aty për mbi gjysëm ore. Ngjarja ka ndodhur në Britani, ndërkohë që shumë kureshtarë kanë bërë foto të makinës së rrallë. Një polic është afruar dhe nuk e ka lënë të shpëtojë me kaq. Dëshmitarët thonë se kur u kthye pronari, një person rreth të 40-ave, i veshur shik, nuk u shqetësua aspak për gjobën.

 

 

7 komente në “Paratë nuk e blejnë kurrë sjelljen e mirë (FOTO)”

  1. erion says:

    ne shqiperi jo gjobe qe nuk do merrte kjo makine po polici nuk do lejonte njerezit ti ben as fotografi ?

  2. Patrioti says:

    Bota prandaj eshte kaq perpara , se ka demokraci dhe ligji eshte nje per te gjithe.Jo si ne Shqiperi ku djali i deputetit godet nje makine tjeter dhe nga goditja vdes edhe nje njeri ,dhe gjykata e nxjerre te pa fajshem,(ndoshta keshtu eshte se nuk isha i pranishem por nga theniet e vajzes dhe djalit qe shpetuan ato kishin kaluar me jeshile).
    Sa mbrapa qe jemi.

    1. Vlonjati says:

      po pse mo patriot ca prisje ti te thote shoferi qe i vdiq shoqja ne makine;me falni se u futa fare pak me te kuqe,po mgja fajin e ka tjetri qe kaloi me jeshile.mesoje mire more koktul turku i perzier me far greku qe nese djali deputetit qe thua ti si thashethemexhi ordiner,do kishte kaluar me te kuqe policia e Berishes do kishte bere namin dhe sdo ta linte gjykaten rehat dhe as prokurorine.Mgja si ne Shqiperi ku jetojme neve,ku lajmet e keqia perhapen po te mirat mbahen nen ze,po te informoj ty dhe te gjithe ata qe kane pritur qe fajtori te ishte Ledjo,se ka nje jave qe policia jone e nderuar po ben ekspertiza pas ekspertizash,dhe pervec nje video qe ekziston e filmuar ne vendin e ngjarjes nje kamer banke,rezulton se minicooperi eshte fut me te kuqe dhe shpejtesi ndersa BMW eshte teresisht ngadale dhe me
      jeshile.Me ben cudi me shume persona qe ishin gati te kryqezonin Ledion,por asnjeri s’hodhi hije dyshimi mbi ate pederastin e minicooperit qe kishte faj dhe i ishte bere turiri makines pershesh nga shpejtesia tej normave.Po keshtu eshte kur le gruan dhe tre kalamajt ne shpi dhe bredh me dashnoren rrugve tuj pi te duket vetja i forte dhe kur e ha don me ua le ne dere te tjereve.Nje info te fundit:babai i Ledjos ska guxuar te marr asnjeri tel se eshte ne opozite,more teveqeli patriot,dhe sot te gjithe ata qe kane nga nje karrige nepunrsi apo polici i binden vetem malokut tend Sal Berishes.

  3. fule says:

    100 here me e ndershme ta parkonte ne trotuar, se sa te zinte vendin per invalidet… mertionte ta kapnin me tulla me gjithe makinen

  4. xhimi says:

    Ne Amerike per zenjen e ketij vendi ne parkim kundravajtesi paguan 250 dollare,po ci kushton ketij pronari makine te paguaje kete gjobe ,kur ai e ka te sigurte qe nuk ja gervishin makinat e tjera,ai per kete qellime ka parkuar e jo per tu dukur.

  5. shpellar says:

    ne radhe te pare ai qe shihni aty nuk eshte polic,por parking attendant qe punon me perqindje.10% te gjobes e mer ai.sa per bugattin me siguri eshte e ndonje super rich arabi,qe kane pushtuar britanine kohet e fundit.
    nje gje eshte e sigurt qe ne britani nuk i plas shume askujt se kush je dhe aq me mire po ishe i pasur se te rrjepin me shume lek.

  6. visar says:

    Ne kosovë kjo makin nuk do te vi rrafsh edhe 100 vite kshtu qe un live nuk e do e shoh kurr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje