Toyota prodhon makinën që ndryshon pamje (FOTO)

28 Nëntor 2011, 20:47Lifestyle TEMA
Toyota prodhon makinën që ndryshon pamje (FOTO)

Toyota synon që ta bëjë bojën e makinave diçka që i përket të kaluarës për shkak se ka zbuluar një makinë që ndryshon pamje në një moment. Makina Fun-Vii ka një trup të përbërë nga panele touch-screen (ekrane me prekje me dorë), që i lejojnë pronarit të saj jo vetëm të ndryshojë pamjen, por të lidhet edhe me faqen në internet të firmës për të bërë një kontroll.

Toyota tha se ky është vizioni i së ardhmes, pasi makina nuk do jetë shumë shpejt në qarkullim.

2 komente në “Toyota prodhon makinën që ndryshon pamje (FOTO)”

  1. raimondi says:

    Uuu –Kjo eshte makine per hajduta -loooooooool

  2. anticensurë says:

    e para:
    një idjotësi!
    makina si ka një targë duhet të ketë dhe një ngjyrë të pa ndryshueshme!thjeshtë për siguri!rast aksidenti etj!
    e dyta:
    çfarë gazetarësh jeni mor njerëz!
    ” ka zbuluar një makinë që ndryshon pamje në një moment” shkruhet
    ka shpikur!
    zbulimi- është një diçka që ka egzistuar dhe është gjetur në një moment të caktuar!
    shpikur-shpikur është diçka e re e krijuar!
    nqs “zbuluar”në këtë rast është heqja e mbulesës që mbulonte makinën ose nxjerrja në shesh e një shpikje të tyre atëherë shprehja është e gabuar!
    një tjetër çështje është dhe përdorimi gjithnjë e më i madh i fjalëve të huaja!
    tek kunati i lulit ju shkruani “pedonalja”sikur kjo rrugë vetëm për këmbësorë të ishte në ndonjë qytet të italisë!mir saliu që po na rrjep paratë por të paktën ju mos na rripni dhe gjuhën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje