Është një skenë thuajse familjare. Dy shoferë qëndrojnë në vijën e parë në pritje të semaforit. Shtypin pedalin e gazit për të nxitur një garë. Ka ndodhur kështu edhe në Hjuston, SHBA, kur dy shoferë, me makina Corvette, i pari me një C5 që kushton 40 mijë dollarë dhe i dyti me një C6 që kushton 45 mijë dollarë, janë përgatitur për një garë. Por siç tregon edhe video më poshtë, në vend që njëri të dalë triumfues, të dy ngelin të turpëruar pasi bëjnë një garë për tu harruar, duke përplasur makinat në pemë. Personi që e ka xhiruar videon e ka postuar në Youtube me titullin “Dy gjela deti në Ditën e Falenderimeve”.