Një reklamë të brendshmesh e kompanisë së veshjeve Marks&Spencer, është ndaluar për shkak se është shumë seksuale. Reklama, e cila mbulonte një pjesë të mirë të autobusëve dykatësh në Londër, tregonte një grua në krevat, me këmbët e hapura, me njërën dorë në gju e tjetrën pas koke. 15 njerëz u ankuan për këtë reklamë dhe autoriteti përgjegjës vendosi që ta ndalojë atë. Por drejtuesit e M&S thonë se reklama e tyre ka qenë e përshtatshme. Ata thonë se të tilla imazhe përdoren në dyqanet e tyre dhe në billboards.